HOROSKOP

Horoskopi për datën 4 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 4 prill nga Russell Grant

Dashi

Ju nuk do të jeni në gjendje të injoroni plotësisht detyrat e ditës së sotme, por shpresoni të kapni aspektin social të jetës. Ju, partneri dhe bashkëshortët tuaj duket se jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse një problem shëndetësor po ju shqetëson, kërkoni ndihmë dhe pyesni për simptomat.

Demi

Një partner ose mik i ngushtë ka talente për të cilat nuk u kishit dhënë kurrë kredi. Eksperimentimi me hobi, ide dhe projekte tani jo vetëm që do të jetë argëtues, por do të dalë në pah një anë e papritur e partnerit tuaj. Kjo do t'ju zbavisë dhe do t'ju habisë.

Binjakët

Ju jeni shumë efikas dhe i organizuar dhe keni ndërmend të punoni sipas rregullave në çdo hap të rrugës. Ju nuk po humbni asnjë shans. Kujdes gabimet e të tjerëve mund t'ju shkaktojnë probleme gjithashtu.

Gaforrja

Një anëtar i familjes mund të bëjë shpenzimeve ekstravagante. Kjo do t'ju bezdisë, por në të njëjtën kohë ju mund të kuptoni se dëshira e tij duhet të plotësohet. Edhe nëse po përpiqeni të kurseni para, ata kanë mjaft të drejtë të shpenzojnë paratë e tyre. Mos u ankoni.

Luani

Të gjithë bëjnë gabime përfshirë shefin tuaj. Ju mund të keni një ndjenjë të fortë se një koleg i vjetër po merr një vendim të keq. Ju pyesni veten nëse duhet të thoni diçka, por meqenëse ata e kanë fjalën e fundit dhe gjithsesi është tepër vonë, mund të jetë më mirë t'i mbani këto mendime për vete.

Virgjëresha

Një mik apo partner do ta ndiejë se po i lini angazhimet me ta në momentin e fundit. Një mesazh urgjent dhe i papritur do t`ju ndryshojë planet tuaja. Meqenëse nuk do të keni kohë të shpjegoni gjithçka që po ndodh, kjo do të shkaktojë konfuzion.

Peshorja

Mbajini me kujdes informacionet bankare. Kini kujdes me shpenzimin e parave. Jini tepër të kujdesshëm në lidhje me ndarjen e informacionit personal në internet. Përdorni një mjet të besueshëm sigurie për të mbrojtur të dhënat tuaja.

Akrepi

Vëmendje speciale ndaj financave. Mund të jetë e nevojshme të merrni disa punë shtesë për të përfunduar një detyrë të veçantë. Sado që të harxhojë kohë kjo gjë, ju gjithmonë keni besuar se nëse ia vlen ta bëni një punë, ia vlen ta bëni mirë.

Shigjetari

Jeni pozitiv dhe optimist për të ardhmen. Diçka brenda jush po ju tregon se problemet tuaja janë lënë pas. Jeni më të përgatitur për të marrë parasysh disa ndryshime në shtëpi që më parë i keni hedhur poshtë pa u menduar dy herë. Kjo do ta kënaqë familjen tuaj.

Bricjapi

Ju kishit shpresuar të shijonit një kohë relaksuese me familjen tuaj. Por do keni disa angazhime që nuk mund t`i lini pas dore. Në anën tjetër, të paktën do të keni më pak gjëra për të bërë nesër.

Ujori

Do të jetë e vështirë ndonjëherë të kuptoni kur njerëzit e tjerë janë seriozë dhe kur po jua dredhin. Ose jeni shumë të ndjeshëm ose dikush thjesht dëshiron të bëjë shaka me gjithçka. Sido që të jetë, kjo mund t`ju hutojë. Për shkak të kësaj ju mund të preferoni të qëndroni pas skene.

Peshqit

Një projekt që mezi po e prisnit mund të mos shkojë vaj që në fillim. Disa plane do të duhet të shtyhen. Dikush do ta pranojë se nuk është në gjendje të marrë përgjegjësitë e duhura. Gjërat do të përmirësohen me kalimin e kohës.