HOROSKOP

Horoskopi për datën 18 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 18 tetor nga Russell Grant

Dashi

Ju po vini re shenja që do të ketë një përsëritje të ngjarjeve të fundit. E keni pritur këtë, por jo që të ndodhte kaq shpejt. E dini se sa e vështirë do të jetë kjo gjë, prandaj duhet të merrni ca kohë për veten tuaj tani që keni mundësi.

Demi

Keni përfituar nga bujaria e njerëzve të tjerë në të kaluarën. Mund të jetë e nevojshme që tani të ndani shpenzimet për t`i ndihmuar ata. Keni para të cilat i keni mbajtur për një ditë të keqe. Tani është koha që t`i tërhiqni për t`ua dhënë atyre që kanë nevojë.

Binjakët

Ju nuk mund të vazhdoni të bëni gjithë punën e të tjerëve, kur ka të tjerë që nuk po bëjnë asgjë. Keni arritur kulmin dhe jeni gati të deklaroni se nuk mundeni më. Përveç kësaj, duhet të relaksoheni për t'u përgatitur për atë që do vijë ndërsa ndjeni se ka më shumë përgjegjësi gjatë rrugës.

Gaforrja

Dëshira juaj për të qenë në shërbim po merret shumë seriozisht. Ju po kërkoni mënyra pozitive për të ndihmuar ata që janë në disavantazh. Po filloni të shihni se si vështirësitë e fundit ju kanë mësuar shumë për veten dhe marrëdhëniet që krijoni. Keni një qëllim dhe dëshironi të ndani aftësitë tuaja me botën.

Luani

Një festë që gjithmonë keni dashur të shkoni, tani do ta mendoni dy herë para se të pranoni të merrni pjesë. Kjo për shkak të rregullave të sigurisë që janë në fuqi. Nëse pranoni të shkoni, do të jetë vetëm për të mos pasur hatërmbetje më atë që e organizon. Do befasoheni se sa shumë do të kënaqeni.

Virgjëresha

Keni një vizion të qartë të hapave që duhet të ndërmerrni për t'ju çuar atje ku dëshironi. Keni ide të mëdha dhe e dini që jeni mjaft të aftë për t`i arritur këto qëllime. Vendosni planin tuaj në veprim dhe nëse keni nevojë për ndihmën e dikujt, entuziazmi juaj do t'ju ndihmojë të jeni të motivuar dhe të frymëzuar.

Peshorja

Vendimet e ndikuara nga emocionet dhe jo nga logjika mund t'ju çojnë në humbje. Ju nuk mund të besoni gjithçka që të gjithë ju tregojnë, pa kontrolluar më parë faktet. Mos harroni se vendimet tuaja mund të ngjyrosen nga preferencat subjektive. Të besosh shumë do të thotë që të zhgënjehesh shumë nga njerëzit.

Akrepi

Filloni të synoni pak më lart. Në vend që të prisni për mundësitë e duhura për të, merrni masat. Bëni kërkesë për pozicionin që keni ëndrruar. Askush nuk do t'ju ofrojë një punë nëse nuk tregoni më parë interes për të. Kini besim tek vetja juaj dhe ndiqni ëndrrat që keni. Nëse përpjekja juaj e parë dështon, provoni përsëri e përsëri, derisa të keni sukses.

Shigjetari

Keni tërhequr shumë interes në aktivitetet tuaja. Njerëzit flasin për ty dhe miqtë tuaj mezi presin të shohin se çfarë do të bësh më tej. Meqenëse shumicën e kohës po veproni sipas impulseve ju e mirëpresni një shans për të bërë ndryshime dhe për të përmirësuar jetën tuaj.

Bricjapi

Nuk mund të bëni asgjë në situatën që ndodheni aktualisht. Ju nuk jeni mësuar të ndiheni kaq të pambrojtur. Për shkak të kësaj duket se e keni humbur përkohësisht aftësinë tuaj për të marrë një qasje logjike ndaj ngjarjeve që kanë një ndikim të fortë në emocionet tuaja. Flisni me një mik të ndjeshëm dhe ata do t'ju japin udhëzimet që ju duhen.

Ujori

Jeta nuk duket se po lëviz në drejtimin që kishit planifikuar. Po mërziteni me veten që nuk keni mundur të merrni vendimet e duhura. Ajo që nuk keni arritur ta vëreni është se nuk keni bërë ndonjë gjë të gabuar. Është mungesa e mbështetjes nga ata përreth jush që po shkakton probleme dhe vonesa.

Peshqit

Është e lehtë të gjesh kënaqësi në ëndrrat e tua dhe të ëndërrosh për të ardhmen. Duhet të mbështeteni gjithmonë në ëndrra. Përballja e çështjeve personale do të sjellë një ndjenjë të fortë të arritjeve.