HOROSKOP

Horoskopi për datën 4 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 4 gusht nga Russell Grant

Dashi

Gjetja e gjërave për të zënë mendjen tuaj e mban shqetësimin larg. Të qenit krijues është thelbësore nëse nuk doni të mërziteni. Mendoni për mënyra për të krijuar një atmosferë argëtuese. Mund të tërhiqeni nga imagjinata juaj për të zbukuruar shtëpinë.

Demi

Shpërqendrimet në fillimin e ditës do t'ju ndalojnë të vazhdoni me planet tuaja kryesore. Ju keni krijuar një rutinë të rehatshme dhe nuk dëshironi që kjo të ndryshojë. Kjo gjë mund t`ju bëjë që të ankoheni pa marrë parasysh arsyen e këtyre ndryshimeve.

Binjakët

Ju nuk mund të pranoni justifikimet e një kolegu të vjetër për marrjen e vendimeve me të cilat shumë njerëz nuk do të pajtohen. Kur ata thonë se nuk kanë mundësi tjetër, mund të shihni një numër mundësish të tjera.

Gaforrja

Thashethemet janë në ajër; mos u përfshi. Jo të gjitha këto do të jenë pozitive dhe njerëzit do të përpiqen t'ju tërheqin drejt një bisede. Është e vështirë ta shmnagësh sidomos kur ju pëlqen njeriu që po bën thashetheme, por nuk ju pëlqejnë thashethemet. Mbajini qëndrim dhe ky njeri do të ndalet.

Luani

Një fqinj do të ofrojë zgjidhjen e një çështjeje që lidhet me familjen. Do të jeni të impresionuar dhe mirënjohës nga veprimet e tij.

Virgjëresha

Mund ta bëni një punë më interesante duke shkëmbyer ide me njerëzit me të cilët punoni. Ashtu si në një grup shoqëror, qoftë online ose në komunitetin tuaj, të gjithë duhet të kenë një kontribut në çështje të përbashkëta. Mos i mbani mendimet për vete.

Peshorja

Jeta po fillon të shkëlqejë. Po dilni nga rutina e mërzitshme. Pothuajse kishit hequr dorë nga shpresa për disa projekte. E ardhmja duket më e ndritshme dhe ndjeheni më pozitivë. Miqtë ju bëjnë të ndiheni mirë dhe ju ata gjithashtu.

Akrepi

Interesat e reja të punës do zhduken në të njëjtën kohë kur jeni të ftuar të bashkoheni me aktivitete të reja të kohës së lirë. Do të ndjeheni sikur gjithçka po ndodh shpejt. Sidoqoftë, nuk do të keni ndonjë problem të përshtatni gjithçka. Ndiheni mirë kur merreni me diçka të re.

Shigjetari

Ju duhet të jeni vigjilent dhe të mendoni më shumë në fusha të ndërlikuara të jetës tuaj. Ajo që dukej se ishte një marrëdhënie e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë, ka rezultuar një rrjet kompleks intrigash. Nuk jeni të sigurt nëse kjo është e përshtatshme për ju. Mos u ndjeni i detyruar të qëndroni në një situatë që ju bën të ndiheni të pakëndshëm.

Bricjapi

Keni kaluar një kohë të vështirë duke folur për problemet financiare. Ju punoni shumë për paratë tuaja, por shumica e të ardhurave tuaja janë gllabëruar nga shpenzimet e përditshme dhe larja e borxheve. Lajmi i mirë është se një ndryshim pozitiv është në horizont.

Ujori

Mendoni se një ndryshim është në ajër dhe nuk do të thoni që nuk jeni gati për këtë. Fillimet e reja mund të shënojnë një pikë kthese të rëndësishme në jetën tuaj. Kohët e fundit po ndjeni se disa gjëra ju kanë ikur nga duart. Tani ju jeni gati të merrni përsëri kontrollin e jetës tuaj.

Peshqit

Një projekt mund të shtyhet përsëri. Pasi të merrni në konsideratë udhëzimet e shëndetit dhe sigurisë, disa nuk do të jenë praktike ose të realizueshme. Njerëzit do të zhgënjehen nga kjo vonesë përfshirë edhe veten tuaj. Ju dëshironi që jeta të kthehet në normalitet, megjithëse është e vështirë të dini tani se si të përshkruani normalitetin.