HOROSKOP

Horoskopi për datën 23 mars nga Russell Grant

Horoskopi për datën 23 mars nga Russell Grant

Dashi

Jeni me natyrë miqësore. Ky qëndrim i këndshëm ju bën një magnet për para, dashuri dhe mundësi artistike. Universi gjithmonë shpërblen njerëz që tregojnë besim në mirësitë e tij të pafundme. Kur të merrni pak para shtesë, harxhojini për një send luksoz që dëshironi. Kjo blerje do t'ju japë një gëzim të jashtëzakonshëm. Kjo do t'ju bëjë edhe më tërheqës për burimet që dëshironi.

Demi

Ju jeni të orientuar drejt veprimeve. Njerëzit janë të magjepsur nga qëndrimi juaj optimist, inovativ. Mos u habitni kur të merrni ndihmë kudo që të shkoni. Në vend që të ndjeheni të kërcënuar nga energjia juaj, kolegët, të afërmit dhe miqtë frymëzohen nga kjo. Përgatituni për një terren të ri. Edhe një bamirësi e vogël, për të mbështetur një kauzë lokale do të jetë shumë argëtuese. Me individët që ndajnë idealet dhe interesat tuaja mund të lëvizni malet.

Binjakët

Ndihma për dikë ju vjen natyrshëm. Ju jeni shumë të ndjeshëm ndaj mjedisit, duke ofruar rehati për këdo që ka nevojë për të. Blijni një personi të pastrehë një vakt ushqyes, ngushëlloni një koleg të dëshpëruar ose paguani për mësimet muzikore të një fëmije. Gjëja më e rëndësishme është që ju të kuptoni sa pak duhet për të lehtësuar dhimbjen e një personi.

Gaforrja

Ju jeni një lojtar i shkëlqyer i ekipit, veçanërisht kur njerëzit ju japin lirinë të punoni ashtu siç dëshironi. Nëse jeni në gjendje të caktoni orët tuaja dhe të luani muzikë gjatë punës, është e lehtë të shkëlqeni. Pjesa më e madhe e frymëzimit tuaj vjen nga kultura të tjera. Kjo i jep punës tuaj një pamje të veçantë që tërheq vëmendjen. Jo të gjithë do të admirojnë vizionin tuaj, por ata do ta respektojnë atë. Kolegët do të kënaqen të punojnë së bashku me ju, sepse gjithmonë vlerësoni aftësitë e tyre dhe inkurajoni ëndrrat e tyre.

Luani

Talenti juaj për organizim ju bën një anëtar me vlerë në punë. Mos u habitni kur shefi juaj t’ju vërë në krye të një projekti ose departamenti të rëndësishëm. Në vend që të zhyteni drejt punës, ju shikoni, dëgjoni dhe mësoni. Kjo do t'ju bëjë të aftë të operoni në mënyrë më efektive. Pasi të gjithë të kuptojnë se ju keni kontroll mbi situatën, do kërkojnë mbështetjen tuaj. Ekipi do të bëjë gjithçka për t'ju mbështetur. Do t'ju jepet një shpërblim i madh.

Virgjëresha

Një dëshirë për të dalë do t`ju pushtojë. Ndjenja e ajrit të pastër gjatë shëtitjes me biçikletë do të jetë frymëzuese. Mos u çuditni nëse do shkruani diçka. Komunikimi me natyrën ju bën gjithmonë kaq mirë. Nëse jeni në një lidhje, partneri juaj mund të vendosë që të dy duhet të bëni pushime. Uluni së bashku dhe rishikoni opsionet tuaja.

Peshorja

Perceptimet tuaja janë të drejta. Përdorini ato për të kënaqur dëshirat sensuale të partnerit tuaj romantik. Kalimi i ditës në shtrat së bashku do të jetë shumë argëtues. Nëse jeni beqarë, kjo është një kohë e mirë për të gjetur një partner i cili mund të plotësojë nevojat tuaja. Mos u habitni kur të takoni dikë të veçantë në një ngjarje kulturore.

Akrepi

Sjelljet e mira janë të rëndësishme për ju. Nëse jeni i rrethuar nga njerëz të paqëndrueshëm, ndryshoni dinamikën. Pyesni për shëndetin e njerëzve. Ofroni një fjalë inkurajuese për një koleg të dëshpëruar. Komplimentojini stilin e ri të flokëve një të afërmi. Do të habiteni se të mira do sjellë sjellja juaj bujare. Duke dhënë një shembull të mirë, të tjerët do ndjekin hapat tuaj. Njerëzit do të fillojnë të buzëqeshin me njëri-tjetrin. Do të jetë më e lehtë të merrni ndihmë.

Shigjetari

Vëmendja juaj ndaj detajeve ju ndihmon të zbuloni disa gabime. Korrigjimi i këtyre të metave do ta bëjë një projekt të mire, edhe më të mirë. Një shef ose menaxher që vëren dhe vlerëson zellin tuaj do t'ju ofrojë ngritje rroge, ngritje në detyrë ose të dyja bashkë. Puna për një kompani rivale do të jetë e dobishme. Potenciali i rritjes në këtë biznes do të jetë i rëndësishëm. Do të jetë një sfidë kaq e mirëpritur ngjitja e shkallëve të suksesit. Çdo punë që përfshin prona, sende luksoze ose peizazhi është joshëse. Ju keni instinkte të mira se cilat prioritete duhet të vendosni.

Bricjapi

Karizma juaj e fuqishme tërheq ngado admirues. Është bukur të vlerësoheni. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, mbajini veshët hapur për dikë që ka një zë kadife. Jo vetëm që ai do të admirojë shkëlqimin tuaj, por gjithashtu do të vlerësojë aftësinë tuaj artistike. Në këmbim, ju do të adhuroni ndjenjën e humorit dhe këndvështrimit praktik. A keni tashmë një partner? Shkoni në një pushim luksoz së bashku në një vend të famshëm për bukuritë e tij natyrore.

Ujori

Të kaloni më shumë kohë me të afërmit dhe miqtë tuaj është thelbësore për lumturinë. Rregulloni orarin tuaj të punës. Kushtojini më shumë energji aktiviteteve shtëpiake. Ftoni njerëz për të parë një film ose për një lojë. Merrni pjesë në lojërat, recitalet dhe shfaqjet e një fëmije.

Peshqit

Ju jeni shumë kurioz. Dëshironi të dini dhe përjetoni sa më shumë që të jetë e mundur. Kursi i ri nuk do të ketë asnjë lidhje me punën tuaj. Është i mrekullueshëm gjithsesi. Të pasurit interesa jashtë punës ju bën një person interesant dhe të plotësuar. Mos u habitni kur të zbuloni një talent të fshehur për të bërë gjëra të bukura me duart tuaja. Të mësuarit se si të piqni, të punoni kopshtin, të krijoni mobilje ose të qepni rroba do t'ju japin kënaqësi të jashtëzakonshme.

*Horoskopi i Russell Grant u përshtat në shqip nga Fabjola Hije