HOROSKOP

Horoskopi për datën 18 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 18 prill nga Russell Grant

Dashi

Marrja përsipër e angazhimeve shtesë do të bëjë që dikush në familje të ankohet se ju bëni shumë për të tjerët. Është zgjedhja juaj se çfarë të bëni dhe nuk duhet të shqetësoheni për askënd. Mos harroni të lini para mënjanë për të mbuluar çdo faturë që mund të vijë gjatë muajit.

Demi

Punët nuk mbarojnë kurrë dhe sa më shumë të bëni, aq më shumë gjëra do të keni për të bërë. Nuk ka rëndësi nëse disa njerëz presin shumë nga ju. Ju merrni aq përgjegjësi sa mund të mbani mbi vete dhe shijoni sfidat që i vendosni vetes. Po përshtateni shumë me ditën tuaj duke përfshirë kohën e kaluar me një të dashur dhe duke bërë më shumë përpjekje për një kohë të lirë.

Binjakët

Përreth jush është një situatë shumë e tensionuar prandaj do të ishte më mirë t'i mbani të gjitha mendimet tuaja për vete. Mund të mësoni shumë duke dëgjuar të tjerët që flasin rreth jush. Vëzhgoni shumë dhe në këtë mënyrë do të mësoni se në cilën anë janë ulur njerëzit. Kjo do t'ju bëjë të ndiheni më të sigurt për atë që duhet të bëni.

Gaforrja

Kalimi i kohës me partnerin ose mikun tuaj më të mirë do t'ju ndihmojë të shpreheni. Ju jeni duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo po ju kujton se sa kënaqësi është të jesh me njerëzit e tjerë. Vishni një diçka të re për një ngjarje të veçantë. Nëse dukeni mirë, do të ndiheni më të sigurt dhe të shoqërueshëm.

Luani

Të konsideroni se gjithçka ka vlerë mund të jetë një gabim i madh. Mos besoni asgjë menjëherë. Ju mund të tërhiqeni nga disa propozime të mira, por më vonë do të zbuloni se ato nuk janë aq të mira sa tingëllonin dhe nuk mund të realizohen kurrë. Në çështjet e përbashkëta financiare, merrni parasysh edhe atë që partneri juaj ka për të thënë.

Virgjëresha

Diskutimet për paratë, fenë ose politikën po shkaktojnë tensione në shtëpinë tuaj. Debatet mund të zgjidhen nëse të gjithë respektojnë mendimin e njëri-tjetrit. Nuk është ë thënë që të mendoni ose besoni të gjithë të njëjtën gjë, por duhet të afroheni mjaftueshëm me njëri-tjetrin sa për t`i diskutuar këto tema me qetësi.

Peshorja

Dikush ju ka manipuluar me sjelljen e tij dhe ju keni rënë pre e shfaqjes së tyre dramatike, pasi keni menduar se ata ishin të sinqertë. Kur të dëgjoni një version tjetër të së njëjtës ngjarje do të kuptoni se ata kanë lejuar emocionet e tyre të ndikojnë tek ju. Mos u tregoni shumë i shpejtë për të ofruar simpati ose mbështetje ndaj dikujt.

Akrepi

Sa më shumë që ndaleni në shqetësime, aq më e zmadhuar bëhet një çështje. Ndonjëherë është më mirë të mendosh për diçka ndryshe. Ju po i lini gjërat e vogla të ndikojnë tek ju dhe kjo gjë ju tërheq vëmendjen nga ajo që duhet të përqendroheni. Ndani shqetësimet tuaja me një mik që mund t`i besoni.

Shigjetari

Po bëni shumë për njerëzit e tjerë dhe keni lënë pas dore veten tuaj. Ju është bërë zakon të bëni për të tjerët çdo nder që ju kërkohet. Shefi juaj vlerëson natyrën tuaj të palodhur, por ndonjëherë mund ta marrin entuziazmin tuaj si të mirëqenë. Ju nuk jeni një robot dhe nuk mund të punoni gjatë gjithë kohës.

Bricjapi

Shpërthimi i papritur emocional i një personi të dashur nuk duhet të shihet si sjellje egoiste ose fëminore. Me shumë gjasa mund të jetë një shprehje e zhgënjimit nga mungesa e ndjeshmërisë ose mirëkuptimit të dikujt. Ata mund ta kenë të vështirë të afrohen me ju që të bëjnë një bisedë të sinqertë për një problem serioz.

Ujori

Po mendoni shumë për të kaluarën. Dikush që e donit dhe e doni qëndron vazhdimisht në kujtesën tuaj. Nuk ka asgjë të keqe të jesh nostalgjik, por kur kujtimet e këndshme që të vijnë në mendje të ndalojnë të marrësh vendime që të çojnë përpara, mund të të duhet të përpiqesh të bësh një përpjekje për të filluar planifikimin e të ardhmes.

Peshqit

Shqetësimi dhe emocionet negative po japin një efekt të keq në shëndetin tuaj. Nëse jeni në ankth për ndonjë gjë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të kaloni ca kohë vetëm. Përpiquni të jeni objektiv, ndërsa peshoni opsionet tuaja.