Të mërkurën shmangni udhëtimet ose të paktën përpiquni të jeni sa më të kujdesshëm, duke iu bindur rregullave dhe duke treguar më shumë tolerancë. Nëse jeni prind sot, do t'ju duhet të kaloni kohë për biseda ose aktivitete që lidhen me fëmijën tuaj. Të mërkurën, vlerat tuaja morale do të vihen në provë kur merrni vendime të rëndësishme. Shmangni konfliktet që lidhen me interesat tuaja shtëpiake apo materiale, pasi e mërkura nuk do të favorizojë veprime të tilla.
Nëse keni lindur në shenjën e Dashit, Luanit ose Shigjetarit, të mërkurën ngjarjet do të jenë më dinamike dhe interesante, të shoqëruara me një optimizëm të madh dhe shpresë për zhvillimin e çështjeve tuaja personale apo publike. Aktiviteti juaj social do jetë shumë i lartë dhe kjo do jetë një arsye për të marrë më shumë informacion. E mërkura sjell disa tensione në marrëdhëniet tuaja të dashurisë, të cilat do të kalojnë shpejt nëse tregoni më shumë mirëkuptim në fjalët dhe veprimet e partnerit tuaj. Nëse keni lindur në shenjën e Dashit, sot do të keni më shumë detyra ose punë. Nëse keni lindur në shenjën e Luanit, të mërkurën do të përfshiheni në afera që mund t'ju lidhin me njerëz të panjohur. Të mërkurën, të lindurit në shenjën e Shigjetarit do të jenë emocionalisht të paparashikueshëm dhe jo të kujdesshëm, nuk do kuptojnë apo tolerojnë mendimet apo dëshirat e të tjerëve.
Nëse keni lindur në shenjën e Demit, Virgjëreshës ose Bricjapit, të mërkurën do t'ju duhet patjetër një organizim më i madh dhe më i përgjegjshëm i punëve dhe angazhimeve që do të keni. Kjo nuk është një ditë që do të kërkojë nxitim në veprimet tuaja. Përkundrazi! Gjithçka do të duhet të jetë e menduar mirë dhe nëse ndjeni ndonjë pasiguri, do të jetë mirë që vendimet apo veprimet tuaja t’i lini për nesër, ose për pjesën tjetër të javës. Nëse keni lindur në shenjën e Demit, çështjet tuaja financiare do të kërkojnë vëmendjen më të madhe të mërkurën, veçanërisht ato që lidhen me zgjidhjen e ndonjë problemi apo vështirësie. Nëse keni lindur nën shenjën e Virgjëreshës, e mërkura vjen në jetën tuaj me disa ngjarje apo lajme të papritura, por ato do të shqetësojnë më tepër gjërat ose njerëzit që janë pranë jush. Nëse keni lindur nën shenjën e Bricjapit, në këtë ditë mos kini frikë të mbështeteni në intuitën tuaj dhe përvojën e jetës që keni grumbulluar deri më tani. Nëse duhet të udhëtoni, ju presin surpriza.
Nëse keni lindur në shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit, të mërkurën do të përjetoni emocione të këndshme në lidhje me miqtë ose të afërmit. Kjo do të jetë një ditë e favorshme për planifikimin e veprimeve të ardhshme bazuar në përvojën dhe njohuritë e akumuluara. Ngjarjet nga e kaluara e afërt do të ndikojnë në vendimet ose planet që lidhen me pronën që zotëroni. Nëse keni lindur nën shenjën e Binjakëve, keni një ditë interesante përpara, në të cilën do të mund t'i siguroni vetes përvoja të këndshme. E mërkura mund të ketë një ndikim të mirë në jetën tuaj të dashurisë nëse jeni gati të vendosni më shumë pasion në marrëdhënien tuaj. Nëse keni lindur në shenjën e Peshores, mos krijoni stres dhe shqetësime për veten tuaj sot. Nuk jeni në formën tuaj më të mirë, ndaj shmangni çdo lloj përpjekjeje. Nëse keni lindur në shenjën e Ujorit, sot do t'ju duhet t'i kushtoni vëmendje dokumenteve të rëndësishme që do të kërkojnë disa shpenzime parash ose do t'ju sigurojnë disa të ardhura.
Nëse keni lindur në shenjën e Gaforres, Akrepit apo Peshqve, e mërkura nuk do të jetë një ditë e lehtë për t'u përjetuar, por gjithçka do të varet nga qëndrimi juaj paraprak dhe aftësia juaj për të kaluar me qetësi, durim dhe përulësi në momentet e vështira. Do të varet nga ju nëse do të bini në depresion apo do të përballeni me vështirësi financiare. Do të ketë shumë kërkesa dhe pritshmëri për ju këtë ditë dhe orari juaj do të jetë i mbingarkuar. Për të lindurit në shenjën e Gaforres, shumica e detyrave në familje mund të kërkojnë një vëmendje më serioze gjatë kryerjes së secilës prej tyre. Nëse keni lindur në shenjën e Akrepit, të mërkurën do të jeni shumë më të tensionuar për shkak të dinamikës së ngjarjeve ose për shkak të angazhimit tuaj më të madh. Konfliktet do lindin lehtësisht dhe zhvillimi i tyre do të jetë në dëmin tuaj. Të lindurit në shenjën e Peshqve mund të ndihen shumë më të zënë me miqtë, të cilët do t'i kërkojnë për biseda apo takime të mërkurën.