HOROSKOP

Horoskopi për datën 18 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 18 shtator nga Russell Grant

Dashi

Duket se nuk ka asgjë tjetër përveç detyrës, punës dhe përgjegjësisë. Ju jeni lodhur duke dashur të jeni serioz gjatë gjithë kohës dhe ndihma që po i jepni një të afërmi të moshuar po ju merr shumë kohë. Nëse mund të bindni anëtarët e tjerë të familjes suaj që ta ndihmojnë, atëherë kjo nuk do të ishte një barrë kaq e madhe për ju.

Demi

Hidhni poshtë një ofertë për të provuar diçka të re derisa të ndiheni gati për të. Ju jeni gjithmonë më të qetë kur merreni me gjëra që janë të njohura. Marrja pjesë në punët rutinë dhe të shtëpisë ju jep një ndjenjë lehtësie dhe sigurie. Rregullimi i çdo rrëmuje, mund t`ju lehtësojë stresin. Bëni atë që dini më mirë.

Binjakët

Ju nuk do mund të udhëtoni shumë larg, por kjo do të ishte një kohë e shkëlqyer për të shkuar në një fshat ose buzë detit. Një marrëdhënie e ngushtë nuk është aq e tensionuar sa ka qenë kohët e fundit. Ju keni bërë shumë biseda me njëri tjetrin dhe tani keni filluar të kuptoheni më mirë.

Gaforrja

Jeni gati të vazhdoni përpara me planet për të rregulluar shtëpinë ose vendin tuaj të punës. Të tjerat do të presin deri javën e ardhshme. Familjarët mund të mos jenë gati për t'ju ndihmuar, por ju doni të filloni sepse jeni me humor të mirë.

Luani

Ju nuk do të pengoheni dhe demoralizoheni kur të hasni një situatë me të cilën nuk jeni ndeshur kurrë më parë. Ky është shansi juaj për të kuptuar se çfarë jeni të aftë të bëni. Ecni përpara me besim tek vetja. Mos u habitni nëse ju ofrohet një detyrë e rëndësishme.

Virgjëresha

Të mbulosh një koleg që mungon do të thotë orë më të gjata në zyrë. Kjo rritje e ngarkesës do të jetë e papritur dhe do të prishë orarin tuaj. Ju jeni duke punuar në projekte në të cilat nuk keni pasur përvojë më parë, një ekspert do të japë disa këshilla të dobishme.

Peshorja

Dikush do të kërkojë falje për një keqkuptim që ka ndodhur, por ju e ndjeni se ka diçka që ata ende nuk po e tregojnë. Nëse ky është një mik i ngushtë, pranojeni që mund të ketë sekrete që preferon t'i mbajë për vete. Nëse është partneri juaj bëjini pyetje dhe kërkojini shpjegime.

Akrepi

Përfshirja në një projekt vullnetar në komunitetin tuaj do të jetë kënaqësi. Aktivitetet në natyrë do të rrisin energjinë tuaj dhe do t'ju bëjnë të ndiheni më të shëndetshëm dhe më pozitivë. Nëse keni qenë i dobët në lidhje me ushtrimet fizike, tani është koha e mirë për të filluar një rutinë stërvitjeje.

Shigjetari

Nëse jeni të mërzitur vazhdoni me punët rutinë ose bëhuni bashkë me miqtë, lini përgjegjësitë e përditshme për një kohë tjetër. Ekziston një ndjenjë e fortë e bashkimit në marrëdhëniet tuaja të ngushta dhe kjo i bën aktivitetet në grup dhe miqtë të gëzuar. Edhe gjatë distancimit shoqëror, ka shumë mënyra se si mund të argëtoheni me miqtë.

Bricjapi

Angazhimet e përbashkëta financiare kanë filluar t'ju shqetësojnë. Ju po merrni më shumë përgjegjësi dhe gjysma juaj tjetër nuk po e merr këtë shumë seriozisht. Ju shqetësoheni për qëndrimin e tyre indiferent, por ata mund të jenë po aq të shqetësuar sa ju, vetëm se nuk duan ta thonë.

Ujori

Keni nevojë për këshilla dhe personi që normalisht do t’i besonit nuk është i disponueshëm. Ju jeni duke bërë seriozisht plane të rëndësishme, por keni nevojë për më shumë informacion. Ballafaqimi me këtë, do t'ju hutojë dhe shqetësojë. Mund të jetë e nevojshme t'i drejtoheni një profesionisti për këshilla.

Peshqit

Ju prisnit të përfitonit më shumë nga një përvojë e re sesa po merrni aktualisht. Dikush që premtoi se do t'ju mbështeste, do t'ju zhgënjejë. Ky mund të ketë qenë shansi juaj për të mësuar diçka të re, por ajo që ju është ofruar falas nuk do ju rezultojë e tillë. Do të ketë mënyra të tjera për ta arritur këtë qëllim pa ndihmën e njerëzve të tjerë.