HOROSKOP

Horoskopi për datën 24 nëntor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 24 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Disa probleme që ju kanë irrituar kohët e fundit do të kapërcehen. Një person që ka qenë i ftohtë me ju tani është më i afrueshëm. Ju jeni shumë i zënë, por synoni të gjeni pak kohë për kënaqësi dhe argëtim me familjen tuaj.

Demi

Do të jetë një lehtësim për ju të arrini një qëllim, kur kjo gjë nuk ka qenë aspak e lehtë. Ju ndjeni se mund të relaksoheni dhe të arrini disa qëllime që ju është dashur t`i lini mënjanë. Një ndjenjë e re e besimit do t'ju bëjë të mendoni për një qasje të re ndaj jetës.

Binjakët

Ndihma për të zgjidhur problemet e një miku ju ka marrë shumë kohë. Ka çështje personale me të cilat duhet të merreni. Sapo të ndiheni më mirë edhe jeta juaj do të duket më e kënaqshme. Nëse dikush ju kërkon ndihmë tregojini se nuk mund ta ndihmoni më.

Gaforrja

Lloje të ndryshme rregullash janë mbivendosur dhe kjo po sjell komplikime. Po përpiqeni të vazhdoni jetën tuaj normalisht, por kjo nuk është e lehtë kur duhet t`i përmbaheni udhëzimeve të reja. Ju shpresoni të kaloni ca kohë me një mik që nuk e keni parë për një kohë të gjatë, por kjo gjë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Luani

Jeni të pasigurt për një punë që e keni pranuar tashmë. Po bëni më të mirën tuaj për të qëndruar pozitivë. Disa këshilla nga një koleg i vjetër do t'ju ndihmojnë të ecni përpara. Ju do të jeni mirënjohës për mbështetjen e tij.

Virgjëresha

Aktivitetet shtëpiake janë fokusi i vëmendjes tuaj. Ju po bëni plane për të kaluar në krye të çështjeve familjare. Do të befasoni ata që ju njohin mirë kur thoni se nuk jeni të mërzitur.

Peshorja

Kohët e fundit ju është dashur ta lini mënjanë një hobi për shkak të problemeve që keni pasur. Ju ishit gati të hiqni dorë nga një projekt. Por një mik i talentuar do t'ju sugjerojë se si mund t'i kapërceni çështjet që ju shqetësojnë. Tani që e dini se çfarë të bëni, mezi prisni t`i riktheheni sfidës.

Akrepi

Kjo është një kohë e mirë për të paguar borxhet e papaguara. Bëni një bilanc si fillim. Të paktën, do të dini saktësisht se ku qëndroni.

Shigjetari

Marrëdhëniet brenda familjes janë të tensionuara. Disa lajme të marra herët do të shkaktojnë debate dhe tensione në disa nga marrëdhëniet tuaja më të ngushta. Kjo çështje duhet të adresohet menjëherë ose mund të zvarritet për ca kohë duke shkaktuar shumë mërzitje dhe pakënaqësi. Mbrëmja do të jetë koha më e mirë që të uleni së bashku dhe të flisni për situatën.

Bricjapi

Më në fund do të merrni disa para të prapambetura. Kjo do të ndihmojë me faturat e papaguara që janë grumbulluar me shpejtësi. Ju mund të keni edhe ca para për të trajtuar veten me diçka të veçantë. Argëtohuni duke bërë pazar për veten tuaj. E meritoni.

Ujori

Keni qenë duke ndërtuar deri në këtë fazë jetën tuaj. Një ofertë ose mundësi mund të hapë rrugën për një fazë më progresive në jetën tuaj. Nuk ka qenë e lehtë deri më tani dhe as nuk po prisni që gjërat të jenë të thjeshta. Ju jeni gati të merreni me problemet kur ato shfaqen.

Peshqit

Ju keni përgjegjësi të rëndësishme që nuk mund të injorohen. Dikush i afërt do të ofrojë mbështetje të mjaftueshme morale për t'i dhënë besimit tuaj shtysën e nevojshme dhe çfarëdo shqetësimi që të keni,  sapo të filloni punën, do të zhduket.