HOROSKOP

Horoskopi për datën 3 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 3 gusht nga Russell Grant

Dashi

Të ecni së bashku me atë që të gjithë duan ose presin nga ju nuk do është zgjidhja e duhur. Ju keni mendimet dhe idetë tuaja dhe askush nuk do të ndikojë tek ju pa marrë parasysh sa shumë përpiqen. Edhe kur keni të bëni me njerëz me personalitete të fuqishme, nuk do të shkoni më tej nga sa keni ndërmend të shkoni.

Demi

Gjetja e gabimeve tek miqtë ose partneri do të shkaktojë tension në shumë marrëdhënie. Fjalët e tua do t`i marrin vesh të tjerët. Keqkuptimet në shtëpi mund të çojnë në ndryshimin e planeve për të cilat nuk do të jeni të lumtur. Për të shpëtuar veten nga mërzita dhe stresi, mendoni para se të flisni. Është e thjeshtë.

Binjakët

Është koha për t'u organizuar. Merruni me shkresa dhe hidhni ato që nuk ju duhen më. Nëse keni shumë punë, ndajini me familjarët. Ndarja e punëve do ta bëjë jetën tuaj më të këndshme.

Gaforrja

Dikush që do takoni në internet do ju magjepsë. Bisedat mes jush janë intriguese dhe gjithmonë doni të zbuloni më shumë. Pasi të takoheni personalisht, mund të përfshiheni në shumë gjëra interesante së bashku.

Luani

Ndryshimet e fundit e kanë kthyer botën tuaj përmbys. Ndihesh çuditërisht i pafuqishëm. Ju keni qenë vazhdimisht nën kontrollin e të tjerëve. Është koha për të marrë kontrollin. Refuzoni të lejoni që dikush t'ju tregojë se çfarë duhet të bëni. Filloni të merrni vendimet tuaja. Nëse shëroheni nga një sëmundje, çdo ditë do të forcoheni.

Virgjëresha

Ju jeni duke bërë shumë për njerëzit që e marrin natyrën tuaj si të mirëqenë. Herën tjetër që dikush kërkon një favor nga ju, mos pranoni. Ju as nuk duhet të jepni një arsye për ta bërë këtë. Në internet do takoni njerëz me interesa të përbashkëta. Përmes kësaj do të bëni miq të rinj.

Peshorja

Këmbëngulja dhe vendosmëria juaj do të befasojnë miqtë tuaj. Tani keni vendosur se çfarë doni të bëni, nuk do të lejoni që asgjë të pengojë rrugën tuaj. Kurajoja do t'ju mbajë të përqendruar në qëllimin tuaj. Kolegët admirojnë vendosmërinë tuaj për të përparuar. Puna juaj e vështirë do të shpërblehet.

Akrepi

Çështjet financiare kanë nevojë për vëmendje. Një faturë e përbashkët ka rënë në sy. Ju menduat që partneri juaj ishte kujdesur për këtë. Mosmarrëveshjet për paratë po ju dëmtojnë. Biseda me një menaxher do të jetë e dobishme. Një mik ka ide të çuditshme. Mos e ndiqni.

Shigjetari

Gjërat nuk po ndodhin shpejt për ju. Jeni lodhur duke ndjerë sikur jeta juaj është në pritje. Kënaquni duke imagjinuar si do jetë e ardhmja që dëshironi për veten tuaj. Nëse mund ta imagjinoni, mund të ndodhë. Nëse një marrëdhënie e dashur ka humbur shkëlqimin e saj, sugjeroni të punoni së bashku për një projekt krijues. Mund të ishte çuditërisht zbavitës.

Bricjapi

Jeni duke u mashtruar me detaje të bezdisshme. Ndaloni së punuari kaq shumë. Ju po e merrni gjithçka shumë seriozisht dhe keni harruar se si të relaksoheni. Keni kaluar shumë kohë vetëm dhe keni nevojë për një shoqëri. Tregoni një interes për atë që po bëjnë njerëzit përreth jush

Ujori

Jeni të vendosur të përfundoni një punë. Dikush do të pyesë veten nëse po përpiqeni ta shmangni. Ajo që ata nuk e kuptojnë është se ju jeni duke punuar shumë. Pasi të keni marrë përsipër punën tuaj, do të jeni të lumtur ta përmbushni.

Peshqit

Jeni të qartë për atë që dëshironi dhe për shkak të kësaj, pritshmëritë tuaja ka të ngjarë të përmbushen. Miqtë dhe familja mund të shohin se sa e rëndësishme është që të arrini një objektiv.