HOROSKOP

Horoskopi për datën 22 nëntor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 22 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Jeni shumë tolerant ndaj të tjerëve dhe preferoni që mos të futeni në debate, por t'i mbani mendimet tuaja për vete. Lërini të tjerët të thonë çfarë të duan, ju keni gjëra shumë më të mira për të bërë me kohën dhe energjinë tuaj se sa të luftoni me dikë që nuk ka ndërmend t`ju dëgjojë.

Demi

Ju thjesht dëshironi pak qetësi. Kjo është arsyeja pse nuk ka të ngjarë të thoni asgjë që mund të prishë atmosferën paqësore përreth jush. Disa do të përfitojnë nga një diskutim, dhe ju do të preferoni t`i lini mënjanë disa çështje derisa të keni më shumë humor për t`u marrë me to.

Binjakët

Jeni tunduar nga një investim që ju është bërë nga një koleg ose fqinj, por duhet të bëni më shumë pyetje rreth tij. Nëse keni një partner, prisni deri sa ta diskutoni me të, para se të merrni një vendim. A është gjëja e duhur të humbisni paratë e fituara me vështirësi në skemat e rrezikshme, ose për të financuar ëndrrat e njerëzve të tjerë?

Gaforrja

Një përzierje e ngjarjeve dhe detyrave do ju bëjë shumë konfuz. Ju po lëvizni në drejtime të ndryshme. Megjithëse nuk mund të bëni dy punë të ndryshme do të jetë e vështirë të bëni zgjedhje, ajo që do t'ju befasojë është se të gjitha shtigjet do ju çojnë në të njëjtin destinacion.

Luani

Tensioni në shtëpi po ju bën të ndiheni të irrituar dhe të kufizuar. Përfshirja në një projekt në grup ose komunitet do të jetë një gjë e mirëpritur. Ju mund të merreni me një hobi ose argëtim të ri. Shpenzimi i energjisë tuaj në një grup krijues do të jetë mjaft shpërblyese.

Virgjëresha

Ju nuk jeni plotësisht të kënaqur me mënyrën se si një përpjekje në ekip po ndodh. Keni disa ndryshime rrënjësore në mendje, por a do të jetë kjo përgjigjja e duhur? Është plotësisht e mundur që kjo të jetë vëtëm një fazë e përkohshme dhe nëse i jepni kohë, ajo do të kalojë vetë.

Peshorja

Marrja e një rreziku të guximshëm mund të duket si një ide e mirë tani, por nëse nuk funksionon siç shpresoni, do ta shikoni me keqardhje këtë moment. Shmangni rreziqet në romancë dhe financa. Jini realist në lidhje me pritshmëritë tuaja.

Akrepi

Ju keni disa çështje për të trajtuar dhe do të preferoni ta bëni këtë vetë. Do të duhet më pak kohë nëse mund të vazhdoni pa shpërqendrime. Miqtë janë të angazhuar në mënyrë aktive në një projekt në grup dhe do të mirëpresin përfshirjen tuaj, por ju preferoni t'i lini ata të merren me të.

Shigjetari

Idetë që dikush sugjeron për një punë të vështirë për të cilën po punoni mund të jenë pikërisht ajo që ju nevojitet për ta rikthyer këtë punë në rrugën e duhur. Dikush do t'ju sfidojë të provoni diçka të re. Thjesht mos harroni se ku qëndron talenti juaj dhe përdoreni si një udhëzues. Ju nuk doni të filloni diçka që më vonë rezulton të jetë përtej aftësive tuaja.

Bricjapi

Aspektet rutinë të jetës tuaj nuk kanë shumë interes. Mendja juaj është kudo dhe është e rëndësishme të mbani angazhimet e përditshme. Tërhiquni përsëri në të tashmen dhe vazhdoni me ato që keni për të bërë.

Ujori

Jeni lodhur nga një mik apo fqinj i cili gjithmonë dëshiron të japë këshilla. Pavarësisht nga tema ata duket se mendojnë se dinë gjithçka më mirë se gjithë të tjerët. Ju nuk doni të rrezikoni të lëndoni ndjenjat e tyre, por do të jetë e vështirë t'i mbani mendimet për vete.

Peshqit

Ndërsa të tjerët po nxitojnë për të zgjidhur problemet, qasja juaj do të jetë të uleni në heshtje dhe të mendoni mirë. Pikëpamja juaj do t'ju çojë në një avantazh ndërsa zbuloni se në këtë mënyrë, zgjidhjet paraqiten më lehtë. Mos u habitni kur miqtë të fillojnë t`ju kërkojnë përgjigje.