HOROSKOP

Horoskopi për datën 23 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 23 janar nga Russell Grant

Dashi

Jeni duke u përpjekur të varrosni një shqetësim për dikë. Koha do ta nxjerrë zhurmën në shesh. Diskutojini shqetësimet tuaja me personin në fjalë ose me dikë që është në gjendje të jetë i paanshëm. Lërini emocionet tuaja të shfaqen në marrëdhëniet e dashurisë. 

Demi 

Përpjekjet tuaja të fundit të zellshme nuk kanë kaluar pa u vënë re. Dikush me autoritet do t'ju njoftojë se është impresionuar nga puna juaj. Kjo do t`ju japë një iluzion për një ngritje të mundshme në detyrë. Do të jeni shumë të kënaqur.

Binjakët

Keni një sens të shkëlqyer të intuitës. Nëse keni përshtypjen se një mik apo i afërm i ngushtë ka nevojë për ju, instinktet nuk do t'ju zhgënjejnë. Le t`ju thotë që s`ka nevojë për ndihmë, juve vazhdoni t`i qëndroni pranë. Ka nevojë.

Gaforrja

Konflikti po zhvillohet midis jush dhe një anëtari tjetër të familjes tuaj. Kjo ka të bëjë me një çështje që ka shkaktuar probleme në të kaluarën. Këtë herë nuk do të vuani në heshtje. Sapo të pastrohet ajri, jeta familjare do të jetë më harmonike. 

Luani 

Një çështje financiare është në mendjen tuaj. Kjo mund të jetë një kohë e mirë për t'iu drejtuar një institucioni financiar për një hua ose për të marrë pjesë në një lotari. Një përpjekje në grup po ju merr shumë kohë dhe ju jeni gati të përqendroheni në përparësitë e tjera. 

Virgjëresha

Një i afërm i moshuar që është përpjekur gjithmonë të ndërhyjë në jetën tuaj, më në fund do të bëjë një hap prapa. E vështirë të besosh se ata kanë pranuar që ti të bësh zgjedhjet dhe vendimet e tua. Jeta familjare duhet të jetë shumë më harmonike tani që ky njeri ka ndaluar së u përpjekuri t'ju tregojnë se çfarë të bëni. 

Peshorja

Ju keni njohuritë dhe përvojën që njerëzve të tjerë u mungojnë. Ky është shansi juaj për t`u bërë përshtypje të tjerëve me talentet tuaja. Mos u largoni nga vëmendja kur të krijohet mundësia.

Akrepi 

Një ndihmë e vogël nga dikush me të cilin punoni ose jetoni do ta bëjë jetën shumë më të lehtë. Gjithmonë është më mirë kur dikush ju jep një dorë. Nëse e keni mundësinë, ofrohuni t'u bëni një favor si një mënyrë për të treguar mirënjohjen tuaj. 

Shigjetari 

Nëse jeni duke kërkuar punë, përhapeni fjalën mes miqve tuaj. Mbajini linjat e komunikimit të hapura. Kontaktoni miq të vjetër dhe të rinj në botën e biznesit. Fuqitë tuaja bindëse janë në kulmin e tyre. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të shitur idetë tuaja tek të tjerët. 

Bricjapi

Ju keni qenë gjithnjë i zellshëm dhe i ndërgjegjshëm. Aty ku njerëzit e tjerë po kalojnë më shumë kohë duke u ankuar sesa duke bërë ndonjë punë, ju do të vazhdoni me të gjitha përgjegjësitë pa ankesa. Nëse një detyrë po rezulton më e vështirë se sa pritej, ju do të jeni të lumtur për çdo ndihmë të ofruar nga ata përreth jush. 

Ujori

E folura ju ndihmon. Mos e mbani gjithçka brenda. Do të ndiheni më mirë pasi të keni shkarkuar disa nga shqetësimet dhe ankthet tuaja. Do të ndiheni mirë gjithashtu, në shoqërinë e një miku ose të afërmi të dashur që duket se di të thotë ato që duhet.

Peshqit

Ju mund të dilni vullnetarisht të bëni disa orë shtesë për të fituar pak më shumë se keni plane në mendje për mënyrën se si do t`i përdorni këto para tepër. Injoroni të gjitha shpërqendrimet përreth jush për të përdorur sa më mirë energjinë tuaj. Jeni gati të merrni përsipër përgjegjësi të reja dhe do të ndiheni mirë.