HOROSKOP

Horoskopi për datën 4 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 4 maj nga Russell Grant

Dashi

Është e pabesueshme ajo që keni arritur deri më tani. Ajo që nuk doni të shihni është se i gjithë progresi juaj po mohohet. Progresi i vazhdueshëm varet nga shumë faktorë dhe nuk është koha e duhur për të ulur ritmin. Në vend që të caktoni data dhe afate, vazhdoni të ecni përpara me kujdes.

Demi

Ju dëshironi të ndihmoni një koleg të ri i cili po lufton me detyrat që i janë vendosur, por ata nuk do t'i vlerësojnë përpjekjet tuaja për t'i mbështetur. Ata duan ta menaxhojnë vetë të gjithë situatën. Ju duhet të shfrytëzoni sa më shumë kohën e lirë që keni për t'u përgatitur për një projekt që mezi po prisni ta filloni.

Binjakët

Një takim do t'ju vendosë në kontakt me dikë që është xheloz ndaj jush. Fjalët dhe veprimet e tij do ta bëjnë të qartë se si ndihet ky njeri kur është pranë jush. Duhet që të qëndroni të qetë në mënyrë që të mos bëni asnjë skenë të pahijshme në publik.

Gaforrja

Sapo planet për të ardhmen të jenë të qarta, ju do t`i zbatoni ato në një mënyrë që për të gjithë do të jetë më e lehtë për t'i kuptuar. Keni shumë pyetje që ju mundojnë dhe do të bëni më të mirën tuaj për t`i realizuar të gjitha përmes një plani të mirëmenduar. Vendimet nuk do të merren derisa shumica të bjerë dakord.

Luani

Dikush i afërt ka nevojë për kujdes dhe dashuri. Ju e kuptoni që përkrahja dhe dashuria juaj është e rëndësishme për këtë njeri dhe do ta bëni këtë një përparësi. Ju mund të merreni me çështje të tjera më vonë gjatë javës. Mos mendoni për thashethemet që dëgjoni këtë mbrëmje, do të ishte më mirë t`i harroje ato që ke dëgjuar.

Virgjëresha

Ju kënaqeni kur ndiheni të dobishëm dhe produktiv. Me kënaqësi do të merrni përsipër angazhime të reja nëse kjo ka të ngjarë të ndihmojë për të çuar përpara një projekt në grup. Kjo mund t’ju vërë përballë një kundërshtari të paepur. Edhe pse nuk e kishit pritur që dikush të ishte kaq konkurrues, sjellja e tij do t'ju bëjë më të vendosur për të fituar.

Peshorja

Ju nuk jeni në gjendje të paguani të gjitha faturat që duhet. Qëndroni të qetë dhe vendosni përparësi. Një mënyrë për të rritur të ardhurat tuaja mund të jetë blerja dhe shitja e artikujve të ndryshëm. Përdorimi i mirë i aparatit fotografik mund të prodhojë disa imazhe interesante që do të tërheqin disa blerës.

Akrepi

Natyra juaj punëtore del në pah sa herë që gjendeni në një situatë konkuruese. Ky është shansi juaj për të treguar të gjitha aftësitë dhe talentet tuaja. Ju po prisni të ndodhin vetëm gjëra pozitive dhe nuk do të zhgënjeheni nga ajo që do të ndodhë.

Shigjetari

Mund ta filloni ditën me humor të mirë, por deri në mesditë mund të mos ndiheni edhe aq mirë. Ju prireni të zhyteni në emocionet e njerëzve të tjerë dhe dikush i afërt nuk ndihet mirë. Përveç kësaj, duhet të merret një vendim serioz që do të donit ta injoronit, por nuk mundeni.

Bricjapi

Bëni atë që dëshironi, pasi plotësimi i tekave të të tjerëve do të jetë zhgënjyese. Disa njerëz nuk e kanë menduar siç duhet se ku mund t`i çojnë idetë e tyre dhe pasojat do të jenë jo të mira. Lërini të bëjnë atë që duan të bëjnë, ndërsa ju i përmbaheni qëllimeve tuaja.

Ujori

Jeni tunduar të pyesni një mik apo fqinj për atë që po ndodh në një marrëdhënie të caktuar. Mashtrimet e një çifti kanë filluar të zgjojnë kureshtjen tuaj. Meqenëse askush nuk e di me të vërtetë se si është situata, i gjithë diskutimi për këtë do të jetë rreth thashethemeve. Nuk është një ide e mirë.

Peshqit

Meqenëse ndiheni më të gjallë, do të jeni në gjendje të arrini gjithçka që nuk keni mundur ta arrini kohët e fundit. Ju keni disa ide të shkëlqyera për planet e së ardhmes që dëshironi t'i realizoni me familjen tuaj. Mbani shënim çdo mendim ose mund t'i harroni të gjitha kur gjërat e tjera t’ju shpërqendrojnë.