HOROSKOP

Horoskopi për datën 26 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 26 maj nga Russell Grant

Dashi

Urdhrat që do u jepni njerëzve përreth do të krijojnë pakënaqësi. Kini më shumë respekt për dinjitetin e njerëzve. Vetëm se jeni mbikëqyrës i dikujt nuk ju jep të drejtë t'i trajtoni ata keq. Në të njëjtën mënyrë si silleni ju me ta ashtu do të sillen edhe ata me ju. Të bësh pushim nga puna do të jetë terapeutike. Kohët e fundit, ju keni punuar shumë dhe disa ditë pushim do ju bëjnë të rimbushni bateritë tuaja.

Demi

Jeni lodhur duke u marrë me një fanatik. Thuaji që nuk jeni më të gatshëm të dëgjoni pikëpamjet e tyre mbi fenë, politikën ose kulturën. Nëse ata ju injorojnë, ndërprisni marrëdhëniet me ta ose paraqisni një ankesë. Kalimi i kohës me miqtë tuaj do të sjellë kënaqësi tek ju. Ju argëtoheni duke diskutuar idetë që keni me njëri-tjetrin dhe ndiheni shumë mirë kur ato pranohen nga të gjithë. Filloni një kurs pikture, kënge ose dizajni. Ushtrimi i imagjinatës suaj sjell më të mirën tek ju.

Binjakët

Vështirësitë financiare të partnerit tuaj po krijojnë stres në marrëdhënien tuaj. Sjellja e vetme e personit që mund të kontrolloni është e juaja. Prandaj, duhet të bëni gjithçka që mundeni për t’u ndier më mirë në jetën tuaj. Hapni një llogari të veçantë bankare ose gjeni një burim tjetër të ardhurash. Një punë që keni dashur gjithmonë do të bëhet e mundur. Largoni frikën tuaj dhe aplikoni për atë vend pune. Të paguheni për të ushtruar imagjinatën tuaj do t'ju mbushë me gëzim.

Gaforrja

Mos lejoni që një partner biznesi ose romantik t'ju dominojë. Edhe pse vlerësoni ndihmën e tyre, ka disa vendime që dëshironi të merrni vetë. Këshillohet fuqishëm të bëni një shëtitje relaksuese përgjatë bregdetit. Të qenit afër ujit ju ndihmon të lidheni me anën tuaj shpirtërore. Disa vendime të mira do t’i merrni pasi të keni përfunduar këtë shëtitje. Bindjuni një impulsi për të takuar një mik, për të shkruar një këngë ose për të thyer një zakon të keq.

Luani

Gjendja juaj fizike është e shëndetshme. Kur nuk ndiheni mirë, kjo është për shkak se ju po hiqni dorë nga mirëqenia juaj. Në vend që të jetoni me dhembje duhet t’i shërbeni për mirë trupit tuaj. Bëni pak stërvitje dhe pushoni kur jeni të lodhur. Partneri juaj do të bëjë gjithccka për t'ju bërë të ndjeheni më mirë. Lërini ata të ju ndihmojnë nëse duan. Mbi të gjitha, lëri komplimentet dhe lavdërimet e tyre të ndikojnë pozitivisht tek ju.

Virgjëresha

Është bukur të braktisesh në kënaqësi, por kjo do t’i kthejë problemet e vogla në ato të mëdha. Njerëzit varen nga ju për të dhënë premtime. Nëse e merrni ditën e pushimit, do ta vendosni një koleg në një pozicion të sikletshëm. Pasi të plotësoni detyrat tuaja, ju mund të kaloni kohë me partnerin tuaj. Nëse jeni beqar do të takoni dikë të veçantë gjatë përpunimit të shkresave, duke dhënë disa materiale ose duke ndihmuar dikë të zhvendoset. Puna i hap rrugën dashurisë.

Peshorja

Nëse një i afërm po ju bezdis, ndaloni së rëni pre e lojërave të tyre të pushtetit. Kur nuk iu përgjigjeni provokimeve të tyre, ata do të kërkojnë dikë tjetër që ta bezdisin. Një dhimbje mund të qetësohet nga një terapi alternative shëruese. Pyetni një mik për një rekomandim se me kë mund të bisedoni për këshilla. Ata do t'ju drejtojnë te mjeku i duhur për ju. Ju do të vlerësoni punën e tyre.

Akrepi

Një argument me një të afërm ose një fqinj po ju çon në shpërqendrim. Sa më pak të përqendroheni në këtë mosmarrëveshje, aq më shpejt do të zgjidhet ajo. Kur nuk mund ta hiqni mendjen nga kjo mosmarrëveshje, bëni një listë të aspekteve pozitive që ky njeri ka. Një projekt arti është një tjetër tërheqje e mirëpritur. Lëreni imagjinatën tuaj të rrjedhë lirshëm.

Shigjetari

Jeni tunduar të paraqisni një padi kundër një biznesi që kreu një shkelje të vogël. Mendojeni dy herë para se ta bëni pasi kjo gjë do ju kushtojë kohë, para dhe energji. Ndryshoni fokusin tuaj. Aktivitetet në familje mund të qetësojnë nervat tuaja. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të përgatitur ushqime të mira ose planifikoni të mbillni një kopsht. Nëse jeni i vetmuar, ftoni miqtë për një bisedë në grup.

Bricjapi

Ju keni vështirësi të përputheni me normat e reja shoqërore. Kjo është një situatë e pazakontë për një tradicionalist si ju. Një projekt krijues shërben si një rrugë e shëndetshme për zhgënjime. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të zhvilluar një ide për një roman apo skenar me të cilin keni qenë duke punuar me vite. Pasi të vendosni disa ide në një letër, fjalët do të rrjedhin si një lum i fuqishëm.

Ujori

Një armik i fshehtë po shkakton probleme në punë. Nëse vazhdoni të keni probleme, mund të jetë për shkak se ky koleg po ju fajëson ju për gabimet e tij. Jini më proaktivë për llogaritjen e veprimeve tuaja. Autori i vërtetë do të zbulohet. Nëse po kërkoni një mënyrë të re për të fituar para, ju mund t’i fitoni duke shitur veprat tuaja artistike.

Peshqit

Jini respektues për të drejtat e të tjerëve. Sjellja juaj do të krijojë pakënaqësi mes jush dhe mikut tuaj. Rezistojini tundimit për të ndërhyrë në punët e tyre private. Magnetizmi juaj është i fuqishëm. Përdoreni atë për të joshur dikë që pëlqeni. Ju jeni të magjepsur nga sensi i tyre i humorit, ndërsa ata shijojnë imagjinatën tuaj të gjallë. Ftojini ata në një darkë tani që restorantet janë hapur dhe jepni këshilla për këtë lloj bashkëveprimi shoqëror.