Horoskop

Horoskopi për datën 18 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 18 prill nga Russell Grant

Dashi

Ju dëshironi të eksploroni territore të panjohura, duke mos ndjekur traditat e vjetra. Disa njerëz do të jenë shumë të vëmendshëm ndaj eksperimenteve tuaja. Do të jeni shumë të lumtur kur të krijoni një vegël apo mjet. Një bisedë me zemër me një të afërmin tuaj ose fqinj do ta përmirësojë shumë marrëdhënien tuaj. Nëse ndryshoni sjelljen tuaj për ta edhe ata do të jenë po aq të vëmendshëm ndaj jush.

Demi

Në vend që të punoni, ju mbështeteni në besim për t'i deleguar gjërat. Kjo është një qasje jashtëzakonisht e efektshme. Kur besoni se Universi është në anën tuaj, ai do të sigurojë materialet, njerëzit dhe ndihmën që ju nevojitet për të pasur sukses. Ju jeni shumë bujar duke blerë gjëra për të dashurit tuaj që janë në shijet e tyre. Në vend që të prisni për raste të veçanta, ju i surprizoni ata përgjatë gjithë vitit. Ngaqë jepni shumë, së shpejti do të merrni një ofertë të shkëlqyer pune.

Binjakët

Ju vlerësoni vlerën e njerëzve bazuar në arritjet e tyre, jo në prejardhjen e tyre. Si rezultat, keni shumë miq të realizuar. Ata janë pranë jush sa herë që keni nevojë për ndihmë. Ju keni krijuar një përshtypje të gabuar ndaj dikujt që sfidon supozimet tuaja dhe ju ngacmon vazhdimisht. Kur izolimi të mbarojë, bindjuni impulseve për të kaluar një darkë së bashku.

Gaforrja

Pasi të eksploroni një ide do të jeni gati ta vendosni në praktikë. Ju nuk keni ndërmend të dështoni sepse nuk keni arritur të përgatiteni. Pasi të keni mbledhur të gjitha materialet e nevojshme dhe të vendosni një afat do të punoni për të fituar. Ndaloni së fajësuari veten për mosarritjen e gjërave që miqtë e tjerë kanë kaluar. Ju jeni në rrugën tuaj. Duke vazhduar të dëgjoni instinktet tuaja do të keni shumë sukses, nuk ka një model për një jetë të lumtur.

Luani

Një gatishmëri për të mësuar ju ndihmon të realizoni potencialin tuaj. Ju kurrë nuk keni qenë të kënaqur me atë që keni, doni gjithmonë më shumë. Kur dikush ofrohet për t'ju mësuar diçka, ju e përqafoni si mundësi. Një mik ju sheh si më të çmuar se ari. Flisni me ta për një dëshirë që keni për të filluar biznesin tuaj. Ata do të japin disa këshilla që do ju ndihmojnë për t`u marrë me këtë sipërmarrje.

Virgjëresha

Zgjidhja e një misteri ju mbush me krenari. Zbulimi i disa fakteve do t'ju ndihmojë të zbuloni një mashtrim që dëmton shumë njerëz në komunitetin tuaj. Krijimi i një baze të sigurt financiare për të dashurit tuaj është e rëndësishme. Nëse nuk keni një llogari pensioni ose kursimesh, është koha për të hapur një të tillë. Bëni që një pjesë të pagës tuaj të kalojë automatikisht në këtë fond.

Peshorja

Një vlerësim i thellë për bukurinë do t'ju bëjë që të kërkoni në internet për disa vepra arti, bimë ose veshje. Mos u mërzisni se po shpenzoni  para për gjëra që ju japin kënaqësi. Ka kuptim të shpenzoni paratë tuaja për gjërat që ju pëlqejnë. Shmangni pesimistët që ju rrethojnë, ju po ndjeheni kaq mirë tani dhe mos lejoni që dikush të prishë humorin tuaj. Ndiqni një ide intriguese, do të kënaqeni kur të zbuloni se çfarë ka në fund të këtij labirinthi.

Akrepi

Është e vështirë të përqëndrohesh në punë kur je në mes të një libri të shkëlqyer. Pasi të mbarni punën, do të zhyteni menjëherë në këtë histori të mrekullueshme. Një nxitje e fuqishme për të shkruar diçka nga vullneti juaj do t'ju mposhtë. Ndaloni së shtypuri këtë dëshirë. Një admirues i zjarrtë mezi pret të tregojë devotshmërinë e tij. Planifikoni të kaloni një darkë së bashku. Ju do të vlerësoni zgjuarsinë dhe inteligjencën e tyre të mprehtë.

Shigjetari

Të qenit në qendër të vëmendjes është shumë argëtuese për ju. Do të dëshironit shumë të shkonit në një festë ku mund të tregonit një nga veshjet tuaja tërheqëse. Në vend të kësaj, vendosni disa fotografi në mediat sociale dhe prisni që dikush nga bota e modës të pyesë se ku e keni blerë këtë veshje. Së shpejti, ju do të bëni një mik të ri për gjithë jetën.

Bricjapi

Kjo është një kohë e mrekullueshme për të pushuar, reflektuar dhe ëndërruar. Është e vështirë për një person aktiv si ju të qëndrojë në shtëpi, por është në të mirë të shëndetit tuaj. Kur i jepni mundësinë imagjinatës për t`u zhvilluar ajo do t'ju shpërblejë me ide përrallore. Puna me dorë do të jetë shumë e kënaqshme. Imagjinata juaj do të fillojë të rrjedhë si një lum i fuqishëm, duke ju frymëzuar që të bëni të gjitha llojet e gjërave të bukura dhe të dobishme.

Ujori

Megjithëse një udhëtim i shkurtër do të ishte freskues, tani nuk është koha e përshtatshme. Në vend që të vizitoni restorante, dyqane dhe vende me interes historik, bëni disa hulumtime në internet për të zbuluar fakte interesante për historinë. Kjo mund të çojë në një takim që rinovon gjallërinë tuaj për jetën. Shpesh ju zhyteni në botën e ideve, duke harruar joshjen e kënaqësive sensuale.

Peshqit

Ju jeni të gatshëm të përfshiheni në të gjitha bisedat. Është më mirë të ulesh dhe të vëzhgosh se si bashkëveprojnë të gjithë të tjerët. Këto vëzhgime do t’ju ndihmojnë kur të vijë koha për të negociuar një marrëveshje. Njohja e asaj që frymëzon dhe frikëson çdo person do t'ju japë ndikim dhe fuqi. Mbështetja juaj e palëkundur ndihmon një të afërm të kapërcejë një situatë të vështirë. Shpesh, njerëzit që janë duke luftuar mendojnë se nuk kanë shumë vlerë. Kujtoni atyre se sa të zgjuar, të sjellshëm dhe të dashur janë vërtet.