HOROSKOP

Horoskopi për datën 2 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 2 gusht nga Russell Grant

Dashi

Ju jeni duke bërë çmos për të kënaqur të tjerët, por gjithashtu duhet të mendoni të kënaqni edhe veten tuaj. Nëse ndiheni të kufizuar nga rregullat familjare duhet që ta ndani shqetësimin tuaj me të tjerët. Jeni një njeri që ju pëlqen të nxitoni në gjithçka që bëni. Nuk do të ishte e drejtë të angazhoheni në diçka që cënon krijimtarinë tuaj.

Demi

Po mërziteni me aktivitetet me të cilat jeni marrë më parë, pasi tani janë bërë monotone. Bëni diçka për të ndryshuar planet në mënyrë që të keni më shumë shanse dhe të jeni spontan. Kjo gjë do të kënaqë një partner ose mik. Disa nga idetë tuaja do të duken dramatike, por do të jenë argëtuese.

Binjakët

Keni menduar për rolin që luajnë njerëzit e tjerë në jetën tuaj dhe ndikimin që keni ju në jetën e tyre. Ngjarjet e fundit ju kanë vënë në kontakt me disa njerëz interesantë dhe do të ndjeheni mirë nëse zgjeroni rrethin tuaj shoqëror. Anëtarët e familjes po tregojnë më shumë respekt për ju, gjë që e bën jetën familjare më harmonike.

Gaforrja

Shmangni diskutimin e ngjarjeve nga e kaluara nëse është e mundur. Do ta keni të vështirë ta shpjegoni pjesën tuaj në një çështje polemike për partnerin tuaj ose anëtarët e tjerë të familjes. Një mik i cili gjithashtu ishte i përfshirë nuk do t`ju ndihmojë dhe në fakt mund ta përkeqësojë situatën duke zbuluar disa informacione private.

Luani

Angazhimet e reja po e bëjnë të vështirë për ju të vazhdoni përpara. Për momentin mund të duhet të tërhiqeni nga disa plane. Një mik nuk do të ofendohet nëse e bëni këtë.

Virgjëresha

Pranoni ftesën e një miku për t'u takuar dhe do të keni një kohë të paharrueshme. Zgjerimi i rrjetit tuaj social do t’i hapë rrugën disa mundësive të mëdha në të ardhmen. Ndiqni një ofertë të jashtëzakonshme dhe përgatituni të ecni përpara. Do të duhet kohë që një marrëdhënie e re të vendoset në një rutinë të rehatshme.

Peshorja

Pranimi i një oferte spontane është shansi juaj për të shpëtuar nga një rutinë. Do të shijoni elementin e misterit, veçanërisht kur t`ju premtojnë se do ta doni atë që ata kanë në mendje. Mund të kenë të drejtë.

Akrepi

Marrëveshtjet financiare janë në qendër të vëmendjes. Blerja, shitja, të ardhurat dhe siguria materiale janë çështje që diskutohen. Do të ketë përfitime nga disa zhvillime të matura në frontin e punës. Pranoni një ftesë për të eksploruar territorin e ri. Nëse nuk jeni në gjendje të udhëtoni, studimi i një praktike të panjohur do të jetë stimuluese.

Shigjetari

Një mik apo partner është i vendosur të planifikojë së bashku me ju të ardhmen. Ju nuk keni asnjë koment për këtë temë dhe kjo është arsyeja pse ju po e shmangni qëllimisht. Ju nuk jeni gati të bëni angazhime serioze. Gjeni guximin për t`u shkëputur nga një marrëdhënie toksike.

Bricjapi

Ju nuk jeni të interesuar për idetë e të afërmve. Ata po planifikojnë për jetën e tyre dhe është e rëndësishme që të ndjehen të lirë e të ndjekin zemrën e tyre. Nëse ju kërkojnë këshillë dhe miratim, vendoseni veten në vendin e tyre. Mos harroni se nuk po flitet për ju, por për ata.

Ujori

Disa fjalë të zgjedhura me kujdes do të ndihmojnë në ngadalësimin e një marrëdhënieje që po ecën shumë shpejt për ju. Ju nuk mund ta keni pavarësinë tuaj vetëm sepse tani jeni pjesë e një dysheje. Nëse jeni në një marrëdhënie të përkushtuar, mund t'ju duhet të vendosni distancën midis jush për t'i dhënë vetes një shans për t'u lidhur përsëri me veten tuaj.

Peshqit

Jeni të hutuar në lidhje me rrethanat e diçkaje nga e kaluara. Nuk jeni të sigurt se ju është thënë gjithçka. Ju duket sikur dikush po fsheh me qëllim informacionin nga ju, por mundohuni të mos e akuzoni dikë për diçka që nuk bëri. Nuk do t'i bëni vetes asnjë favor duke dëgjuar thashetheme.