HOROSKOP

Horoskopi për datën 26 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 26 shtator nga Russell Grant

Dashi

Jeni gati për të besuar gjithçka që ju thuhet, kjo sepse nuk keni kohë të vërtetoni të gjitha ato që dëgjoni ose dëshironi të besoni se njerëzit janë të sinqertë me ju, por jo të gjithë janë ata që ju besoni. Jini të kujdesshëm, sa më i mirë të duket dikush aq më i kujdesshëm duhet të jeni.

Demi

Një ndryshim i ambientit do ju bëjë që të ndiheni shumë më mirë. Njerëzit që do të takoni përmes një projekti vullnetar do të bëhen miqtë tuaj më të mirë. Momentet e çmuara do të ndahen me dikë të veçantë. Ka shumë gjëra që duhen bërë për t'ju mbajtur aktiv dhe të okupuar.

Binjakët

Ju do ta filloni ditën me një lajm të mirë. Një angazhim afatgjatë po mbaron dhe ju mund të filloni të relaksoheni tani që e dini se së shpejti do të shijoni frytet e punës tuaj. Arritjet e një të afërmi do të jenë një justifikim i mirë për një festë të vogël.

Gaforrja

Rritja e shpenzimeve do të sjellë një nevojë për të rishikuar buxhetin e familjes. Anëtarët e tjerë do të gjejnë justifikime. Kjo gjë do të sjellë tendosje më të madhe financiare në të ardhmen.

Luani

Një dhuratë ose një fitore e vogël do t'ju befasojë. Para se ta ndani këtë lajm me të tjerët, mendoni se si mund t'i shfrytëzoni mirë këto para shtesë. Sigurohuni që të kurseni ca për një ditë më të keqe. Ndryshimet janë përpara, por ju keni pasur një shans për t'u përgatitur për këto.

Virgjëresha

Besojini intuitës tuaj. Nëse keni dyshime në lidhje me një marrëveshje për të cilën keni rënë dakord, nuk është vonë për t`u tërhequr. Nëse pendoheni që keni pranuar një ofertë nga dikush që vështirë se e njihnit, tregojini se keni ndryshuar mendje. Ata nuk do të jenë të lumtur, por duhet të respektojnë arsyen tuaj.

Peshorja

Respektoni dëshirat e një kolegu ose të afërmi kur ata kërkojnë më shumë kohë për të menduar për një çështje të rëndësishme. Çdo njeri ka të drejtë të dëgjojë veten. Jini të durueshëm. Kjo është diçka për të cilën duhet të vendoset si ekip.

Akrepi

Dikush do të fillojë t'ju bezdisë. Po përpiqeni t`i shpjegoni mendimet tuaja qartë, por duket se nuk po i kupton. Në vend që të vazhdoni me të njëjtën temë, kaloni në diçka tjetër. Kini parasysh që do të arrini atë që doni më shpejt nëse e fshihni acarimin tuaj. 

Shigjetari

Komunikimi me një mik apo të afërm që jeton larg do t'ju frymëzojë për të bërë plane udhëtimi. Ju keni shumë nevojë për një ndryshim të ambientit dhe sa më shpejt të mund të largoheni, aq më mirë do të jetë. Shoqëria e një të afërmi do t’ju ngrejë humorin.

Bricjapi

Diçka që do blini në një faqe ankandi në internet mund të mos jetë ashtu siç përshkruhet. Ju mund të ndiheni të zhgënjyer me këtë blerje dhe ky do të jetë një mësim që të jeni më të kujdesshëm për atë që blini në të ardhmen. Dikush do të tregojë një sekret, por nuk do të impresionoheni.

Ujori

Mbajini fuqitë nëse keni disa plane madhore për të transformuar mjedisin tuaj. A ka të tjerë që jetojnë me ju ose punojnë me ju që gjithashtu duhet të thonë fjalën e tyre? Ky mund të mos jetë një vendim që ju ta merrni vetë. Nëse doni të bëni disa ndryshime, para së gjithash diskutoni idetë tuaja me ata që kanë rëndësi.

Peshqit

Po mendoni të filloni gjëra të reja? Duhet të mendoni për këtë dhe të merrni parasysh faktin se si vendimet tuaja mund të ndikojnë në të ardhmen. Dikush i afërt do t'ju cilësojë si të vështirë dhe pa humor, por kjo tregon faktin që keni disa punë serioze për të bërë.