HOROSKOP

Horoskopi për datën 28 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 28 shtator nga Russell Grant

Dashi

Idealet romantike përplasen me realitetin kur më në fund takoheni me dikë që keni takuar në internet. Tani që jeni takuar ballë përballë nuk është njësoj. Kishit menduar se së bashku bënit një çift të shkëlqyer, por nuk ka asnjë kimi mes jush. Është zhgënjyese, por nuk është fundi i botës.

Demi

Jeni duke bërë përparim me një detyrë të rëndësishme. Një koleg do të pranojë se po mëson shumë nga ju. Planet që po bëni me miqtë do t`ju injektojnë një shpërthim shtesë energjie. Kjo do t'i japë jetës suaj shoqërore nxitjen për të cilën kishit nevojë.

Binjakët

Përzierja në hallet e një miku ose fqinji mund të pengojë lirinë tuaj. Sapo të tregoni interes, ata do të presin që ju t`i zgjidhni. Mendohuni mirë para se të merrni përsipër ndonjë gjë që mund të kërkojë kohë. Sado të doni t`i ndihmoni të tjerët, nuk mund të bëni gjithçka për ta.

Gaforrja

Flisni me familjen për çështjet e shtëpisë. Ju dëshironi të krijoni rutina të reja sa më shpejt të jetë e mundur. Mund të keni pritur kundërshtime por do të befasoheni kur të merrni përgjigje entuziaste. Nëse keni marrë një vendim të gabuar, pranojeni. Keni të drejtë të tërhiqeni nga një angazhim, nëse nuk funksionon për ju.

Luani

Dikush që do takoni do të ketë të gjitha cilësitë që keni kërkuar tek një partner. Kjo ju entuziazmon dhe parashikoni që së bashku të keni një të ardhme të lumtur. Mos u tërhiqni nga intensiteti i emocioneve tuaja. Jepini vetes kohë për të zhvilluar këtë marrëdhënie. A jeni në një partneritet romantik? Një kënaqësi e veçantë do vijë së shpejti.

Virgjëresha

Propozimet e reja sjellin pabarazi të reja. Disa njerëz janë bujarë, disa më dorështrënguar. Disa janë optimistë, disa pesimistë dhe e gjithë kjo duhet të merret parasysh gjatë bërjes së rregullave të reja. Nëse keni të bëni me një grup të vogël do të jetë më e lehtë por në ekipe më të mëdha, do të ketë sfida njëra pas tjetrës.

Peshorja

Mund të pësoni një zhgënjim në një marrëdhënie. Dëshira juaj për shoqëri e për të mos qenë vetëm mund t'ju bëjë të mendoni se ju dhe një partner i ri përputheni shumë. Jepini kohë vetes ëpr të qenë të sigurt në atë që mendoni.

Akrepi

Ju nuk do ta dini kurrë nëse një ide do të funksionojë nëse nuk e provoni. Injoroni miqtë që po ju tregojnë se ndryshimet që do të bëni janë një marrëzi. Ju nuk mund të quheni të çmendur vetëm sepse do të provoni diçka të re dhe ndryshe. Shkoni përpara dhe argëtohuni.

Shigjetari

Një partner i kujdesshëm është nervoz kur përfshihet në planet tuaja aventuriere. Dashuria juaj për të ndërmarrë rreziqe mund të duket e frikshme për njerëzit që janë të kujdesshëm dhe metodikë. Ka diçka që vërtet dëshironi ta bëni dhe asgjë nuk do t'ju ndalojë.

Bricjapi

Ju kurrë nuk e keni parë veten si gjykues. Mund të habiteni nga sa gabim keni qenë në lidhje me dikë. Përshtypjet tuaja të para ju kanë çuar drejt një supozimi të gabuar. Tani që e dini këtë gabim do mendoheni mirë.

Ujori

Të gjitha shenjat sugjerojnë që një mik i ngushtë do t`ju thyejë zemrën. Do ta shihni se si një marrëdhënie do të përfundojë. E keni ditur gjithmonë që ky njeri nuk pranon këshilla. Është jeta e tij dhe nuk mund të bëni shumë për t'i shpëtuar nga zhgënjimit në të ardhmen.

Peshqit

Jeni lodhur nga kufizimet dhe uroni që të keni lirinë për të bërë atë që keni dashur. Ka shumë të tjerë në të njëjtën varkë. Partneri dhe familja juaj nuk do të jenë të lumtur nëse bëni ndryshime vetëm sepse keni nevojë për diçka ndryshe, veçanërisht nëse kjo u shkakton atyre ndonjë shqetësim.