HOROSKOP

Horoskopi për datën 21 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 21 tetor nga Russell Grant

Dashi

Në vend që të ndiqni rutinën, jeni të etur për më shumë larmi. Për shkak të kësaj ju mund të jeni duke bërë një udhëtim të shkurtër në një vend që mban kujtime të bukura ose që thjesht ju pëlqen ta shijoni. Partneri do ta ketë të vështirë t'i rezistojë hijeshisë tuaj.

Demi

Një telefonatë ose vizitë nga prindërit tuaj ose një i afërm i moshuar ka të ngjarë t'ju mbajë të zënë për disa kohë. Si pasojë, mund të duhet të lini në pritje disa plane të tjera që keni pasur gjatë ditës. Ky nuk do të jetë një shqetësim i madh. Më rëndësi ka t`u qëndroni pranë atyre që doni.

Binjakët

Një mik ka qenë i heshtur kohët e fundit. Nuk jeni të sigurt nëse duhet ta aprovoni një romancë të këtij njeriu kur ta merrni vesh të vërtetën. Nëse jeni vetëm një lidhje e vjetër dashurie do rindizet.

Gaforrja

Bashkimi i forcave me një grup njerëzish me të njëjtat mendime si ju nxjerr rezultate pozitive. Do bëheni edhe miq më pas. Kjo nuk është një miqësi që do të donit t'i jepnit fund. Ndaj ndiheni me fat që e keni.

Luani

Keni qenë dramatikë këto kohë. Shkathtësia juaj për të shtuar sasinë e duhur të shprehive ju ka bërë shumë popullor. Dikush do të pranojë që ka pasur nevojë për inkurajimin tuaj dhe do të jetë i lumtur që t'ju ketë pranë.

Virgjëresha

Diçka e mirë do të dalë nga një situatë shqetësuese. Nëse kohët e fundit keni pasur një ndjenjë humbjeje ose zhgënjimi do të ketë një rikuperim. Një bisedë në internet do të jetë çelësi që do t`ju lehtësojë një barrë në karrierën tuaj ose punën tuaj. Dikush do të ofrohet të marrë përsipër një detyrë të vështirë për ju.

Peshorja

Një kujtesë përfundimtare për një faturë do t'ju bëjë të pyesni pse ka mbetur kaq kohë pa zgjidhur. Ju mund të keni menduar se një partner ishte kujdesur për këtë dhe ai do të thotë se kishte menduar se e kishit bërë ju. Tani nuk mund ta injoroni më këtë çështje.

Akrepi

Një bisedë e qetë do t'ju lajmërojë për disa ngjarje në sfond të cilat janë mbajtur mirë të fshehta. Kjo mund të ketë të bëjë me të ardhmen e punës suaj ose një projekti në të cilin jeni përfshirë. Edhe pse asgjë nuk është ende e sigurt, ju mund të jeni në gjendje t'i përdorni këto njohuri për të ndihmuar më tej karrierën tuaj.

Shigjetari

Mënyra e vetme për të mbyllur një projekt të komunitetit do të jetë me ndihmën e një ekipi të mirë menaxherial. Nisja do të jetë pjesa më e vështirë. Sapo gjërat të jenë duke u zhvilluar, përparimi do të jetë më i shpejtë nga sa e kishit imagjinuar. Një detyrë pune kërkon vëmendje të kujdesshme dhe ju do të këmbëngulni se gjithçka bëhet nga njohuritë që keni nga librat.

Bricjapi

Disa takime familjare përfundojnë gjithmonë me sherr. E mira është t`i shmangni fare. Kursejani vetes dhe të tjerëve një stres artificial.

Ujori

Një grua më e moshuar do t'ju kontaktojë. Ajo e di se çfarë është të vuash dhe ka disa fjalë të mençura për të ndarë me ty. Diçka që do t`ju thotë do të mbetet në mendjen tuaj për një kohë të gjatë. Marrëdhëniet e reja do t'ju sjellin lumturi të madhe.

Peshqit

Kushtojini vëmendje njerëzve kur flasin me ju. Jeni shumë i zënë dhe i papërqëndruar për të provuar vërtetësinë e çdo fjale. Çdo vendim që duhet të merret në lidhje me shtëpinë duhet të bihet dakord nga të gjithë ata që janë të përfshirë. Kjo mund të nënkuptojë se do të duhet të bëhen disa kompromise.