HOROSKOP

Horoskopi për datën 30 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 30 tetor nga Russell Grant

Dashi

Kjo ditë mund të rezervojë gjithçka për ju. Nëse një ofertë tingëllon si një ide e mirë, pranojeni. Aktiviteti social do të sjellë disa moment të bukura që do t'i mbani mend për një kohë të gjatë.

Demi

Herë pas here e keni të vështirë të kuptoni se çfarë kërkon me të vërtetë familja juaj ose partneri. Veprimet bien ndesh me fjalët e tyre dhe anasjelltas. Gjithçka që dëshironi është të vazhdoni përpjekjet tuaja për t’i bërë të lumtur, sepse kur ata janë të kënaqur, ju mund të relaksoheni.

Binjakët

Dikush mendon se di më shumë se ju. Ju nuk do të jeni dakord. Debati do të humbasë kohën tuaj. Mënyra për të fituar ndaj tij është të përdorni një metodë që ky person nuk është në dijeni.


Gaforrja

Qëllimet afatgjata që keni vendosur duhet të merren parasysh me kujdes. Pyetja më e madhe është: a mund t’i përballoni me sukses? Mund të keni nevojë të merrni një hua, por mos e teproni.

Luani

Mund t’ju duhet të mësoni aftësi të reja për të ecur përpara me një ambicie afatgjatë. Ju do të lulëzoni nën drejtimin e një mësuesi të talentuar që admiron talentin tuaj krijues. Jeni të vendosur të vazhdoni dhe të bëni më shumë me jetën tuaj.

Virgjëresha

Keni më shumë kohë për të përqendruar vëmendjen në projekte private. Edhe pse jeni të shqetësuar për një partner apo mik të ngushtë që duket se po kalon disa vështirësi, ata nuk janë ende gati të diskutojnë me ju. Respektoni nevojën e tyre për pak privatësi.

Peshorja

Do të keni konflikte nëse nuk ndani detyrat në familjen tuaj ose punë. Duhet më shumë përpjekje për të arritur synimet që keni vendosur, por do t’ja dilni.

Akrepi

Marrëdhënia juaj me një të afërm po bëhet e ndërlikuar. Në mënyrë intuitive ju mendoni se ata kanë nevojë për ndihmë, por nuk doni ta bëni të dukshme sikur po ndërhyni.

Shigjetari

Do të jetë zhgënjyese të zbuloni se personat që po punoni nuk janë të gatshëm ose të interesuar për t'ju dhënë më shumë nga koha e tyre. Ju mund të pyesni veten nëse ia vlen të vazhdoni. Dikush i ri që do t'i bashkohet ekipit do t'ju frymëzojë me idetë e tij të shkëlqyera.

Bricjapi

Një koleg po bëhet i padurueshëm dhe po bëhet gjithnjë e më e qartë se ju nuk do të punoni mirë së bashku. Të paktën brenda shtëpisë, familja juaj e kupton se sa e rëndësishme është për ju që ta kryeni punën siç duhet.

Ujori

Ju dhe një partner keni qenë aq të fokusuar në interesat tuaja individuale sa duket se keni harruar njëri-tjetrin. Bëni një përpjekje tani për të dalë nga një problem në marrëdhënie. Bëni diçka krejtësisht ndryshe për të shijuar jetën tuaj të dashurisë.

Peshqit

Përmbushja e detyrimeve për të cilat tani jeni penduar që keni marrë, do të sjellin reagimin më negativ tek ju. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe ta pranoni se keni nevojë të ngarkoni disa përgjegjësi te dikush tjetër.

Tiranapost.al