HOROSKOP

Horoskopi për datën 21 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 21 prill nga Russell Grant

Dashi

Jeni të shqetësuar se keni bërë, ose keni thënë diçka që dikush nuk e priste nga ju. Ankthi është shkaku i netëve tuaja pa gjumë. Qëndrimi në hije duket se është mënyra më e mirë për të shmangur tërheqjen e vëmendjes ndaj vetes.

Demi

Vendoseni veten të parën për të bërë një ndryshim. Kjo është një kohë e mirë për të promovuar interesat tuaja. Njoftojini njerëzit për atë që planifikoni dhe synoni. Mënyra juaj e organizuar e të menduarit do të sjellë përparim dhe sukses në punët profesionale. Ju jeni të vetëdijshëm për atë që po planifikojnë njerëzit e tjerë, por edhe qëllimet tuaja janë të rëndësishme.

Binjakët

Duhet kohë që gjërat të ndryshojnë rrënjësisht. Në vend që të prisni të shihni se çfarë ndodh, eksploroni mundësi të reja dhe të ndryshme që mund të dëshironi t`i shfrytëzoni në të ardhmen.

Gaforrja

Është e vështirë të dihet se kush gabon dhe kush ka të drejtë në një situatë të diskutueshme. Një person do t'ju bindë që e di seç po flet. Nëse jeni hutuar, jepini vetes më shumë kohë për ta menduar atë që keni dëgjuar.

Luani

Jeni të gatshëm të konsideroni një punë të dytë nëse kjo do t'ju ofrojë më shumë para për të arritur luksin. Është një kohë e shkëlqyer për të përmirësuar aftësitë tuaja. Zgjerimi i aftësive teknike do të përmirësojë perspektivat tuaja të karrierës. Njohuritë e specializuara që keni fituar tashmë do t'ju japin përparësi në një konkurs.

Virgjëresha

Mosmiratimi i dikujt nuk do t'ju pengojë. Sa më shumë që dikush përpiqet t'ju bindë të mos ecni përpara me planet që bëni, aq më shumë do të gërmoni. Nëse dikush kritikon idetë tuaja nuk do ta merrni seriozisht. Ju i keni menduar mirë dhe e dini që planet tuaja janë realiste dhe praktike.

Peshorja

Jeni mërzitur me veten sepse jeni tërhequr lehtësisht nga hijeshia e dikujt. Një bisedë e gjatë me një të afërm të moshuar do të çojë në një analizë të thellë të pasigurive tuaja. Ky është një mësim që nuk doni ta përsërisni.

Akrepi

Një mik do t`ju lërë në baltë kur të keni nevojë për mbështetje. Ai duket se e ka harruar se sa e rëndësishme është marrëveshja që keni bërë. Duket se miqësia juaj nuk është aq e rëndësishme për të sa ju mendonit se ishte. Dikush që e njihni shumë më pak do të ofrohet t'ju japë ndihmën që ju nevojitet.

Shigjetari

Një udhëtim pune mund të çojë në një mundësi personale krejtësisht të papritur. Kur dikush ju bën një ofertë interesante, mos e lini t`ju ikë nga dora. Do të ndihmonte të kesh më shumë informacion para se të marrësh një vendim të rëndësishëm. Afrojuni një shoku që mund të japë ndihmën, këshillat ose faktet që ju nevojiten.

Bricjapi

Do të mirëpritni shansin për të takuar njerëz të rinj dhe për të shijuar një ndryshim të ambientit. Bashkimi i forcave me të tjerët në një komunitet ose veprimtari për mbledhjen e fondeve do të nxjerrë në pah më të mirën tuaj. Ndarja e aftësive dhe burimeve është një recetë për sukses.

Ujori

Njerëzit përreth jush lodhen duke qenë të kufizuar. Ata po kërkojnë të zgjerojnë mundësitë e tyre profesionale. Kufizimet ose rregullat e reja të vendosura në vendin e punës do të justifikohen. Megjithatë tek ju dhe kolegët do krijojnë tension.

Peshqit

Po filloni të pyesni veten nëse dikush ka të drejtë të përdorë fuqinë e tij në një mënyrë që shkakton mërzitje dhe konfuzion. Ndiheni të inatosur sepse ata vazhdojnë të bëjnë ndryshime për t'iu përshtatur vetvetes. Ju nuk doni të ndiheni të detyruar të pranoni ofertat e tyre dhe t`i bëni gjërat sipas mënyrës së tyre. Ju madje mund të tundoheni të sfidoni autoritetin e tyre.