Horoskop

Horoskopi për datën 2 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 2 prill nga Russell Grant

Dashi
Sjellja juaj egoiste po prish marrëdhënin tuaj personale. Në vend që t`i kushtoni vëmëndje vetëm vetes tuaj, kushtojini edhe gjysmës suaj. Pyeteni për shëndetin, shpresat dhe ëndrrat e tyre. Ju mund të habiteni nga përgjigja e tyre. I dashuri juaj ka qenë duke luftuar me probleme serioze. Bëni gjithçka që mundeni për t'ju sjellë atyre rehati dhe lehtësim. Ata gjithmonë kanë qenë aty për ju në momentet tuaja të vështira. Ky është shansi juaj për të rikthyer mbështetjen që ju kanë dhënë gjithmonë. Mos flisni për problemet tuaja. Kjo gjë mund të presë për një herë tjetër.

Demi
Është e rëndësishme të ndiqni rregullat. Mos kërkoni favorizime të veçanta. Dorëzoni projektet para mbërritjes së afatit të caktuar. Kontrolloni punën tuaj përpara se ta dorëzoni. Duke qenë një punonjës model, askush nuk do të mundet ta dëmtojë reputacionin tuaj. Nëse jeni i papunë do ju duhet më shumë sesa pritej për të fituar një pozicion pune. Kur i referoheni një punëdhënësi të mundshëm, zgjidhni njerëz që flasin mirë për ju.

Binjakët
Një festë do të anulohet në minutën e fundit, duke ju mbushur me zhgënjim. Gjeni një mënyrë të këndshme për të mbushur kohën e lirë. Porositni një libër për ta lexuar ose regjistrohuni në një kurs në internet. Ju jeni shumë intelektual. Kur truri juaj është i angazhuar këndshëm, rrezatoni lumturi. Mos u habitni kur të bëni miq të rinj, pasi për ju ështe mjaft e lehtë të krijosh shoqëri.

Gaforrja
Ju kundërshtoni një anëtar të familjes për të kaluar kaq shumë kohë në punë. Ndiheni sikur ato kanë harruar nevojat tuaja. Kërkesa për më shumë vëmendje vetëm se do të krijojë pakënaqësi. Nëse doni të rregulloni marrëdhënien tuaj, duhet të jeni më të sjellshëm ndaj vetvetes. Hiqni dorë nga vetë-kritikat. Kushtojni më shumë kohë hobit tuaj të preferuar. Ky i afërm do të kuptojë që ju nuk po mbështeteni më tek ata për t`u argëtuar. Në atë pikë, ata do të bëhen më të vëmendshëm.

Luani
Ju mund të merrni lajme shqetësues për një çështje ligjore. Ndaloni së kudërshtuari ligjin. Një qëndrim rebel do të rezultojë një humbje të tmerrshme. Është më mirë që t`u bindesh rregullave ose mendo të zhvendosesh për të jetuar diku tjetër. Mos u shqetësoni se çfarë do të mendojnë të tjerët për vendimin tuaj. Prioriteti juaj është vetëm vetja juaj. Kur një mënyrë e jetës nuk po funksionon, është më mirë të provoni një tjetër. Ti do që të shijosh jetën.

Virgjëresha
Një pagesë do të vonohet, duke shkaktuar probleme në jetën tuaj personale dhe profesionale. Thirrni njerëzit që do të preken sa më shpejt që të jetë e mundur. Shpjegoni situatën dhe kërkoni falje. Sa më i drejtë të jeni, aq më shumë do të ju kuptojnë. Ju keni mësuar një mësim të vlefshëm duke u marrë me një klient ose shitës të papërgjegjshëm. Dikush me talentin tuaj të lartë dhe aftësitë e komunikimit mund të gjejë një mënyrë më të mirë për të bërë biznes.

Peshorja
Një konflikt interesash po bën që të këni një marrëdhënie të ngushtë me stresin. Ju jeni të vendosur të ndiqni rrugën tuaj ndërsa partneri juaj insiston të ndiqni të tyre. Përqendrohuni në plotësimin e nevojave tuaja. Kaloni më shumë kohë për aktivitetet tuaja të preferuara. Partneri romantik nuk ka pse t'ju shoqërojë kudo. Mund të kaloni një kohë të mirë duke bërë shëtitjet tuaja të preferuara. Shpesh herë kjo gjë është shumë qetësuese.

Akrepi
Dikush që ka një problem të fshehtë të pirjes ose drogës do ta bëjë të ditur çështjen. Mund t'ju kërkohet të merrni përsipër detyrat e tyre në punë. Edhe pse nuk doni ta bëni këtë ndryshim, do të ishte e mençur ta pranoni këtë sfidë. Të mësuarit se si ata duhet të kryejnë detyrat e tyre do t'ju bëjnë më të vlerësuar për organizatën.Do t'ju jepet një promovim i madh. Shmangeni kokëfortësinë. Mund të largojë mundësi të arta nga dera juaj.

Shigjetari
Mosmarrëveshjet me anëtarët e tjerë të një ekipi ose klubi do të shpërthejnë. Ju nuk mund të toleroni më vërejtjet që i dëgjoni çdo ditë. Në vend që të keni një shqetësim të përditshëm thjesht hiqni dorë nga kjo organizatë me një letër ose email të sjellshëm. Shumë njerëz do të mërziten nga ky lajm. Ishte një herë e një kohë kur ky grup të jepte gëzim të madh. Gjërat kanë ndryshuar. Mos u shqetësoni nuk do të jesh vetëm shumë gjatë, pas disa muajsh do të gjeni një grup tjetër që ju bën të ndiheni më mirë.

Bricjapi
Kërkesat e familjes po dëmtojnë përparimin tuaj profesional. Nëse do të ngjitni shkallët drejt suksesit, duhet të gjeni një dado që të kujdeset për fëmijët. Për ta gjetur do t'ju duhet kohë, kështu që bëni durim. Mos u ndjeni fajtor për të ndjekur karrierën tuaj. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj gjithë kritikëve. Ju nuk jeni tipi që mund të jetë i lumtur duke qëndruar gjithë kohën në shtëpi. Puna ju sjell një gëzim të madh. Mohimi i kësaj gjëje do të dobësojë shpirtin tuaj.

Ujori
Ju shqetësoheni për shëndetin e dikujt. I dashuri juaj jeton larg jush kështu që ju nuk jeni në gjendje t'i ndihmoni ata, po mos u mërzisni pasi ata do të marrin ndihmën që ju duhet nga fqinjët dhe miqtë që jetojnë aty afër. Pas disa javësh, ju mund të jeni në gjendje të shkoni dhe të vizitoni të dashurin tuaj. Ky udhëtim do të ndryshojë jetën e të dyve.

Peshqit
Një faturë e anashkaluar do të rezultojë në një tarifë dënimi. Rezistoni ndaj tundimit për të kritikuar më shumë seç duhet partnerin tuaj ose një të afërm që është përgjegjës për këtë gabim. Gabimet janë njerëzore. Jini të sjellshëm dhe të sinqertë kur përshkruani situatën që ka ndodhur ky gabim. Një zyrtar i bankës që vlerëson sjelljen tuaj të sjellshme do t'ju heqë dëmin që duhet të paguani. Gjithmonë është më e lehtë të kesh fat kur je i sjellshëm dhe i këndshëm.