HOROSKOP

Horoskopi për datën 26 nëntor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 26 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Lajmet në lidhje me një person ose çështje që ju ka shkaktuar shqetësime do t'ju bëjnë të merrni frymë me lehtësim. Do të jeni të kënaqur që do të jeni në të ndani shqetësimin tuaj. Kjo do t'i afrojë të gjithë së bashku.

Demi

Marrëveshjet e përbashkëta po ju shkaktojnë probleme. Nëse nuk i hidhni një sy tani do të përkeqësohen. Kohët ndryshojnë dhe njerëzit po ashtu. Pikat që keni rënë dakord në një çështje mund të mos zbatohen më. Duhet t`i zgjidhni ato para se të shkaktojnë shumë pakënaqësi në të ardhmen.

Binjakët

Ju mund të bëni disa sugjerime të shkëlqyera, kur dikush ju pyet për një çështje që i shqetëson. Para se të flisni, dëgjoni se çfarë po thonë dhe do ta kuptoni se ata nuk po kërkojnë ndihmë. Kjo është diçka që dëshirojnë ta trajtojnë vetë dhe çdo këshillë që do t`i jepni do e marrin si kritikë.

Gaforrja

Të kaloni ca kohë jashtë do të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet për t`u ndjerë më mirë. Nëse jeni beqare një romancë e re është gati të dalë në skenë dhe kjo mund të jetë pjesë e një ndryshimi të përgjithshëm që po kaloni. Nuk do t'ju duhet shumë kohë për të realizuar potencialet e kësaj marrëdhënieje.

Luani

Ju keni qenë shumë të ngazëllyer për projekte dhe aktivitete të reja dhe kjo ka bërë që të përfshiheni në shumë gjëra. Do të jetë e pamundur t'i kushtoni vëmendje të plotë çdo çështjeje. Gjëja më e arsyeshme që duhet bërë është të largoheni nga disa aktivitete në mënyrë që të përqendroheni në ato më të rëndësishme.

Virgjëresha

Kërkoni këshilla për një projekt që keni marrë përsipër. Ju dëshironi të merreni me gjithçka siç duhet, por duke shpenzuar shumë kohë për detajet, po humbni shumë kohë. Po mërziteni me veten sepse mendoni se puna juaj nuk është aq e mirë. Ju duhet të kërkoni ndihmë.

Peshorja

Ju pëlqen të keni shumë njerëz përreth jush dhe është e vështirë për ju të mos jeni në gjendje të takoheni me të gjithë miqtë tuaj. Jeta është plot përgjegjësi dhe kjo nuk është koha më e mirë për të filluar një romancë.

Akrepi

Mund të merrni një rol udhëheqës në një program mjedisor. Keni ndjerë gjithmonë një lidhje të fortë me botën natyrore dhe do të jetë shpërblyese të jepni një kontribut pozitiv në këtë kauzë të denjë. Ju gjithashtu po bëheni më të vetëdijshëm për njerëzit dhe gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju.

Shigjetari

Teprimi me ushqimin dhe alkoolin do të sjellë shumë dëm në shëndetin tuaj. Duhet të ushqehesh dhe të heqësh dorë nga ato ushqime që ju dëmtojnë. Organizoni një mbrëmje virtuale me miqtë dhe të dashurit tuaj, dhe bëjeni atë argëtuese.

Bricjapi

Mos i thoni vetes se nuk mund të menaxhoni gjithçka vetë. Dyshimi dhe mendimi negativ vetëm sa do ta përkeqësojnë një situatë të vështirë. Bëni një listë të gjërave që duhen bërë dhe kujtojini vetes se çfarë jeni duke arritur në të vërtetë.

Ujori

Gjithçka që po merrni nga familja dhe miqtë tuaj janë komentet dhe kritikat negative. Jeni tunduar të mbani disa ide për vete, sepse e dini që dikush nuk do të pajtohet me to. Nëse askush nuk është i interesuar në atë që ju doni të bëni, do të shkoni përpara pa mbështetjen e tyre.

Peshqit

Ju jeni duke marrë një vendim të rëndësishëm dhe nuk duhet të bëni një zgjidhje të gabuar. Vendoseni veten në vendin e të tjerëve dhe mendoni se si veprimet tuaja mund të ndikojnë tek ata përreth jush. Shikoni me kujdes të gjitha faktet dhe mos u nxitoni.