HOROSKOP

Horoskopi për datën 28 korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 28 korrik nga Russell Grant

Dashi

Nuk ju pëlqen kur gjërat vijnë lehtësisht tek ju. Një sfidë ju bën të ndjeheni të ngazëllyer dhe të gjallë. Dikush po mban diçka të fshehtë dhe juve ju duket intriguese kjo gjë. Udhëtimi me një mik do të forcojë lidhjen midis jush. Nuk ka rëndësi se sa larg shkoni, kënaqësia do të vijë përmes një ndryshimi të peizazhit.

Demi

Siguria mund të gjendet brenda jush. Keni qenë në kërkim të sigurisë emocionale me një person tjetër. Është e vështirë të stabilizoni veten ndërkohë që fokusoheni tek ajo që mendojnë të tjerët. Gjithsesi një përkëdhelje e vogël do t'ju bëjë të ndjeheni mirë dhe mund t'ju rikthejë përsëri në ekuilibrin tuaj.

Binjakët

Mendohuni dy herë, ose edhe tre herë, përpara se të nisni një angazhim të madh. Pyeteni veten nëse me të vërtetë dëshironi të përfshiheni në një situatë ku ju duket sikur i keni duart të lidhura. Nëse bëni zgjedhjen e gabuar nuk do të fitoni shumë simpati nga një mik i ngushtë, këshillat e të cilit i keni injoruar gjithmonë.

Gaforrja

Mbajini emocionet nën kontroll. Mendohuni përpara se të flisni. Jini të kujdesshëm në lidhje me njerëzit që besoni. Dikush do të përpiqet t'ju mërzitë. Mos i kushtoni shumë rëndësi.

Luani

Nuk duhet të merrni përsipër vetë çdo gjë. Merrni kohë nga rutina juaj për të qenë i mirë me veten. E keni merituar një pushim. Një udhëtim për blerje do të jetë argëtues. Lejojeni partnerin t’ju përkëdhelë gjatë kësaj kohe të vështirë.

Virgjëresha

Rekomandohet një qasje e butë në të gjitha marrëdhëniet. Disa njerëz do të jenë shumë të ndjeshëm. Ajo që mund të mos e kuptoni është se fjalët tuaja mund të tingëllojnë kritike pa e kuptuar. Mirësjellja është një komponent kritik në vendin e punës. Dëgjimi i këshillave të një eksperti do t'ju shërbejë.

Peshorja

Njihuni mirë me një partner para se të merrni hapa seriozë. Mbani përgjegjësi për veprimet tuaja. Nëse pendoheni për një ndarje të kohëve të fundit, një pajtim nuk do të ndodhë. Mos shpresoni kot. Vetëm nëse e hidhni ju hapin e parë dhe zgjatni dorën për paqe.

Akrepi

Një projekt për përmirësimin e shtëpisë do t'ju japë një shans për të qenë krijues. Pavarësisht nëse jeni duke pikturuar, duke u marrë me kopshtin apo duke rregulluar një pjesë të mobiljeve, do të kënaqeni duke përdorur imagjinatën tuaj në çdo hap.

Shigjetari

Një angazhim i përbashkët po ju merr shumë kohë. Keni hyrë në këtë marrëveshje me dëshirë dhe keni mësuar shumë për veten tuaj nga përvojat që ju ka sjellë. Jeni gati për të vazhduar më tej.

Bricjapi

E pëlqeni dikë se është simpatik, i sinqert dhe i respektueshëm. Do të thotë shumë për ju të dini se ky njeri ju dëgjon deri në fund. Vazhdoni ta ndërtoni këtë marrëdhënie.

Ujori

Nuk keni dashur të ngatërroheni e bëni debate me asnjë, kjo është arsyeja pse keni marrë shumë angazhime kohët e fundit. Nuk ka qenë e lehtë, por ia keni dalë. Duhet të jeni krenar për veten tuaj. Duhet të bëni një pushim. Mos u ndjeni fajtor.

Peshqit

Këshillat dhe sugjerimet e një fqinji ia vlen t'i dëgjoni. Ju mund të jeni të habiteni nga interesi që dikush ka për ju. Përdorni bindjen tuaj për të marrë atë që dëshironi, në mënyrën më të bukur të mundshme.