HOROSKOP

Horoskopi për datën 25 mars nga Russell Grant

Horoskopi për datën 25 mars nga Russell Grant

Dashi

Ju jeni të lumtur edhe nëse nuk jeni në qendër të vëmendjes. Kushtojini më shumë rëndësi ëndrrave tuaja. Ato po ju kërkojnë të bëni një ndryshim në karrierë. Ndjekja e një linje pune më artistike është shumë e këshillueshme. Dikush me dëshirat tuaja nuk mund të jetë i lumtur në një fushë shumë tradicionale. Ju duhet hapësirë më inovative. Jepini vetes mundësinë të provoni diçka të re. Nuk do të pendoheni.

Demi

Imagjinata juaj po rrjedh lumë. Mos kini frikë të krijoni ide të guximshme. Njerëzit janë të habitur nga largimi juaj nga format tradicionale të të shprehurit. Në të kaluarën, ju keni pasur admirim për mënyrat e bërjes së gjërave. Përdorni pajisje hi-tech për të bërë art. Ndjekja e një kursi do të jetë e dobishme. Jo vetëm që do të zbuloni një talent për një teknikë krijuese të përparuar, por do të takoni disa njerëz që do ju stimulojnë. Ju do të bëheni miq të mirë. Ata do ta vlerësojnë sensin tuaj të humorit.

Binjakët

Do të merrni përgjegjësinë për një projekt të rëndësishëm në punë. Është mirë të dini se punëdhënësi juaj ka besim në aftësitë tuaja. Merrni kohën për të njohur secilin anëtar të ekipit. Duke treguar interes për dëshirat e tyre, ju do të fitoni respektin e tyre. Së shpejti, atmosfera do të duket sikur të jeni në një festë dhe jo në një zyrë. Të gjithë do të jenë të lumtur për të shkuar në punë, duke dhënë më të mirën e tyre. Rezultati do të jetë një punë e mirëfilltë që fiton disa çmime. Mos harroni të falënderoni ekipin tuaj për përkushtimin e tyre.

Gaforrja

Lidhja me fuqinë tuaj më të lartë ju jep një qasje të re në jetë. Pavarësisht sa para dhe dashuri keni, kjo nuk është e mjaftueshme për t'ju bërë të lumtur. Lloji i kënaqësisë që ju kërkoni vjen nga brenda. Kjo do të thotë se është e rëndësishme të kaloni kohë me aktivitete që ju frymëzojnë. Që përfshin gjëra që nga komunikimi me natyrën, vullnetarizmi për një organizatë bamirësie ose ndjekja e shërbimeve fetare. Mos u shqetësoni t’i shpjegoni nevojat tuaja shpirtërore tek njerëzit që tallen me besimet tuaja.

Luani

Një lidhje dashurie pasionante ju bën shumë të lumtur. Ju ndiheni shumë mirë kur jeni me dikë që i di dëshirat e tua fizike dhe i kupton nevojat e tua emocionale. Së bashku, ju mund të lëvizni malet. Pasi të keni shijuar disa çaste romantike, do të frymëzoheni të bashkëpunoni në një projekt krijues. Ka mundësi që të bëheni partnerë biznesi. Sigurimi i publikut me produkte dhe shërbime praktike do t'ju japë një kënaqësi të madhe. Veçanërisht do të kënaqeni duke krijuar njohje me klientët tuaj.

Virgjëresha

Karizma juaj tërheq admirues kudo që të shkoni. Nëse jeni në një lidhje, ky është momenti i shkëlqyer për të shkuar në një vend të izoluar me të dashurin tuaj. Të shijoni disa ditë romantike në det do të rrisë dëshirën seksuale. Kjo mund të jetë një nga periudhat më pasionante të gjithë vitit për ju. Nëse jeni beqar do të takoni një person të veçantë. Mos hezitoni të prezantoni veten ashtu siç jeni.

Peshorja

Shfrytëzoni një mundësi për të kapur një punë. Nëse jeni duke u përgatitur për të filluar një projekt, bëni një listë të gjithë materialeve të nevojshme që ju duhen. Të keni të gjitha furnizimet në dispozicionin tuaj është thelbësore. A po punoni me personel të shkurtuar? Filloni të intervistoni kandidatët për të shërbyer si staf mbështetës. Do të gjeni disa njerëz shumë të talentuar. Me pak trajnim ata do të punojnë mirë dhe do t'ju çlirojnë nga një stres i madh.

Akrepi

Idetë tuaja krijuese rrjedhin lirshëm. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të filluar një projekt artistik që ju bën të lumtur. Do të ketë një cilësi fantastike në punën tuaj që është mjaft bindëse. Ju po ofroni një shërbim të mirëpritur nga të gjithë. Mos u habitni nëse merrni disa komisione dhe ftesa nga fansat tuaj. Ata mezi presin të zotërojnë disa nga punët tuaja. Nëse i luani letrat tuaja ashtu si duhet, mund të hiqni dorë nga puna juaj e përditshme dhe t’i kushtoni gjithë kohën tuaj asaj që bëni më mirë.

Shigjetari

Ju jeni të vendosur ta bëni jetën e një të afërmi tuaj të sigurt dhe të rehatshme. Nëse kjo do të thotë të paguani mësime për piano për një fëmijë, të kujdeseni për një anëtar të moshuar të familjes ose të siguroni një shtëpi të rehatshme për një të afërm atëherë duhet që ta bëni. E rëndësishme është t'i bindeni instinkteve tuaja bujare. Kur ishit më i ri, mbase keni pasur dëshirë që dikush të tregojë kujdes dhe mirësi për ju. Ky është shansi juaj t'i jepni një ndihmë dikujt që po kalon kohë shqetësuese.

Bricjapi

Ju e kuptoni se çfarë po përjeton një i afërmi juaj ose një fqinj. Dërgimi i një mesazhi mbështetës dhe inkurajues do t'i ndihmojë ata të ndihen më mirë në një situatë të vështirë. Duket si një gjest i vogël për ju, por do të thotë shumë për ata. Gjithnjë e më shumë, ju këto kohë keni menduar për të kaluarën. Në vend që të mendoni për gabimet e së kaluarës, është më mirë që të falni veten. Pranimi i gabimeve do ju lejojë të realizoni një qëllim të dashur. Sa herë që bëni një gabim, shikojeni atë si një mësim.

Ujori

Kohët e fundit, ju keni qenë të zhytur në punë. Një udhëtim do të jetë terapeutik. Kjo ndërhyrje do t'ju lejojë të ktheni vëmendjen tuaj nga vetja. Në vend që të derdhni të gjithë energjinë tuaj për të fituar para dhe respekt, duhet të përqendroheni në kultivimin e lumturisë. Nuk ka rëndësi nëse kjo do të thotë të krijoni diçka, të studioni filozofi apo qoftë edhe të mësoni se si të fluturoni me aeroplan.

Peshqit

Besojini intuitës tuaj. Bashkimi në një grup do t'ju japë një dimensio të ri për jetën. Do të jetë një lehtësim të përziheni me njerëz që ndajnë ndjeshmërinë tuaj artistike. Së bashku, ju mund të krijoni gjëra të bukura. Realiteti asnjëherë nuk ka pasur ndonjë interes të madh për ju. Jeni shumë më të lumtur kur ndërtoni kështjella në ajër ose lundroni larg në një re të imagjinatës së pastër. Kërkoni ndihmë për një ide për një film, roman ose pikturë. Miqtë do të ofrojnë këshilla praktike se si ta realizoni këtë ëndërr.