HOROSKOP

Horoskopi për datën 29 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 29 tetor nga Russell Grant

Dashi

Një ftesë do të tingëllojë emocionuese fillimisht, por pas saj do të ketë një motiv të fshehtë. Përgjigjuni në një mënyrë që ju jep mundësi për të ndryshuar mendjen tuaj.

Demi

Tani është një kohë e mirë për të parë llogaritë tuaja bankare për të përcaktuar saktësisht se ku jeni, financiarisht. Pasi ta bëni këtë, lini mënjanë paratë për të mbuluar shpenzimet e vogla dhe kjo do t'ju lejojë të paguani faturat më të rënda me lehtësinë më të madhe.

Binjakët

Diskutimet dhe takimet serioze janë në axhendën tuaj. Kjo do t'ju bëjë të ndiheni të tensionuar dhe nervoz. Sigurohuni që jeni të organizuar dhe besoni te vetja.

Gaforrja

Duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi gjërave që kanë nevojë për përmirësim. Në shtëpi, disa ndryshime të nevojshme nuk duhet të shtyhen më. Nëse keni probleme financiare, një i afërm bujar do ofrohet t'ju japë një hua.

Luani

Po bëni një përpjekje të madhe për të kënaqur ata që doni dhe po ia dilni. Do të kaloni kohë të lumtura me njerëzit tuaj të dashur. Një apel i madh për mbledhjen e fondeve do të tërheqë interesin tuaj.

Virgjëresha

Do të jetë e vështirë që familja juaj të bie dakord për një çështje ku ka shumë pikëpamje të ndryshme. Mund të mbeteni të lënduar nga fjalët e dikujt.

Peshorja

Keni patur disa plane që ju është dashur t’i ndëprisni për shkak të mungesës së parave. Në vendin e punës ka një atmosferë konkurruese. Por keni një shans të mirë për të pasur sukses në qëllimet tuaja.

Akrepi

Problemet familjare po ju shkaktojnë shumë shqetësime. Do të shkoni në një udhëtim dhe pavarësisht të gjithave, do të merrni më të mirën që mundeni nga gjithçka.

Shigjetari

Të marrësh një drejtim tjetër duket se është gjëja e duhur për të bërë. Sigurohuni që të mos anashkaloni detaje të vogla si marrja e dokumenteve të duhura.

Bricjapi

Një mik do t'ju japë disa ide të mira për të filluar një regjim të ri fitnesi. Kjo padyshim do të përfshijë një dietë. Do të jetë e vështirë t'i përmbaheni në javët e ardhshme.

Ujori

Njerëzit janë të interesuar të dinë se çfarë po planifikoni. Do t'ju bëhen pyetje që fshehin arsyen e vërtetë të interesimit të tyre. Për këtë arsye, maskoni qëllimet tuaja reale kur bëhet fjalë për çështje që janë të natyrës private.

Peshqit

Dëshironi të eksperimentoni. Injoroni kundërshtimet që ju bëjnë të tjerët. Nuk ka të keqe të lini punët dhe detyrat jo urgjente për një ditë tjetër. Dëshira për kënaqësi do t'ju çojë drejt mundësive të reja dhe më të guximshme.