HOROSKOP

Horoskopi për datën 28 korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 28 korrik nga Russell Grant

Dashi

Mund të duket sikur disa njerëz po interesohen më shumë seç duhet për jetën tuaj personale. Familja dhe miqtë tuaj mund të shqetësohen vërtet. Nuk është kurioziteti që i shtyn ata të vazhdojnë të pyesin për ju. Duan vërtet të dinë a jeni mirë. Për këtë arsye, jini të sjellshëm në përgjigjen që i jepni.

Demi

Edhe pse njerëzit e tjerë do të përpiqen t`ju ndihmojnë, një problem që rritet është diçka me të cilën mund të merreni vetëm ju. Ndiqni intuitën tuaj në zgjidhjen e tij. Një i afërm i vjetër në moshë vazhdon të përpiqet të ndikojë në të menduarin tuaj për një çështje që ka të ngjarë të ketë pasoja afatgjata.

Binjakët

Mund të jetë e vështirë të përcaktoni pse, por mund të jeni ndjerë pak keq për veten tuaj kohët e fundit. Mund të jenë të gjitha uljet dhe ngritjet që keni kaluar që ju kanë lodhur emocionalisht. Mos hezitoni të bëni një pushim.

Gaforrja

Nëse po ktheheni në punë pas një mungese të gjatë, një ofertë ose mundësi e papritur do ta bëjë ditën tuaj të duket tepër e ndritshme. Kolegët do t'ju tregojnë se sa i ka marrë malli për ju. Pas disa trazirave dhe konfuzionit, do të lehtësoheni kur jeta juaj t`i rikthehet normalitetit.

Luani

Kur shikoni mbrapa gjatë javëve ose muajve të fundit mund të habiteni nga sa keni arritur në të vërtetë. Ka disa gjëra që nuk i keni kuptuar kurrë se keni qenë të aftë t`i bënit. Keni bërë një përparim personal nga i cili keni frymëzuar edhe njerëz të tjerë.

Virgjëresha

Një partner do të jetë serioz në lidhje me përpjekjet e tij për të shtuar më shumë organizim në çështjet tuaja të përbashkëta financiare. Një mik i vjetër mund të shfaqet pa ju lajmëruar. Pamja e tij do t'ju befasojë plotësisht. Lajmet që ky njeri do sjellë do t'ju bëjnë të harroni çdo bezdi ose shqetësim fillestar.

Peshorja

Ju nuk doni të debatoni për disa çështje të caktuara. Keni nevojë që ata që janë afër jush të respektojnë vendimet tuaja. Jeni të etur të veproni sipas planeve që po bëni, por dikush nuk po ju merr seriozisht.

Akrepi

Komunikimet personale dhe të punës do të kenë një rezultat pozitiv. Do të merrni një përgjigje të favorshme për diçka që prisni. Puna në emër të një organizate bamirëse do të jetë veçanërisht e dobishme.

Shigjetari

Do të jetë e nevojshme së shpejti të analizohet një situatë që nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. Ju nuk jeni i vetmi që jeni kurioz të dini se çfarë, ku dhe pse të gjitha kanë shkuar keq. Ju do ta kuptoni se nesër mund të jetë një ditë e tensionuar dhe e hidhur. Rrëmuja e tepërt e trurit mund t’ju dëmtojë. Kaloni pak kohë të qetë sot duke rifituar energjinë tuaj.

Bricjapi

Një zgjedhje e ndërlikuar ju del përpara. Një ftesë për një mbledhje së bashku është një ftesë që e keni me dy mendje për ta pranuar. Njerëzit janë kuriozë dhe dikush që dëshiron të dijë ndonjë gjë më shumë, do t'ju pyesë në një mënyrë të drejtpërdrejtë. Ata presin një përgjigje të sinqertë.

Ujori

Ka gjëra që dëshironi t`i dini, por kurioziteti juaj mund të shkaktojë probleme në familje. Ndoshta duhet të filloni të mbani biseda diskrete me njerëzit edhe ndaj atyre njerëzve që i besoni. Ju keni kuptuar se diçka që po ndodh duhet të nxirret në shesh. Koha juaj do të vijë kur të tjerët të jenë gati t`ju dëgjojnë, por nuk ka ardhur akoma.

Peshqit

Miqtë janë në të njëjtën gjatësi vale dhe projektet e përbashkëta kanë filluar të kenë ritëm. Në padurimin tuaj, përpiquni të mos bëni shumë gjëra brenda një dite. Jeta familjare është harmonike dhe do të ndiheni më të ndritur dhe të lumtur sesa keni qenë për një kohë të gjatë.