HOROSKOP

Horoskopi për datën 23 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 23 shtator nga Russell Grant

Dashi

Një ndryshim i planeve nuk do t'ju bezdisë. Kur jeni të gjithanshëm dhe ecni me rrjedhën, nuk ju bën përshtypje kur pakujdesia e dikujt shkakton probleme. Marrëveshjet duhet të shtyhen. Nuk është e dobishme të qani për gjërat që kanë kaluar dhe në fund të fundit, zemërimi është humbje e energjisë. Në vend të kësaj, përqendrohuni se si të zgjidhni problemin që keni.

Demi

Njerëzit po ju kushtojnë vëmendje të madhe. Ata që janë rreth jush admirojnë aftësinë tuaj për të vëzhguar dhe vendosur në mënyrë metodike se çfarë të bëni, prandaj do ju ftojnë të bashkoheni me ekipin e tyre. Paga mund të mos jetë shumë e mirë, por ky është shansi juaj për të bërë punën që ju pëlqen. Ju jeni të vendosur për t`i bërë gjërat nga shtëpia.

Binjakët

Një zhgënjim i vogël po ju bën të ndiheni keq për veten tuaj. Kini besim në aftësinë tuaja dhe vazhdoni që të përpiqeni. Nëse do hiqni dorë të gjitha përpjekjet që keni bërë deri më tani do të shkojë dëm gjithçka. Mos harroni, atje ku ka vullnet, ka edhe mënyra për të gjetur zgjidhje.

Gaforrja

Ju jeni i shqetësuar se një projekt që do të fillojë nuk do të përmbushë pritshmëritë tuaja, por kurrë nuk do ta zbuloni nëse nuk e provoni. Ndjekja e një kursi studimi do të sjellë përmirësim të njohurive tuaja. Çdo arsimim ekstra që mund të bëni dhe kualifikimi i fituar do të jetë përfitim për ju.

Luani

Keni injoruar qëllimisht disa pyetje dhe kërkesa pasi thjesht nuk keni qenë në gjendje të merreni me to. Është koha t'i largoni këta njerëz nga rruga, pasi nuk mund të bëni përpara me kaq shumë njerëz që po ndikojnë negativisht tek ju. Ju duhet të ndiheni të lirshëm në mënyrë që të bëni përpara.

Virgjëresha

Mund të keni shumë arsye për të pranuar një ofertë që po ju bëhet, por ka dhe arsye pse nuk duhet ta bëni. Peshoni mirë argumentet pro dhe kundër. Flisni me dikë që gjithmonë ju jep këshilla të mira dhe vendosni vetë në fund të ditës.

Peshorja

Një i dashur po sillet çuditshëm por nuk do të tregojë se çfarë e pengon. Kështu që s`mun dt bësh dot shumë për ta ndihmuar. Nëse njerëzit nuk duan të flasin me ju dhe nuk tregojnë se çfarë po ndodh, si mund t'i ndihmoni?

Akrepi

Një sfidë që pranuat ishte emocionuese në fillim, por tani po bëhet e lodhshme. Ju e keni realizuar qëllimin tuaj. Nëse vazhdoni siç po bëni tani, do të lodheni shumë. Shfrytëzoni çdo mundësi për t'u çlodhur pasi e meritoni.

Shigjetari

Ju mund të shpërqendroheni lehtë edhe kur duhet ta mbani mendjen në shumë punë njëkohësisht. Është e pashmangshme dhe do të bëni gabime nëse nuk po i kushtoni vëmendjen e duhur gjërave. Përdorni mendjen në gjithçka që bëni. Rishikoni punët tuaja me kujdes për të kontrolluar që nuk keni humbur asgjë të rëndësishme.

Bricjapi

Mund të shmangni kalimin e orëve në internet dhe të bëni kërkime nëse flisni me një ekspert. Mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për të gjetur informacionin që ju nevojitet është të flisni me ata që e kanë atë informacion. Kushtojini vëmendje asaj për të cilën po flet një koleg i vjetër. Ata mund të dinë diçka që akoma nuk ju është thënë.

Ujori

Do të thotë shumë për ju që të jeni në gjendje të qëndroni të lidhur me familjen dhe miqtë tuaj të cilët jetojnë larg. Mbajtja e kontaktit me të afërmit e moshuar ju jep siguri. Nëse jeni beqar dikush me një natyrë miqësore që e do muzikën dhe artin dëshiron t'ju njohë më mirë.

Peshqit

Nëse jeni të interesuar për një ofertë, veproni shpejt dhe mos u vononi. Nuk ka gjasa që t`ju rijepet shans. Për çdo hezitim që do të keni do të pendoheni. Nëse nuk merrni iniciativën tani, shansi do të humbasë. Bëni atë që ju bën të lumtur.