HOROSKOP

Horoskopi për datën 29 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 29 shtator nga Russell Grant

Dashi

Mundësitë e reja për të zgjeruar përvojën tuaj duhet të merren seriozisht. Nëse largoheni, ato nuk do të jenë aty për ju në të ardhmen. Shfrytëzojeni shansin ndërsa ju ofrohet një punë e re, një kurs studimi ose një mundësi udhëtimi. Popullariteti juaj do të rritet përmes përfshirjes tuaj në punët e komunitetit.

Demi

Shefi juaj ose një koleg do ta bëjë të qartë se mbështetet në gjykimin tuaj të mirë. Është i lumtur t'jua lërë juve marrjen e disa vendimeve të rëndësishme. Kolegët vlerësojnë aftësitë dhe natyrën tuaj punëtore. Ju keni një reputacion të mirrë se mund ta kryeni punën pa asnjë zhurmë ose shqetësim.

Binjakët

Një partner i ri mund të mos jetë shumë bisndës dhe ju nuk jeni të sigurt nëse kjo marrëdhënie është e përshtatshme për ju. Duhet t`i jepni një shans pasi mund të rezultojnë krijues, romantikë dhe shumë argëtuese sapo t’i njihni siç duhet. Madje mund të pranojnë se as ata nuk ishin të sigurt me ju, por të dy do të jeni të kënaqur që keni zgjedhur njëri tjetrin.

Gaforrja

Ju jeni i ndjeshëm shumë këto kohë. Miqtë do të kuptojnë se duhet t'ju japin pak hapësirë dhe privatësi. Dikush që nuk ju kupton do të thotë diçka që do t`ju shkaktojë ndjenja të forta. Numëroni deri në dhjetë para se të reagoni. Një keqkuptim i vogël do të duket si një çështje madhore kur mos të ndiheni mirë.

Luani

Veprimet mund të flasin më shumë se fjalët, por jo gjatë gjithë kohës. Janë disa fjalë të veçanta që ju dëshironi t`i dëgjoni gjithmonë. Nuk ka rëndësi se sa dhurata ju blejnë ose çfarë bëjnë, ju keni nevojë për dikë që është aty për t`ju dëgjuar dhe mbështetur sa herë që keni nevojë.

Virgjëresha

Do të ishte marrëzi, të pranoni të merrni përsipër më shumë sesa mund të përballoni. Do të bëni atë që duhet të bëni nëse merrni një ritëm të ngadaltë dhe të qëndrueshëm.

Peshorja

Pavarësisht nga moti ju dëshironi të dilni jashtë ose të bëni diçka sportive. Edhe nëse nuk jeni shumë aktiv, një shëtitje e gjatë do t'ju bënte të ndiheshit më mirë. Përveç kësaj, të qenit në një mjedis tjetër do t'ju sjellë në kontakt me njerëz të rinj, disa prej të cilëve mund të bëhen miqtë tuaj më të mirë.

Akrepi

Diskutimet nuk ka të ngjarë të jenë paqësore kur ju dhe një partner të jeni në mosmarrëveshje të vazhdueshme. Mundohuni të mos reagoni më tepër seç duhet edhe nëse mendoni se provokimet janë të qëllimshme. Debatet mund të nxehen dhe diçka që po rregulloni së bashku mund të anulohet. Ju duhet të zgjidhni midis një rruge konflikti dhe harmonisë.

Shigjetari

Humori i qetë i një shoku ose një personi të dashur ka filluar t`ju shqetësojë. Ju gjithmonë keni preferuar ndershmërinë në marrëdhënie dhe e urreni kur ndjeni se dikush po ju fsheh diçka. Nëse nuk mund t'i bindni ata që të kenë besim tek ju, mund ta shihni këtë marrëdhënie duke u shkatërruar.

Bricjapi

Ju dhe një partner duhet të gjeni një mënyrë për t'u çlodhur dhe për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo marrëdhënie nuk do të zgjasë nëse ju ende ndiheni të bezdisur për një debat apo keqkuptim të fundit. Jini të sinqertë nëse mendoni se keni nevojë të flisni. Largimi nga vendet e njohura do t'ju lejojë të përqendroheni në atë që ka vërtet rëndësi.

Ujori

Shokët e punës vlerësojnë kontributet tuaja krijuese në një përpjekje në grup. Reagimet e tyre ngrenë besimin tuaj. Harmonia që keni brenda vetes do të ketë një efekt të madh në marrëdhëniet tuaja. Keni shumë energji për ta mbajtur jetën tuaj të dashurisë dinamike, argëtuese dhe plot ngjarje. Një mendim pozitiv do të tërheqë disa mundësi të mëdha.

Peshqit

Njerëzit po ju trajtojnë sikur pikëpamjet tuaja nuk janë të rëndësishme dhe nuk kanë rëndësi. Edhe pse rrallë e shtyni veten përpara, jeni i vendosur të thoni fjalën tuaj dhe duhet të dini se të tjerët po e dëgjojnë. Është koha që të gjithë të respektojnë pikëpamjet tuaja.