HOROSKOP

Horoskopi për datën 26 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 26 tetor nga Russell Grant

Dashi

Jini të gatshëm të flisni me qetësi kur ndodh një ndryshim në lidhje me një çështje financiare ose biznesi. Informacioni i dobishëm mund të vijë nga një burim i papritur. Mos lejoni që thashethemet t'ju dekurajojnë ose t'ju mërzisin, pasi në to nuk ka asgjë të vërtetë. Një ftesë emocionuese do t'ju befasojë.

Demi

Një mik do të përpiqet t'ju tërheqë drejt një grindje financiare me një palë të tretë. Veproni me kujdes, ose më mirë, mos u përfshini. Do ta kuptoni kur do ketë probleme dhe duhet të tregoni kujdes. Largimi për disa ditë do t`ju mbushë me kënaqësi.

Binjakët

Inkurajoni një mik ose një të dashur që ka diçka në mendje, për ta ndarë me ju. Mund ta kuptoni që ata kanë nevojë të flasin dhe nuk duhen shumë përpjekje për t'i bindur që ta bëjnë këtë. Ju keni njohuri dhe informacion që do t'i ndihmojë shumë ata.

Gaforrja

Ndryshoni temën kur një mik dëshiron të dijë më shumë rreth punëve tuaja private. Bëni kujdes për punët tuaja personale, veçanërisht për financat. Ata mund të jenë të pafajshëm, por ju nuk doni të thoni asgjë për të cilën mund të pendoheni më vonë. Duhet të jeni të shkathët dhe t'i shmangeni pyetjeve të tyre pa i fyer.

Luani

Mos hezitoni të mbroni të drejtat e një personi tjetër. Nëse shikoni dikë që po përpiqet të shprehet, por s`po mundet, flisni në emër të tij. Ju e urreni të shikoni dikë që trajtohet padrejtësisht dhe jo vetëm që mbështetja juaj do të rrisë moralin e tij, por kjo do ta bëjë personin që po e shkakton problemin të kuptojë se nuk mund të sillet në këtë mënyrë me njerëzit.

Virgjëresha

Çështjet financiare kanë nevojë për vëmendje. Gjeni kohën për të kontrolluar faturat tuaja bankare, pasi e keni shtyrë këtë për shumë kohë këtë. Një pagesë nuk mund të neglizhohet. Nëse mendoni se është bërë një gabim, kontaktoni me autoritetet përkatëse.

Peshorja

Do të duhet kohë të mësohesh me ndryshimet në shtëpi, por përfundimisht do të duhet të jetosh në rutina të reja. Shkoni me rrjedhën pasi kjo mund të hapë rrugën për përmirësimin e kushteve të familjes. Ju mund të ndjeni dhimbje të vogla që nuk janë asgjë serioze, por gjithsesi ia vlen të merrni mendimin e një mjeku.

Akrepi

Filloni të planifikoni përmirësimin e shtëpisë tuaj ose të ri-organizoni vendin tuaj të punës. Ju nuk doni që e gjithë dita të zihet me një projekt të tillë. Shefi është mbështetur shumë tek ju për të zëvendësuar një koleg të munguar. Tani është koha e duhur për të rënë dakord për një marrëveshje më të mirë kur bëhet fjalë për kushtet e punës tuaj.

Shigjetari

Aktivitetet krijuese dhe artistike do të sjellin shpërblime në para. Ndryshimet në një miqësi ose marrëdhënie romantike do ju bëjnë të dyve më të lumtur dhe më të qetë. Dikush në familje do të bëjë një njoftim që do të heqë një merak nga mendja juaj. Komunikimet janë kryesisht pozitive.

Bricjapi

Një ekspert mund t'ju sugjerojë të rishikoni studimin e temës së diplomës. Ata shohin potencialin tuaj dhe ju jeni të interesuar, kështu që ja vlen t`i dëgjoni këshillat e tij. Ju keni shumë aftësi të specializuara që dikush dëshiron t'i mësojë.

Ujori

Miqësitë forcohen përmes ndarjes së interesave dhe aktiviteteve së bashku. Nëse jeni beqar dhe shpresoni të njiheni me dikë duhet të merrni iniciativën tani, para se ata ta humbin interesin. Dashuria ndihet në ajër. Nëse keni pasur dëshirë të dëgjoni disa fjalë nga dikush i veçantë në jetën tuaj, kjo mund të jetë dita juaj me fat.

Peshqit

Ju dhe partneri juaj duhet të merrni parasysh situatat individuale dhe të përbashkëta kur bëhet fjalë për financat. Nëse jeni duke lëvizur së bashku ose nëse dikush nga ju po kalon një ndryshim në karrierë, keni shumë gjëra për të marrë në konsideratë. Do të ishte më mirë t'i thoni gjërat me hollësi dhe më pas të mendoni për ato që keni diskutuar.