Horoskop

Horoskopi për datën 24 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 24 prill nga Russell Grant

Dashi

Një projekt në grup do të jetë shumë zhgënjyes. Të gjithë janë duke luftuar për të qënë vetë të parët. Injorimi i njëri-tjetrit vetëm sa do ta përkeqësojë situatën. Zakonisht, ju dominoni dhe i çoni edhe të tjerët drejt fitores. Mbani një qëndrim më të ndrojtur dhe dëgjoni më shumë sesa flisni. Një punë fitimprurëse është drejt jush. Puna që përfshin produkte që janë të dobishme, do të sjellë më shumë para në llogarinë tuaj bankare. Në vend që të kopjoni modele të tjera, ju zhvilloni ide të freskëta që priten me padurim.

Demi

Punëdhënësi juaj i stresuar po bën shumë kërkesa. Është koha për të vendosur disa kufij të shëndetshëm. Nuk duhet të jeni gjithmonë në krye të detyrës. Të marrësh kohë edhe për të pushuar në mes të punës është thelbësore për shëndetin tuaj. Jini të sjellshëm, por të vendosur me kërkesat tuaja. Kjo është një kohë ideale për të provuar gjëra të reja, për të shtuar artikuj në veshjet tuaja ose të filluar një regjim ushqimor.

Binjakët

Ju nuk jeni impresionuar nga një mësues, trainer ose mentor. Idetë e tyre nuk përputhen me tuajat. Kur nisni një kurs studimi, ju kërkoni të merrni aftësi praktike që rrisin vlerën tuaj. Instruktori juaj ka përparësi të tjera. Trajtojeni procesin e të mësuarit si një praktikë shpirtërore. Sa më shumë njohuri të merrni, aq më e lehtë do të jetë të kuptoni veten. Papritur, ju do të merrni disa njohuri pse ide ose praktika të caktuara ju mbushin me frikë. Tejkalimi i këtij ankthi do të jetë çlirues.

Gaforrja

Dikush po shfaqet shumë i fortë drejt jush dhe kjo gjë nuk ju pëlqen. Jini të qartë se këto veprime janë të padëshiruara. Nëse duhet të paraqisni një raport zyrtar, bëjeni atë. Disa njerëz thjesht nuk mund të marrin mesazhe derisa ato të shkruhen me shkronja të mëdha.

Luani

Shtyrja e dikujt për t`ju bërë disa oferta  nuk do rezultojë me sukses. Bëjeni këtë punë vetë, edhe nëse kjo do të thotë të shtyni punët rutinë. Reputacioni juaj profesional është në rrezik. Falë aftësisë suaj për të krijuar një projekt të gjithanshëm, do të keni shumë promovim.  Nëse jeni pa punë një mundësi e jashtëzakonshme për të punuar në një mjedis artistik mund të vihet në dispozicion.

Virgjëresha

Trupit tuaj i duhet pushim. Në vend që ta shtyni veten të ushtroheni, shijoni një sy gjumë. Shkallëzoni programin tuaj dhe ndaloni së menduari për gjëra shqetësuese. Duke i dhënë vetes një pushim nga aktiviteti i vazhdueshëm dhe shqetësimi, vitaliteti juaj natyror do të rikthehet. Një ide e mrekullueshme për një libër do ju vijë ndërsa jeni duke pushuar. Pas disa ditësh duke reflektuar mbi këtë koncept, ju do të shkruani një kapitull të mrekullueshëm .

Peshorja

Një bllok krijues po ju çon drejt hutimit. Në vend që të përpiqeni të shpërtheni kthejeni vëmendjen tuaj ndaj detyrave. Frymëzimi do të vijë kur të jeni duke fshirë dyshemenë ose duke pastruar mobiljet. Paratë nga një trashëgimi, zgjidhje ligjore ose çek i familjes do të arrijnë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të blerë disa gjëra të bukura që kohët e fundit kanë dalë në treg.

Akrepi

Një mjedis stresues në shtëpi po dëmton shëndetin tuaj. Kur të ndryshoni ambient, ju do të keni një situatë më të mirë jetese. Kalimi në një vend të qetë ku mund të dëgjoni veten dhe të mendoni  është shumë i rëndësishëm. Partneri juaj romantik do të marrë një shpërblim të madh.  Përdorni disa nga këto para për të blerë një shtëpi pushimi. Vizitimi i rregullt i një vendi të rrethuar nga gjelbërimi do të jetë terapeutik.

Shigjetari

A jeni lodhur të grindeni për politikën? Gjeni mënyra për ta ndryshuar temën. Së shpejti, do të keni respekt për dikë me mendime fikse. Edhe pse nuk jeni dakord me idetë e tyre rreth ngjarjeve aktuale, do t'ju pëlqejë shija e tyre artistike. Të jetoni më egërsisht do t’ju japë një shans për të shijuar më shumë luks më vonë. Nuk ka asgjë të keqe për të jetuar një jetë konvencionale, të paktën për pak kohë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të paguar disa borxhe. Do të jetë një lehtësim për të arritur pavarësinë financiare.

Bricjapi

Paratë nuk do të zgjidhin problemet tuaja. Në vend që të përpiqeni të fitoni më shumë, relaksohuni dhe shijoni jetën tuaj. Ju mungojnë kënaqësitë e thjeshta si dreka me një mik, apo një shëtitje në park. Kur të ktheheni në këto aktivitete, do të tërhiqni prosperitet. Nëse jeni beqar së shpejti do të takoni dikë, sensi i humorit të të cilit ju bën të qeshni. Së bashku, ju mund të ndërtoni një jetë të rehatshme.

Ujori

Qëndrimi juaj i ngutshëm i bën të afërmit të pakënaqur. Ata nuk ndajnë të njëjtën dëshirë me ju për të qëndruar larg turmës. Miqtë dhe partneri juaj preferojnë të bashkohen me shoqërinë. Të jetosh sipas mënyrës tënde do të ndihesh i vetmuar në fillim, por më pas do të arrish të vlerësosh vetminë. Ndërsa ju jeni duke realizuar një qëllim të pazakontë, të gjithë të tjerët janë të zënë me punë rutinë. Mos u shqetësoni, ata do të duan të bashkohen me ju për një festë pasi të kaloni vijën e finishit.

Peshqit

Është shumë e vështirë të përpunohen dokumentet zyrtare, veçanërisht në këtë kohë. Pavarësisht sa herë ju telefononi dhe pyesni, gjërat mbeten të pazgjidhura. Kanalizoni energjinë tuaj në një drejtim më të dobishëm. Mos u frikësoni për një afat që po afron, gjithçka do të shkojë mirë. Mos harroni se universi është në anën tuaj. Duke besuar se gjithçka po funksionon në avantazhin tuaj, do të kapërceni një luftë të gjatë. Të tjerët mund të kenë histori jo të mira në situata të ngjashme me jo, por mbajeni një vesh të shurdhër ndaj tyre; ju jeni në një pozicion krejt ndryshe.