Horoskop

Horoskopi për datën 22 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 22 prill nga Russell Grant

Dashi

Kjo nuk është koha e duhur për të nënshkruar një kontratë, veçanërisht për karrierën tuaj. Aspektet kufizuese të kësaj marrëveshje nuk do të duken si një çështje e madhe tani, por ato do të fillojnë të peshojnë mbi ju. Duhet të negocioni për një marrëveshje më të mirë, edhe nëse kjo gjë krijon konflikt. Rezistojini tundimit për të bërë shantazhe. Kjo gjë thjesht do t’i bëjë të dashurit tuaj të mërziten. Jepuni atyre hapësirë për të marrë vendimet që duan dhe respektoni zgjedhjet e tyre.

Demi

Është e vështirë të besosh dikë nga një kulturë ose vend tjetër. Ata bëjnë biznes në një mënyrë tjetër. Në vend që t'i injoroni dyshimet tuaja, bindjuni atyre. Intuita është udhëzuesi juaj më i mirë. Rezistojini tundimit për të vepruar si një dëshmor. Bëhuni miq të mirë me veten tuaj. Kur e trajtoni veten mirë, gjithë të tjerët do të ndjekin këtë rrugë.

Binjakët

Një ndryshim në ekonominë tuaj ju shqetëson. Nëse kërkesat tuaja janë rritur, ju duhet të kërkoni diçka tjetër. Kjo situatë mund t'ju frymëzojë të gjeni një punë më fitimprurëse. Nëse nuk ndiheni mirë që jeni pjesë e një grupi duhet të gjeni një zgjidhe. Së shpejti, do të jeni të lumtur që shpëtuat nga kjo organizatë, e cila ishte e mbushur me zënka. Do të jeni shumë të lumtur të ndiqni rrugën tuaj, vetëm.

Gaforrja

Një anëtar i familjes nuk e miraton partnerin tuaj romantik. Ju ndiheni keq nga kjo gjë, por kjo nuk duhet të ndryshojë ndjenjat tuaja. Bëjini të qartë se e doni partnerin tuaj. Përpjekja për të pasur miratimin e njerëzve të tjerë për gjërat që doni është e kotë. Do të jetë e vështirë të bindni shefin tuaj për të provuar diçka të re. Në vend që të harxhoni energjinë tuaj për të debatuar, bëni gjërat që doni. Së shpejti, të gjithë do ta kuptojnë që propozimi juaj ishte shumë i mirë. 

Luani

Ju shqetësoheni për shëndetin e një të afërmi. Pavarësisht sa e nxitni këtë anëtar të familjes të ushqehet shëndetshëm dhe të merret me palestër, ai nuk do të ndryshojë mendim. Njerëzit janë dyshues për një të porsaardhur në punën tuaj, formimi i të cilit është ndryshe nga juaji. Bëni atë që duhet për ta mirëpritur këtë të huaj në mjedisin tuaj. Anëtarët e tjerë të grupit do të kuptojnë se janë sjellë gabim me të.

Virgjëresha

Nëse deri tani keni mbuluar shpenzimet e një të rrituri, është koha për t'i dhënë fund kësaj praktike. Sa më shpejt që i afërmi juaj të kujdeset vetë për veten, aq më e mirë do të jetë marrëdhënia juaj. Ju keni vështirësi në kultivimin e intimitetit me partnerin tuaj. Në vend që ta vini kaq shumë theksin në lidhjen tuaj fizike, tregoni një interes për shpresat, frikërat dhe ëndrrat e tyre. Kjo do të shkatërrojë barrierat midis jush. Jini të durueshëm dhe inkurajues.

Peshorja

Kjo nuk është një kohë e mirë për të blerë ose marrë me qira një pronë. Së shpejti do të zhgënjeheni me vendin që keni zgjedhur. Vazhdoni të kërkoni një mjedis që i përshtatet të gjitha nevojave tuaja. Kjo është një nga ato situata kur është më mirë të jesh kërkues sesa të japësh rezultate. Të presësh që dikush tjetër gjithmonë të kryejë detyra të caktuara po e shkatërron marrëdhënien tuaj. Largojani këtë presion mikut tuaj. Ata do të jenë mirënjohës dhe lidhja juaj do të bëhet më e shëndetshme.

Akrepi

Mos u frikësoni nëse biznesi juaj po dobësohet. Le të jetë ky një frymëzim për të marrë një qasje të re me klientët. Ata po kërkojnë diçka ndryshe. Duke ofruar një produkt ose shërbim të freskët, të ardhurat tuaja do të rriten. Nervozizmi po krijon probleme shëndetësore. Teknikat e relaksimit do të vendosin ekuilibrin që i duhet në trupit tuaj. Ju keni shumë kontroll mbi reagimet tuaja, kështu që eksploroni opsionet tuaja.

Shigjetari

Prisni disa kohë para se të blini një artikull të shtrenjtë luksoz. Ky mall së shpejti do të jetë me ulje, duke ju lejuar ta blini atë më lirë se çmimi aktual. Një tekë e juaja do t'i largojë njerëzit nga dera juaj. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, merrni frymë thellë. Kuptoni se kjo nuk është një mundësi e humbur. Gjithçka do të ndodhë në kohën e duhur. 

Bricjapi

Është e vështirë të kontrolloni durimin tuaj. Pavarësisht se po përgatiteni me kujdes për një ndryshim të madh, dikush nuk do të arrijë ta mbajë premtimin. Si rezultat, e gjithë marrëveshja do të zhduket. Mos u mërzisni. Largojeni mërzitjen tuaj duke u marrë me sport. Kjo gjë do t'ju ndihmojnë të çlironi ankthin që është krijuar në trupin tuaj. Kur të nervozoheni, ndaloni atë që po bëni dhe dilni jashtë. Do të ndiheni më mirë menjëherë.

Ujori

Po përballeni me një vendim të rëndësishëm. Kontrolloni dy herë informacionin që ju është dhënë në lidhje me një investim biznesi. Pasi të keni bërë hulumtimin tuaj, do të kuptoni se gjërat nuk janë ashtu siç duken. Qëndroni larg nga dikush që po ju mashtron. Kritika e ashpër nuk është arsye për të lënë në mes atë që ju jeni duke bërë. Shpesh, njerëzit që kanë reagime të forta janë xhelozë. Jepini vetes mundësinë për të qenë aventurier. Së shpejti do të godisni objektivin; është thjesht çështje e të qenit i durueshëm.

Peshqit

Mos u bëni presion njerëzve për të marrë pjesë në një aktivitet shoqëror. Vetëm se të gjithë miqtë tuaj janë duke planifikuar të marrin pjesë në këtë ngjarje, nuk do të thotë që edhe ju duhet të jeni aty. Kurseni paratë tuaja për diçka që do të jetë më e këndshme. Ju jeni ngushtë me paratë, por kjo nuk është arsye për t’u dëshpëruar. Kaloni disa minuta çdo ditë duke imagjinuar veten të jetojë në luks. Kjo do t’ju ndihmojë të tërhiqni bollëkun që dëshironi.