HOROSKOP

Horoskopi për datën 24 mars nga Russell Grant

Horoskopi për datën 24 mars nga Russell Grant

Dashi

Ju nuk keni qenë të lumtur me një partner i cili ka pasur shumë pak kohë në dispozicion për ju kohët e fundit. Tani jeni aq i zënë sa nuk e vini re se ka njerëz që dëshirojnë shoqërinë tuaj. Një përpjekje për një grup ose komunitet po ju merr shumë nga koha, por kjo ka një çmim. Jeta familjare vuan për shkak të angazhimeve tuaja diku tjetër.

Demi

Një mik aventurier do t’ju ​​inkurajojë të jeni më të guximshëm. Ju do të kënaqeni duke parë aspektet e jetës suaj nga këndvështrime të reja. Përmes marrëdhënieve tuaja, mund të ndjeni vizionin tuaj duke u zgjeruar. Dikush që nuk do ta kishit imagjinuar kurrë se do të ishte tipi juaj, ka filluar të luajë një rol të madh në jetën tuaj. Kurrë më nuk do të mohoni se të kundërtat tërhiqen.

Binjakët

Ju jeni duke i bërë nevojat e të tjerëve një përparësi dhe megjithatë ndonjëherë duket sikur askush nuk ju vlerëson vërtet. Thellë thellë e dini që kjo nuk është vërtet kështu. Një mik dëshiron përgjigje për një situatë të kohëve të fundit.

Gaforrja

Duhet të jeni krenar për arritjet tuaja. Do të ndërmerrni këtë hapin tuaj dhe megjithëse nuk do të jetë e lehtë do të merreni me gjithçka që duhej të bënit sot pa ndihmën që kishit pritur.

Luani

Jeni duke u përpjekur të zgjidhni një dilemë dhe po filloni të kuptoni se nuk mund ta bëni këtë vetëm. Ju duhet më shumë informacion. Flisni me dikë që i besoni. Romanca do të jetë magjike.

Virgjëresha

Marrëdhëniet tuaja do fillojnë të ndryshojnë së shpejti. Një mik ziliqar po ju bën të mos ndiheni rehat. Ata duhet të jenë të kënaqur që keni qenë në gjendje të arrini një qëllim për të cilin jeni përpjekur për disa kohë. Në vend të kësaj ata duket se ju kanë inat për këtë sukses. Xhelozia e tyre po krijon një ngërç midis jush.

Peshorja

Ju jeni i zemëruar me veten sepse keni besuar gënjeshtrat e dikujt. Ju premtuan se kurrë nuk do ju zhgënjenin, por ja që e bënë. Mundohuni të mos bini pre e gabimeve. Mund të jetë dashur pak kohë që të mësoni nga gabimet e kaluara, por do të jeni më të kujdesshëm se kujt i besoni në të ardhmen.

Akrepi

Gjeni mënyra për të bërë kompromis nëse partneri juaj nuk ndihet aq energjik apo entuziast sa jeni ju në lidhje me aktivitetet që keni zgjedhur të bëni së bashku. Nëse do të shijoni një të ardhme të lumtur me njëri-tjetrin, mund t'ju duhet të punoni për këtë marrëdhënie. Nevojat tuaja mund të duket se bien ndesh, por ju do të gjeni një mënyrë për ta zgjidhur këtë.

Shigjetari

Dikush në familje e ka zakon t`ju bëjë kërkesa të tepruara. Ka qenë një kohë kur ju ishit të lumtur t'i ndihmonit ata sepse ata vërtet kishin nevojë për ju. Tani ata janë mjaft të aftë t`i menaxhojnë vetë problemet dhe ju jeni gati t'i inkurajoni ata të vazhdojnë pa ndihmën tuaj.

Bricjapi

I zënë, i zënë, i zënë. Kjo është mënyra më e mirë për të përshkruar orët e para të ditës. Edhe nëse nuk jeni së bashku me njerëz ballë për ballë, komunikimet e vazhdueshme do t'ju mbajnë zgjuar. Ju mund të mos jeni në gjendje të vazhdoni me gjithçka që thuhet dhe gjithçka që po ndodh. Kjo mund t`ju bëjë të ndiheni të hutuar.

Ujori

Taksat, sigurimet dhe çështje të tjera financiare kanë nevojë për vëmendje. Ju nuk jeni në humor, por e dini që nuk mund ta injoroni këtë më gjatë. Ndjeni se një partner ose mik po ju fsheh diçka. Ekziston një tundim për të gërmuar më thellë dhe madje për të përgjuar aty ku dyshoni se po ju fshehin diçka.

Peshqit

Frika nga dikush që po largohet nga ju po ju bën të kapeni fort fort pas tij. Lirojeni dhe do shikoni që ky njeri do të dëshirojë të ikë në një drejtim tjetër. Bilanci është thelbësor në të gjitha marrëdhëniet. Ju natyrshëm dëshironi të mbroni ata që doni, por disa njerëz kanë nevojë për më shumë liri dhe pavarësi.