HOROSKOP

Horoskopi për datën 21 korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 21 korrik nga Russell Grant

Dashi

Kujtimet ose bisedat mund t'i kthejnë mendimet tuaja në çështje që ju bëjnë të ndiheni paksa të trishtuar. Kur kjo të ndodhë, mos mendoni aq shumë për atë që po shkon keq. Në vend të kësaj përpiquni të përqendroheni në bekimet tuaja. Bëni një listë mirënjohjeje në fillim të çdo dite dhe kujtojini vetes pse doni të dilni nga një cikël negativ.

Demi

Siguroni mirë shtëpinë nëse keni kafshë shtëpiake. Jini të kujdesshëm në lidhje me reklamimin e një shërbimi të ri. Konkurrentët do të kopjojnë punën tuaj. Një udhëtim i shkurtër mund të mos shkojë siç pritej dhe mund të pyesni veten nëse ia vlen të bëni sherr. Një vizitë do të ndërpritet kur dikush të ketë bërë me mendjen e vet plane të tjera.

Binjakët

Tensioni midis jush dhe partnerit nuk mund të injorohet. Shqetësimet po zaptojnë mendjen tuaj. Këto mund të çojnë në dyshime të fshehta që do të dëmtojnë një marrëdhënie të ngushtë për të mos përmendur shëndetin tuaj. Mos e mbani gjithçka brenda. Të flasësh për ndjenjat të bën mirë.

Gaforrja

Megjithëse shumë fusha të jetës suaj po shkojnë mirë, nuk mund ta mohoni se ka diçka që do t`ju bëjë të ndiheni keq. Ju duhet të merreni me gjithçka që ju bën të ndiheni në këtë mënyrë. Nëse keni frikë për të ardhmen, flisni me dikë që ju njeh mirë. Ka të ngjarë që një ngjarje e vështirë e kohëve të fundit të ketë ndikuar më shumë sesa e kuptoni.

Luani

Një shok me të cilin jetoni do t'ju sugjerojë të bashkoni forcat për të arritur në krye të disa detyrave të neglizhuara. Nuk do të jeni në gjendje të pajtoheni me këtë. Keni një dëshirë të madhe për ngazëllimin dhe po kërkoni diçka të re. Punët rutinë nuk ju tërheqin më.

Virgjëresha

Qëndrimi juaj i gjithanshëm, me mendje të hapur do të tërheqë një karrierë ose mundësi studimi të shkëlqyer. Pavarësisht nëse kjo përfshin trajnim në internet ose pjesëmarrje në një seminar, gëlltisni frikën tuaj dhe zhytuni. Mos u shqetësoni se nuk keni përvojën ose kualifikimet për të provuar diçka të re. Të mësuarit gjatë rrugës do të diçka interesante.

Peshorja

Mbajini emocionet tuaja nën kontroll kur një grindje të shpërthejë në shtëpi. Shpërthimi i zemëruar do t'ju mërzisë, por do të dëshironi të gjeni edhe një kompromis, për ta qetësuar këtë njeri. Do të duhet thjesht durim.

Akrepi

Pasi të keni dëgjuar të gjitha anët e historisë, do të jetë e vështirë për ju t`i pranoni gjërat ashtu siç janë. Nëse nuk ju jepet një shans për t'u shprehur, do të irritoheni.

Shigjetari

Një detyrë në punë ka arritur në një fazë të komplikuar. Po ju mungon koha për veten. Edhe nëse ishte planifikuar të ishte një punë e bërë vetëm, kërkoni ndihmë. Dikush mund ta ketë gjykuar keq në fillim.

Bricjapi

Dikush po interesohet shumë për punët tuaja personale dhe arsyeja pse do të zbulohet së shpejti. Po kërkojnë t'ju fajësojnë për problemet e tyre.

Ujori

Problemet midis jush dhe një partneri kanë filluar t`ju bëjnë të ndiheni keq. Konsultohuni me një ekspert i cili do të ndihmojë që kjo marrëdhënie të kthehet në rrugën e duhur. Mos lejoni që mendimet irracionale ose frika të shkatërrojnë diçka të mirë. Ndryshimet e planifikuara në shtëpi do të vonohen, por jo për fajin tuaj.

Peshqit

Mund të befasoheni kur dikush të tërhiqet nga një përpjekje ekipi. Papritur gjithçka do të fillojë të ecë përpara më shpejt. Ju do të jeni në gjendje të vazhdoni pa ndihmën dhe mbështetjen e këtyre njerëzve dhe do kuptoni që negativiteti që përcillnin ju shkaktonte pengesa.