HOROSKOP

Horoskopi për datën 24 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 24 shtator nga Russell Grant

Dashi

Përfshihuni në rutina dhe projekte të reja. Ky është shansi juaj për të larguar mërzinë që ju ka mbajtur të burgosur. Metodat e reja do të funksionojnë më mirë sesa ato të vjetrat. Kjo do të jetë një surprizë për kolegët që ishin të vendosur se mënyrat e tyre nuk mund të përmirësoheshin. Jepuni atyre një shans për t`u përshtatur.

Demi

Vendosmëria është pika juaj e fortë, megjithatë jeni gati të hiqni dorë nga një punë që nuk shkon mirë. Çfarë po ju ndalon të kërkoni ndihmë? Ka shumë njerëz përreth që janë të gatshëm të japin ndihmë. Ndajeni si punën ashtu edhe lavdinë.

Binjakët

Një mik i pavendosur po mendohet rreth një propozimi që i keni bërë. Ndoshta do t'i duhet t'i kujtoni se jeni duke pritur për një përgjigje. Dërgojini një mesazh ose telefonojini dhe tregojini se nuk mund të prisni përgjithmonë.

Gaforrja

Mbështetja që u keni dhënë të tjerëve është e admirueshme, por duhet të kujdeseni më shumë për nevojat tuaja shëndetësore. Kjo përfshin nevojën për të bërë më shumë ushtrime. Edhe nëse nuk jeni tip sportiv, mund të habiteni nga sa kënaqësi do merrni nga palestra.

Luani

Një partner ka pikëpamje të kundërta me ju se si duhet të trajtohen financat e përbashkëta. Nëse doni të shpenzoni para në një projekt, por hasni në kundërshtime, jini të gatshëm të diskutoni. Fshihni irritimin tuaj, diskutoni qetësisht dhe do të arrini një kompromis.

Virgjëresha

Rrallë i merrni lehtë çështjet shëndetësore. Ka një arsye pse ndiheni të lodhur dhe nervoz. Kini kujdes ndaj simptomave dhe merrni kujdesin për të cilin keni nevojë. Kalimi i një kohe jashtë, në ajër të pastër, do të jetë terapeutik. Mos u ndjeni fajtor nëse vendosni të merrni një ditë pushimi nga puna.

Peshorja

Ju nuk jeni i vetmi njeri, jeta e të cilit ka të ngjarë të ndikohet nga zgjedhjet dhe vendimet që do merren sot. Nëse keni diçka për të vendosur, sigurohuni që të merrni parasysh pikëpamjet dhe ndjenjat e të tjerëve përpara se të lidhni një angazhim afatgjatë. Do të doni të merrni një vendim të rëndësishëm dhe pa pendesë.

Akrepi

Emocionet janë bruto. Dikush ju ka lënduar dhe jeni zhgënjyer. Nuk jeni akoma gati ta falni, edhe nëse doni. E ardhmja e kësaj marrëdhënie është e pasigurt. Shmangni marrjen e një vendimi të madh kur nuk mund të mendoni qartë.

Shigjetari

Një projekt për të cilin keni qenë të ngazëllyer nuk vlen njësoj tani. Keni pritur aq gjatë për këtë moment sa duket se e keni humbur interesin. Ju nuk guxoni t’u tregoni të tjerëve se si ndiheni në të vërtetë. Ata kanë bërë shumë përpjekje për këtë dhe ju nuk doni që të mendojnë se nuk e vlerësoni më këtë projekt.

Bricjapi

Puna e vështirë do t`ju shpërblehet më shpejt sesa mendoni. Ka punë me të cilat duhet të vazhdoni përpara. Nuk keni zgjidhje tjetër, pasi përgjegjësia është e juaja dhe vetëm e juaja. Kjo punë do të marrë shumë kohë dhe shpesh do jetë e mërzitshme, por do të sjellë përfitime.

Ujori

Do të ndiheni mirë gjatë momenteve argëtuese. Stimulimi intelektual është thelbësor për lumturinë tuaj. Të tjerët do të frymëzohen nga pasioni dhe entuziazmi juaj, por kur bëhet fjalë për para, rekomandohet një qasje më e kujdesshme. Do të ishte mirë t`i diskutonit planet me një partner dhe të shmangni blerjet impulsive.

Peshqit

Të veproni sipas një këshille që fqinji ju dha mund t'ju çojë drejt disa parave shtesë. Megjithëse nuk ju pëlqen të merrni para nga të tjerët, nëse dikush ofrohet t'ju paguajë për aftësitë tuaja krijuese, konsiderojeni seriozisht ofertën e tyre. Ky mund të jetë fillimi i një biznesi të vogël, fitimprurës.