HOROSKOP

Horoskopi për datën 23 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 23 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Kjo është mundësia juaj për të rimbledhur energjitë. Merrni ca kohë pushim nga puna. Tërheqja nga publiku do ju bëjë mirë. Ndërsa jeni me pushime, qëndroni larg telefonit dhe mediave sociale. Një dilemë po ju mundon më shumë seç duhet. Kur dyshoni, dëgjoni ndërgjegjen tuaj. Nëse ndiheni të detyruar ta lini një vend pune, bëjeni atë. Do të gjeni një vend pune shumë më të mirë.

Demi

Anëtarësimi në një klub, ekip ose organizatë do të jetë shumë argëtues. Ju do të kënaqeni duke takuar njerëz që ndajnë të njëjtat pikëpamje me ju dhe kanë të njëjtat vlera me ju. Mos u habitni kur të krijoni një partneritet me një artist. Së bashku, do të krijoni shumë gjëra të bukura. Pasi të keni formuar këtë aleancë, do të frymëzoheni të ndryshoni mënyrën se si po e jetoni jetën tuaj.

Binjakët

Do të merrni përsipër një punë me profil publik. Kjo është saktësisht sfida që ju kënaq. Shfaqja e aftësisë tuaj krijuese ju mbush me entuziazëm. Është shumë më e dobishme sesa të bësh të njëjtën gjë çdo ditë. Ju jeni të gatshëm të pranoni edhe kritikat më të ashpra. Ndjekja e një praktike shpirtërore do t'ju mbajë të ekuilibruar. Qëndrimi në natyrë dhe kushtimi i më shumë kohe kafshëve shtëpiake këshillohet shumë.

Gaforrja

Jeni gati të zgjeroni horizontet tuaja. Të bëni një kurs të përparuar ose të shkoni në një festë do të jetë një ndryshim nga rutina juaj e përditshme. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do ta gjeni në këtë aventurë. Marrja e udhëheqjes së një klubi ose organizate vullnetare do të jetë një sfidë interesante. Idetë tuaja për mbledhjen e fondeve janë të shkëlqyera. Falë përpjekjeve tuaja, grupi do të jetë në gjendje të blejë disa pajisje shumë të nevojshme.

Luani

Paratë nga një trashëgimi ose marrëveshje ligjore do të kalojnë në llogarinë tuaj bankare. Përdorini këto para për të çuar para karrierën tuaj. Ose mund t’i përdorni për fillimin e një biznesi, trajnimi të avancuar ose përmirësimi të pajisjeve tuaja elektroshtëpiake. Nëse nuk keni nevojë të punoni, kjo do të ishte një kohë e mirë për t'u përfshirë në një lëvizje politike ose shoqërore. Harxhimi i energjive tuaja në një kauzë që i jep formën dhe kuptimin jetës tuaj do të rrisë besimin tuaj.

Virgjëresha

Ky është një moment i shkëlqyeshëm për të formuar një partneritet biznesi, për të vendosur për martesën ose për t'u angazhuar diku. Angazhimi diku do t'ju japë më shumë kohë për të bërë gjërat që doni, duke ju dhënë mundësinë të merreni dhe me pasionet e juaja. Shumë shpejt do të keni mundësinë për të bërë një udhëtim në distancë të gjatë. Do të kaloni një kohë të mrekullueshme duke njohur një kulturë që është e ndryshme nga e juaja. Mos harroni të merrni suvenire për miqtë.

Peshorja

Kjo është koha më e mirë e vitit për të filluar një regjim ushqimor. Në vend që të zhyteni në një program intensiv ushtrimesh, provoni disa gjëra më të lehta. Kjo gjë do ju bëjë të ndjeheni më të freskët dhe me shumë energji. Një takim do të ndryshojë përparësitë tuaja. Në vend që të derdhni të gjithë energjinë tuaj në punë, duhet të përqendroheni në jetën tuaj personale. Të shpenzoni më shumë kohë me partnerin tuaj do të sjellë një kënaqësi që nuk e keni menduar kurrë.

Akrepi

Një lidhje dashurie ju jep një qasje të re për jetën. Kur jeni në krahët e partnerit tuaj, asgjë nuk ju shqetëson. Romanca bën që edhe imagjinata juaj të rrjedhë lirshëm. Nëse jeni beqar do të takoni dikë special në një restorant ose dyqan. Marrja pjesë në një biznes do t'ju japë një burim të ardhurash të rregullta. Hiqni një pjesë të pagës suaj për kursime. Së shpejti, do të keni paratë që ju nevojiten për të financuar një projekt personal që keni ëndërruar gjithmonë.

Shigjetari

Jini të gatshëm të shikoni vende të reja për të jetuar. Kalimi në një zonë me det do të ishte mirë. Prania e një oqeani, lumi do të qetësojë energjinë tuaj. Jeta në familje do të bëhet më tërheqëse. Nëse po kërkoni punë, duhet të gjeni një që ju lejon të kaloni më shumë kohë jashtë. Kjo është jashtëzakonisht e dobishme për një njeri që e do natyrën si ju.

Bricjapi

Marrja e një udhëtimi të shkurtër për kënaqësi do të sjellë stimulimin intelektual që ju dëshironi. Ju do të kënaqeni duke eksploruar një vend historik. Shkoni me një mik i cili ndan pasionin tuaj për të kaluarën. Ka një shans të mirë që ky udhëtim do të frymëzojë një projekt të ri krijues. Të ndjekësh një hobi ose të bësh një sport të pazakontë është argëtuese. Mos u mëzisni se si do të dukeni në fazat e para. Edhe ekspertët kanë qenë fillestarë në një moment. Sa më shumë praktikë të bëni, aq më shumë argëtim do të keni.

Ujori

Një mundësi për të fituar para do t'ju lejojë të bëni disa ndryshime në shtëpinë tuaj. Puna në një fushë artistike do të jetë edhe me përfitime financiare dhe emocionale. Nëse shtëpia që jetoni nuk eshtë e juaja kjo është një kohë e mrekullueshme për të blerë një pronë. Shikoni për një vendbanim të rrethuar nga gjelbërimi. Lidhja me botën natyrore në mënyrë të rregullt do të jetë e sigurt.

Peshqit

Të bësh një ndryshim do të jetë shumë argëtuese. Ju keni qenë gjithmonë një kameleon. Rregullimi i pamjes tuaj për të reflektuar disa qëndrime të reja do të jetë fuqizuese. Mos u habitni kur njerëzit të fillojnë t’ju trajtojnë ndryshe kur shohin imazhin tuaj të ndryshuar. Ju jeni bekuar me aftësi të jashtëzakonshme artistike. Është koha që t’i tregoni para botës. Njerëzit ndjehen të mbështetur nga puna juaj.