HOROSKOP

Horoskopi për datën 2 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 2 tetor nga Russell Grant

Dashi

Dikush që nuk ka frikë të shprehë ndjenjat e tij, do të flasë për orë të tëra. Nëse jeni beqar po krijoni një lidhje të thellë emocionale dhe do të ndiheni sikur keni gjetur shpirtin tuaj binjak. Ju mund të keni menduar se keni humbur një mundësi pune, por e keni gabim. Bëhuni gati të tregoni gjithë interesin tuaj.

Demi

Mund t'ju duhet të jeni pak më të durueshëm dhe të tregoni dhembshuri kur jeni me një të afërm të moshuar. Ata e kanë shumë të vështirë, që këto ditë, të shprehin mendimet e tyre me fjalë. Bisedat me dikë që jeton jashtë do të jenë shumë emocionuese.

Binjakët

Nuk e kishit pritur që të arrinit të zgjidhnit një problem që po ju linte mbrapa. Ju ishit pothuajse gati të hiqnit dorë nga këto ide, por papritur sugjerimet e një miku ose kolegu do t'i bëjnë gjërat të ecin përsëri. Idetë e reja mund të vihen në veprim dhe kjo do të sjellë një ndryshim pozitiv.

Gaforrja

Jeni frenuar për një kohë të gjatë dhe do të jetë partneri ose një mik i ngushtë ai që ju shtyn të veproni drejt ëndrrave tuaja. Do të jetë më e lehtë t’i ndiqni ato me mbështetjen e tyre. Nëse jeni vetëm mund ta gjeni veten në një bisedë të thellë me dikë nga i cili dikur do të doje të largoheshe.

Luani

Keni menduar se e dinit se çfarë donit derisa biseduat me një mik apo koleg të ri. Një ndikim i ri në jetën tuaj ka bërë që t'i bëni vetes pyetje për të ardhmen. Mos nxitoni për të bërë ndryshime, jepini vetes një shans për të përvetësuar informacione të reja.

Virgjëresha

Ka pyetje që duan përgjigje nga ju. Nuk do të jetë e lehtë t`i hapni temat prekëse, por ato duhet të diskutohen. Mos kini frikë të shikoni në sy një mik të ngushtë, partnerin ose një të afërm dhe t'i bëni pyetjet që janë në mendjen tuaj. Ju duhet të dini të vërtetën.

Peshorja

Qëndrimi i një të afërmi në shtëpinë tuaj duket i padrejtë dhe jo i rehatshëm. Kërkesat që ata kanë ndaj jush janë shumë të paarsyeshme dhe ju nuk jeni të gatshëm t'i lini ata të vazhdojnë. Ju nuk do t'u jepni atyre vetëm atë që ata meritojnë, por do t`u bëni të qartë se gjërat duhet të ndryshojnë.

Akrepi

Bëjini të ditur shefit tuaj ose një kolegu se po kërkojnë shumë nga ju. Ata nuk mund të vazhdojnë të përfitojnë nga natyra juaj punëtore. Një mosmarrëveshje në vendin e punës nuk duhet të kalohet pa u vënë re. Flisni për këtë dhe do të zgjidhet në mënyrë të drejtë.

Shigjetari

Jeni duke u përgatitur mendërisht dhe fizikisht për sfidat që ju presin. Ju ndjeni se do të përjetoni diçka të madhe dhe emocionuese dhe duhet të jeni gati për këtë. Sapo një i afërm të pushojë së bëri presion për t'i bërë një nder, do ta merrni seriozisht kërkesën e tyre.

Bricjapi

Asgjë nuk duket e qëndrueshme apo e sigurt dhe do të duhet kohë për t'u përshtatur me ndryshimet që ndodhin rreth jush. Lajmi për një divorc, ndarje apo ndryshim në statusin e një shoku të ngushtë do t'ju befasojë plotësisht. Kujdes, mos i thoni diçka dikujt, që mund ta përdori kundër jush më vonë.

Ujori

Nuk ka rëndësi se çfarë do të thotë dikush tjetër. Do të jetë e rëndësishme për ju që t'i kryeni gjërat në kohë. Nëse thoni se do të bëni diçka, do ta bëni këtë një prioritet. Miqtë mund të mos kuptojnë, por ju nuk keni kohë për të shpjeguar. Po afrohet një afat i rëndësishëm dhe ju keni ndërmend ta përmbushni.

Peshqit

Do të keni një shans të dytë për të shkuar pas diçkaje që keni refuzuar në të kaluarën. Përpiquni të rezistoni duke i thënë vetes se do ia dilni. Pasi të hiqni dorë nga frika dhe ta bëni këtë, do të jeni të lumtur që e keni bërë. Ju presin disa eksperienca emocionuese.