Horoskop

Horoskopi për datën 27 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 27 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Një qëndrim konservator ndaj biznesit do të dëmtojë aftësinë tuaj për të fituar para. Është koha për të marrë disa rreziqe, edhe nëse do të pësoni një humbje të rastësishme financiare. Do të jetë e nevojshme të kapërceni një pengesë përpara se të arrini një qëllim personal. Mbledhja e parave, zhvillimi më tej i nivelit tuaj arsimor ose marrja e një licence zyrtare janë ndër gjërat që duhet të bëni për të përparuar.

Demi

Nëse doni të shijoni një jetë personale të dobishme, duhet të ndaloni së shtypuri bindjet tuaja politike dhe shoqërore ndaj të tjerëve. Është mirë të diskutoni mbi këto tema me njerëz që ndajnë të njëjtat mendime. Do jetë e pamundur të hyni në një program që donit. Thjesht nuk është koha e duhur. Mos u dëshpëroni. Ende mund të zgjeroni njohuritë tuaja përmes leximit dhe mësimeve online.

Binjakët

Mosbërja e asnjë kompromisi e bën të vështirë për ju mbajtjen e marrëdhënieve të dashura. Mësoni të doni pa kushte. Kjo është thelbësore për lumturinë tuaj. Është koha për të braktisur një kauzë. Pavarësisht se sa fort e keni nxitur një mik të heqë dorë nga veprimet e tij, ai do të vazhdojë të përfshihet në sjellje toksike.

Gaforrja

A jeni i vendosur të ndiqni rrugën tuaj? Mendoni dy herë para se të përfshini dikë tjetër në këtë rrugë. Marrëdhënia juaj mund të dëmtohet përgjithmonë. Jepuni njerëzve hapësirë për të marrë vendimet e tyre. Një marrëdhënie e ngushtë kërkon shumë punë. Në vend që të derdhni energjinë tuaj në punë, merrni kohë nga orari juaj i ngarkuar për personin tuaj të preferuar. Bëni një vakt të shijshëm, shkoni në një ngjarje sportive ose shijoni së bashku një koncert.

Luani

Nëse një koleg nuk arrin objektivat, nuk është puna juaj. Lëreni punëdhënësin të merret me problemin. Nëse paaftësia e këtij njeriu ju ka shkaktuar ngarkesë në punë, kërkoni një ngritje. Është më mirë të hani një vakt ushqyes para se të merrni pjesë në një festë. Kështu nuk do të tundoheni ta teproni me pije kur stomaku është bosh.

Virgjëresha

Një dëshirë për të rrezikuar duhet të shtypet. Të jeni i sigurt që do të pësoni humbje të mëdha nëse ndërmerrni një rrezik emocional ose financiar. Punoni me një projekt krijues. Adresimi i një teme tabu do të jetë shumë argëtues. Nëse nuk po merrni lavdet dhe admirimin që dëshironi, qëndroni të qetë. Jepini vetes një shpërblim pasi keni punuar shumë në një projekt arti. Një veshje e re, aksesor ose simbol do t'ju mbushë me kënaqësi çdo herë që do e përdorni.

Peshorja

Mbingarkesa me ushqimin dhe pijet do të shkaktojë shqetësime. Praktikoni moderimin në gjithçka që bëni. Nëse po shkoni në një aheng a festë, hani një vakt ushqyes para se të shkoni. Kjo do t'ju mbajë jashtë tundimit. Sistemi juaj tretës është delikat; trajtojeni në përputhje me rrethanat. Ndjenjat e tronditura janë një shenjë që ju duhet të ndryshoni drejtimin. Kur një marrëdhënie ose situatë nuk po funksionon, lëreni të shkojë. Mundësi më të mëdha dhe më të mira janë duke ardhur.

Akrepi

Jeni të padurueshëm për të gjetur një vend pune. Punoni diku tjetër derisa të vijë puna ideale. nUk keni pse krijoni boshllëk në financat tuaja. Këshillohet përparimi në një fushë që rritet me shpejtësi. Regjistrohuni në një program akademik sa më shpejt që të jetë e mundur. Para se të merrni një vendim të rëndësishëm, bisedoni me zemër të hapur. Mund të zbuloni se planet tuaja nuk janë aq pozitive për disa njerëz afër jush. Jini të gatshëm për kompromis.

Shigjetari

Kur jeni në dyshim, gjithmonë dëgjoni zemrën tuaj. Nuk do t'ju çojë kurrë drjet gabimeve. Vetë-dyshimi mund t’ju ndalojë të provoni diçka të re. Lëreni partnerin tuaj romantik t'ju prezantojë me një kuzhinë ekzotike, hobi të ndryshëm ose aktivitet krijues, të pazakontë. Falë inkurajimit të tij, do të zbuloni diçka që ju sjell kënaqësi të madhe.

Bricjapi

Një natyrë impulsive si e juaja do t'ju sjellë shqetësime me të afërmit. Familja juaj nuk dëshiron që rutina e saj të prishet. Ju jeni të vendosur të ndiqni një mënyrë jetese tjetër. Këto dëshira të ndryshme do të krijojnë një grindje të madhe në familje. Varet nga ju që të kërkoni një falje dhe të bëni paqe. Një marrëveshje biznesi nuk do të jetë zyrtare derisa të dy palët të nënshkruajnë. Para se të shpenzoni disa para, prisni që kjo marrëveshje të jetë zyrtare.

Ujori

Kujdes nga të qenurit tepër i dhembshur, për të mirën tuaj. Dikush që e ka vërejtur zemrën tuaj të butë, do t`ju kërkojë një borxh. Nëse i jepni para këtij manipuluesi, nuk do t`i shihni më kurrë, as paratë dhe as atë. Pasi të gjeni provat e mashtrimit të tij, do të zemëroheni. Dikush ka marrë meritat e punës tuaj. Sa më shpejt t’i jepni fund kësaj situate, aq më mirë. Kurdoherë që të paraqisni një projekt, sigurohuni që emri juaj të shfaqet dukshëm në të. Dërgimi i një emaili në grup do të largojë të gjitha dyshimet se kush e ka krijuar atë.

Peshqit

Ju nuk jeni shumë tolerant ndaj njerëzve që kanë ngecur në të kaluarën. Promovimi i besimeve progresive është bërë si obsesion për ju. Ju jeni të vendosur të krijoni një botë më të mirë për ju dhe gjeneratat e ardhshme. Formimi i një grupi politik kushtuar kauzës tuaj të preferuar do të jetë fuqizues. Të gjithë janë duke u mbështetur tek ju për të organizuar një mbledhje fondesh ose ribashkim. Ju thjesht nuk keni kohë për të bërë një punë kaq të jashtëzakonshme. Jini të sinqertë dhe mos u ndjeni fajtorë nëse ngjarja nuk realizohet kurrë.

*Horoskopi i Russell Grant u përshtat në shqip nga Fabjola Hije