HOROSKOP

Horoskopi për datën 5 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 5 janar nga Russell Grant

Dashi

Po diskutohen marrëveshjet e përbashkëta. Nëse të tjerët pajtohen me sugjerimet tuaja, kjo ndodh sepse ata vlerësojnë njohuritë, talentet dhe mendjemprehtësinë tuaj të biznesit. Kushdo që kundërshton dhe dëshiron një pjesë më të madhe të aksionit pa pasur asgjë për të ofruar, po kujdeset për interesat e veta. Një partner të cilit mund t'i besoni do të ketë ide që duhen marrë seriozisht.

Demi

Kushtojini vëmendje një marrëdhënieje të ngushtë dhe do të arrini të zgjidhni dallimet tuaja. Ju mund të keni vënë re tension mes jush dhe një partneri gjatë festimeve të fundit dhe tani është një moment i mirë për të vendosur prioritet për të zgjidhur atë që po ndodh mes jush. Sa më shpejt, aq më mirë.

Binjakët

Partneri juaj do të ndihet i pasigurt për planet tuaja kur kjo do t'ju vërë në kontakt me dikë që do të donit ta harronit. Do të jetë e rëndësishme për ju që të pastroni këtë anë të jetës suaj dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të takoheni me ish-in tuaj. Mundohuni të siguroni partnerin tuaj aktual se kjo nuk do të ndikojë aspak në marrëdhënien tuaj.

Gaforrja

Mendja juaj është te puna dhe përgjegjësitë kryesore. Nuk do t'ju shqetësojë nëse do t'ju duhet të bëni pak orë shtesë, por mund të shqetësojë partnerin ose një shok. Mundohuni ta shihni me sytë e tyrei.

Luani

Intuita juaj do t'ju shërbejë shumë, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve dhe ato financave. Nëse dikush është i çuditshëm, do të jeni natyrshëm dyshues. Çfarë po përpiqen të fshehin? Pse nuk janë të sinqertë me ju? Derisa të merrni përgjigjet që keni nevojë, nuk do bëni asnjë marrëveshje me ta.

Virgjëresha

Kthehuni tek dikush që ka njohuri ose përvojë në një fushë që ju bën paksa të hutuar. Ngurrimi juaj për të kërkuar ndihmë është sepse mendoni se do të gjykoheni si të paaftë për t'ia dalë mbanë. Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe sapo të veproni sipas këshillave të marra, do ta kapërceni këtë pengesë.

Peshorja

Në një çështje parash ose ligjore, ju keni një ndjenjë të mirë të asaj që është e arsyeshme dhe e duhura për ju dhe çfarë mund të shkaktojë probleme në të ardhmen. Mendërisht ju jeni në top formë. Nëse ka mospërputhje, do të jeni të vetëdijshëm dhe do të refuzoni të vendosni emrin tuaj për çdo gjë për të cilën nuk jeni të sigurt.

Akrepi

Mund të bëni me një festë ose të paktën të ndryshoni për disa orë ambientin. Mund të jetë për shkak të kënaqësisë së tepërt ose mund të jetë për shkak se keni qenë duke e tepruar me gjërat kohët e fundit. Keni marrë mbi supe më shumë punë nga sa mund ta përballoni.

Shigjetari

Shefi juaj ose dikush tjetër që është në një pozicion pushteti ka filluar t'ju marrë frymën. Sa më shumë të duket sikur po vëzhgojnë çdo lëvizje tuajën, aq më shumë do të acaroheni nga kjo gjë. Përfundimisht do t'ju duhet të thoni diçka pasi nuk jeni në gjendjen tuaj më të mirë kur punoni në një situatë kaq mbytëse.

Bricjapi

Jeni lodhur duke qenë gjithmonë të kujdesshëm dhe të ndjeshëm. Mund të gjeni më në fund kohën për t`u argëtuar e për të bërë gjërat që doni.. Kjo do të thotë reduktim i përgjegjësive, por gjithmonë është dikush që do të kujdeset për çështje praktike kur të jetë e nevojshme.

Ujori

Mund ta bëni me pak ndihmë një detyrë që ju ka ardhur si gjemb në këmbë. Ju mund të keni kërkuar ndihmë tashmë, por njerëzit duket se e kanë harruar këtë ose po e injorojnë. Askush nuk duhet të presë që ju ta bëni vetë gjjithçka. Sigurohuni që të tjerët ta kenë të qartë se kjo nuk është ndihmë, por e kanë për detyrë.

Peshqit

Bërja e planeve të dasmës ose organizimi i një feste romantike është në krye të axhendës. Nëse jeni beqarë dhe keni qenë të përfshirë në një lidhje dashurie të fshehtë, veproni me kujdes nëse nuk doni të ngjallni telashe ose xhelozi.