HOROSKOP

Horoskopi për datën 22 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 22 shtator nga Russell Grant

Dashi

Ju synoni të përfundoni detyrat që keni filluar dhe po humbisni mundësi të tjera dhe disa ngjarje të mira që po ndodhin rreth jush. Mbani një sy të hapur në atë që po ndodh diku tjetër. Pranoni shansin për të marrë përgjegjësi të reja para se t’i marrë dikush tjetër. Më shumë detyra do t'ju bëjnë më produktivë.

Demi

Një festë do të jetë më argëtuese nëse në të do të marrë pjesë një grup i madh njerëzish. Përfshini miqtë në planet tuaja të udhëtimit për të ardhmen. Ndonjëherë me të vërtetë që ky lloj udhëtimi është i bukur edhe nëse duhet që të prisni pak para se të jetë e sigurtë për të gjithë të udhëtoni së bashku.

Binjakët

Grindjet brenda një ekipi po parandalojnë përparimin e një projekti në grup. Ju jeni shumë të mërzitur me disa njerëz, por mund t'ju kërkohet të merrni kontrollin e këtij projekti. Kjo do të jetë mjaft sfiduese, por do të jetë gjithashtu një mundësi për të treguar aftësitë tuaja drejtuese. Ju shumë shpejt do ta sillni grupin përsëri në formë.

Gaforrja

Ju meritoni një çmim për aftësinë tuaj për të sjellë paqe në një mjedis armiqësor. Dikush nuk po tregohet i sinqertë dhe ju e kuptoni këtë, por nuk keni ndonjë provë që e mbështet idenë tuaj. Kur një koleg ose i afërmi juaj ka pretendime të ekzagjeruara, ju do të gjeni një mënyrë për t'i provuar që e ka gabim.

Luani

Shikojini përvojat e vështira të së kaluarës si një mundësi për të mësuar. Ato gjëra kanë kaluar dhe është koha për t`i lënë të shkojnë. Të mendosh për aspektet negative të së kaluarës suaj do t'ju lërë prapa. Mos e përdorni një gabim ose zhgënjim si një justifikim për monotoninë tuaj. Vendosni qëllime të reja dhe arrijini ato.

Virgjëresha

Një shok pune do të ofendohet për diçka që askush nuk e kishte menduar. Shmangni diskutimet në lidhje me politikën, fenë apo paratë. Nga mesdita e tutje, nuk do të jeni në gjendje të përfshiheni në një diskutim të nxehtë.

Peshorja

Një qëllim do të arrihet dhe ju do të ndiheni gjithnjë e më i dobishëm për shkak të sfidave që po ju dalin përpara. Ju do t'i kapërceni këto dhe kjo do t'ju bëjë më të vetëdijshëm për pikat tuaja të forta. Vendosmëria dhe këmbëngulja juaj do t'ju japin rezultatet që doni.

Akrepi

Jeni të lodhur. Në vend që të vazhdoni ta shtyni veten, ndaloni për të shijuar gjërat e thjeshta në jetë. Merrni ca kohë pushim nga puna për të rimarrë energjitë tuaja. Mendoni ta bëni ambientin tuaj më të rehatshëm pasi ju meritoni të rrethoheni nga objekte të bukura.

Shigjetari

Nëse jeni të shqetësuar për një punë, çështje financiare ose ligjore, nuk mund të sjellë asnjë dëm nëse bëni më shumë pyetje. Në fakt, zbulimi i sa më shumë gjërave mund t’ju kursejë shqetësime të panevojshme. A po i besoni dikujt duke pritur që ai të jetë gjithmonë pranë jush kur keni nevojë për të? Të kujdesesh për interesat e tua do të thotë të marrësh vendimet e tua.

Bricjapi

Pranoni një sfidë. Edhe nëse kjo është diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë, ju mund të mësoni rreth saj. Shpërfillni çdo dyshim që keni dhe mos i thoni vetes se të tjerët janë më të mirë se ju. Duhet të filloni nga diku; bëjeni atë hap tani. Me kaq shumë gjëra të vështira sa po ndodhin, do të jetë më mirë të përqendroheni në pozitivet.

Ujori

Nëse ktheheni pas në kohë gjatë katër muajve të fundit mund të habiteni nga përparimi që keni bërë pavarësisht nga të gjitha vështirësitë që keni kaluar. Ju jeni përshtatur me rutinat e reja dhe keni zbuluar shumë për veten tuaj. Jeni në gjendje të konsideroni edhe mundësi të reja që ju janë ofruar.

Peshqit

Ka shumë gjëra të pavërteta që fliten nga disa njerëz rreth jush që kanë shumë imagjinatë. Ju nuk doni ta humbni kohën tuaj duke dëgjuar thashethemet e tyre boshe. Mbyllini veshët para këtyre njerëzve dhe vazhdoni me punën tuaj.

*Burimi Russell Grant