HOROSKOP

Horoskopi për datën 5 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 5 gusht nga Russell Grant

Dashi

Kini kujdes në marrëveshjet afatgjata. Ende mund të ketë ndryshime mbi të cilat nuk keni kontroll dhe këto mund të shkaktojnë vonesa. Do të ishte më mirë të përcaktoni një seri qëllimesh afatshkurtra të cilat keni besim se mund t`i arrini. Kjo do t'ju japë një sens më të qartë drejtimi.

Demi

Sa më shumë të përshtateni, aq më e lehtë do të jetë të kapërceni sfidat në rrugën tuaj. Dikush do të kundërshtojë idetë tuaja. Do të gjeni një mënyrë për ta trajtuar kundërshtimin me lehtësi. Vendosmëria juaj për të pasur sukses do ta bëjë më të lehtë trajtimin e një situate të vështirë. Planet mund të ndryshojnë, por ju do të përshtateni.

Binjakët

Renditni çdo gjë që ka të bëjë me karrierën tuaj. Një ofertë e papritur do të vijë. Nëse e ndjeni se mund ta marrë dikush tjetër nëse hezitoni, pranojeni menjëherë. Një ndryshim i pasurisë financiare është i mundur. Vendosja e fitimeve shtesë në një llogari kursimi do t'ju ndihmojë të ndërtoni një të ardhme të sigurt.

Gaforrja

Nëse jeni duke u përpjekur të humbni në peshë, rritni nivelet e aktivitetit. Ushqimi i shëndetshëm do të forcojë energjinë tuaj dhe do të përmirësojë përqendrimin tuaj. Sigurohuni që të shtoni pak stërvitje në ditën tuaj. Një këndvështrim pozitiv gjithashtu do të ketë një ndikim të mirë në shëndetin tuaj.

Luani

Takimet në internet, përpjekjet e ekipit dhe punët e komunitetit ju sjellin përfshirje të reja dhe interesante. Ju pret një ditë e rëndësishme për sa i përket jetës tuaj në punë. Është një kohë e frytshme.

Virgjëresha

Një situatë do të kërkojë një mendim të shpejtë. Nëse dikush do t`i kishte bërë ballë gabimeve të tij, një problem mund të ishte shmangur. Do t'ju kërkohet të merrni përsipër përpjekjet amatore të njerëzve të tjerë. Do të duhet të ushtroni një shkallë të lartë disipline për të përfunduar një detyrë që të tjerët kanë hequr dorë.

Peshorja

Paratë nga një trashëgimi ose zgjidhje ligjore do vonohen. Keni dëgjuar një numër justifikimesh dhe keni humbur besimin te dikush. Konsultohuni me një ekspert ligjor dhe punësoni atë për t'ju ndihmuar të merrni para që janë me të drejtë tuajat. Zgjidhja e problemeve nuk do të jetë e lehtë sepse duhet të mbështeteni te njerëzit e tjerë që nuk janë të besueshëm.

Akrepi

Harmonia brenda shtëpisë është e brishtë në rastin më të mirë. Problemet kanë dalë prej një kohe të gjatë. Mund të ndjeheni të pa vlerësuar, por nuk është ide e mirë të protestoni me zë të lartë. Ekziston një shans që një i dashur të ndihet në të njëjtën mënyrë dhe thjesht nuk jeni në gjendje ta kuptoni njëri-tjetrin.

Shigjetari

Një mik apo koleg pa mend mund të bëjë disa komente të ashpra për ju. Nuk ka asnjë arsye pse të përpiqeni të ndryshoni sjelljen tuaj për t'i pëlqyer atyre ose kujtdo tjetër. Dikujt mund të mos i pëlqejë të dëgjojë të vërtetën, por ndershmëria është politika më e mirë. Injoroni ankesat e ndokujt për mënyrën se si i drejtoheni një pune që keni kryer me sukses më parë.

Bricjapi

Aktivitetet ju vënë në qendër të vëmendjes. Të gjitha komentet vlerësuese që vijnë drejt jush do të rritin besimin tuaj. Një raport i fuqishëm do të themelohet me dikë që do takoni gjatë punës tuaj. Do t`ju bëjnë disa sugjerime të dobishme se si mund të arrini një qëllim të dashur.

Ujori

Do të pranoni pasojat e mundshme të vendimeve të marra sot. Ju dhe një partner keni diskutuar pasojat e mundshme të një marrëveshje të përbashkët financiare. Jeni duke marrë një vendim të guximshëm, por të dy ndiheni mirë për këtë. Edhe pse ekzistojnë rreziqe, ekzistojnë edhe disa përfitime të mëdha. Besoni në dhuntitë e Universit.

Peshqit

Një marrëdhënie është rritur nga një moment në tjetrin. Keni arritur në pikën që nuk po i kontrolloni dot emocionet dhe e dini që kjo është e dëmshme.