HOROSKOP

Horoskopi për datën 31 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 31 tetor nga Russell Grant

Dashi

Ju nuk jeni në humor për të përmbushur përgjegjësitë tuaja të zakonshme, por disa gjëra nuk mund të shmangen. Të takoheni me miqtë tuaj më të ngushtë do t'ju sjellë humor më të mirë. Historitë e një anëtari të familjes tuaj do të sjellin shumë të qeshura.

Demi

Jeni gati të veproni sipas një ideje emocionuese. Asgjë nuk do t'ju mbajë larg nga vënia në zbatim e këtij plani, as komentet negative të partnerit ose të një personi të dashur që nuk e miraton këtë ide tuajën të guximshme. Kundërshtimet e të tjerëve nxjerrin në pah më të mirën tuaj. Çështjet financiare po përmirësohen ngadalë.

Binjakët

Një mik apo partner i ri do t'ju bëjë një dhuratë dhe kjo do të jetë një surprizë e bukur. Nuk do të ketë vlerë të madhe monetare, por do të jetë një shenjë se sa ju vlerësojnë duke ju pasur në jetën e tyre. Kjo është ajo që keni kërkuar gjithmonë nga një marrëdhënie.

Gaforrja

Pas një bisede të sinqertë, ju dhe partneri do të arrini të kuptoni dëshirat e njëri-tjetrit. Po afroheni shumë me dikë që është i veçantë për ju. Keni mjaft kohë për të bërë atë që dëshironi dhe të relaksoheni kur keni nevojë.

Luani

E keni shumë të lehtë të arrini qëllimet e karrierës tuaj dhe ato personale. Një shpërthim energjie do t'ju nxisë të përqendroheni në gjithçka që ju argëton, kënaq dhe frymëzon. Një punonjës i ri duhet të informohet për rregullat që janë në zyrë në mënyrë që të dijë se çfarë e pret dhe nuk të mos befasohet.

Virgjëresha

Një i afërm ose një fqinj do ju kontaktojë për një arsye specifike. Ai shpreson që ju të jepni përgjigjen për problemet dhe dilemat e tij. Megjithëse jeni të shqetësuar për një problem privat, do të kuptoni se të tjerët presin shumë nga ju për t'i ndihmuar.

Peshorja

Meqë jeni duke kaluar kohë jo të mira, nuk është koha të pranoni të takoheni me miqtë tuaj. Zhurma dhe aktiviteti do ju bëjnë të ndiheni të irrituar dhe do të dëshironi të jeni vetëm. Ndryshimet që do të vijnë së shpejti do të kenë nevojë që të jeni të qetë dhe të ndiheni mirë.

Akrepi

Jini të sinqertë në lidhje me mendimet dhe ndjenjat tuaja. Partneri do të dëshironte të dinte se çfarë po planifikoni për të ardhmen. Duke menduar për të kaluarën do të kuptoni se ajo që ishte e rëndësishme për ju atëherë, tani nuk ka më vlerë. Nuk do të jetë e lehtë t'ua shpjegoni këtë të tjerëve.

Shigjetari

Një bisedë e rastësishme do të japë përgjigjen për diçka që ju shqetëson prej një kohe të gjatë. Informacioni që merrni do t'ju nxisë të bëni edhe një hulumtim tuajin. Do të zbuloni të vërtetën në lidhje me një ngjarje të fundit që ju është mbajtur sekret.

Bricjapi

Një organizatë bamirësie do t'ju drejtohet për të marrë mbështetjen tuaj. Nëse kjo nuk është pjesë e planit tuaj për muajt në vazhdim, mos u ndjeni fajtor për ta refuzuar. Ju keni një reputacion për kryerjen e punës në mënyrë efikase dhe pa shumë bujë, por nuk mund të bëni gjithçka që ju kërkohet.

Ujori

Nuk donit ta gjenit veten në qendër të vëmendjes. Ka diçka që duhet t`u thoni të tjerëve që janë të etur të dëgjojnë pikëpamjet tuaja. Mund të habiteni nga fakti se sa njerëz ndajnë të njëjtat mendime me ju. Inkurajimi dhe mbështetja e tyre do t'ju bëjë më këmbëngulës dhe optimist.

Peshqit

Mund dhe duhet të bëni një shkëputje nga çdo gjë, por ka një numër të madh gjërash që kanë përparësi para se të filloni të mendoni për një kohë relaksi.