Horoskop

Horoskopi për datën 5 qershor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 5 qershor nga Russell Grant

Dashi

Disa besime që keni mbajtur për një kohë të gjatë do të duken të gabuara. Jini të ndërgjegjshëm dhe pranoni gabimet që keni bërë. Adoptimi i një këndvështrimi më të hapur do të ketë një efekt pozitiv dhe produktiv në të gjitha marrëdhëniet tuaja, veçanërisht tek ato me të afërmit. Një person do të cenojë privatësinë tuaj. Është koha për ta përballur këtë dëmtues në publik. Duke treguar se çfarë bën ky njeri, shumë njerëz të tjerë do të shpëtojnë.

Demi

Një burim i të ardhurave papritmas do të mbarojë, por nuk është fundi i botës. Kjo mund të shënojë  edhe fillimin e një faze shumë më të shëndetshme. Në vend që të mbështeteni te dikush tjetër për para, ju do të rritni pasurinë tuaj. Ndryshimi do të jetë fuqizues. Një mik i cili vepron si të kishte autoritet për gjithçka po ju lodh nervat. Është koha t'i tregoni se çfarë mendoni për këshillat e tij të padëshiruara. Derisa të vendosni kufij të shëndetshëm, kjo marrëdhënie do të vazhdojë të përkeqësohet.

Binjakët

Një partneritet i trazuar mund të marrë fund. Jeni gati të kaloni në gjëra më të mëdha dhe më të mira. Përqafoni lirinë tuaj dhe urojini këtij partneri gjithë të mirat. Këshillohet shumë një shëtitje e gjatë, e vetmuar. Punëdhënësi juaj po ju lodh. Mos u trembni për vendosjen e disa kufijve të shëndetshëm me shefin tuaj. Nëse jo, do të zemëroheni dhe do lodheni me kërkesat e tij. Keni të drejtë për të pasur një jetë personale. Asnjëherë mos e harroni këtë.

Gaforrja

Do të duhet të bëni disa rregullime në rutinën tuaj të përditshme për hir të shëndetit. Jetë i gatshëm të hiqni dorë nga një ushqim i preferuar që po ju shkakton shqetësime. Vendosja e një rutine qetësuese të gjumit dhe ushtrimet e rregullta do të forcojnë imunitetin tuaj. Hyrja në një debat rreth fesë ose politikës do të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Ju nuk do të konvertoni askënd; ju thjesht do t'i bëni ata më të bindur në mendimet e tyre.

Luani

Një kohë argëtimi dhe lojërash do të përfundojë. Edhe pse jeni i zhgënjyer për të mbyllur këtë kapitull, nuk ka asnjë arsye për të qenë i dëshpëruar. E ardhmja sjell disa ndryshime emocionuese. Një mundësi e pazakontë karriere do të bjerë në prehër, por ju duhet ta kërkoni atë. Rezistojini në dëshire për të blerë diçka. Edhe pse admironi dëshirën e dikujt për ta shitur këtë mall, nuk ju duhet ajo që po shet. Jini të sjellshëm, por të vendosur për të refuzuar sugjerimet e tij. Ju keni gjëra më të mira për të blerë me paratë tuaja.

Virgjëresha

Një çështje familjare po shkakton shumë stres. Është koha për të detyruar një të afërm të papërgjegjshëm të pranojë pasojat për sjelljen e tij. Nëse kjo nënkupton tërheqjen e mbështetjes financiare ndaj një djali ose vajze të rritur të varur nga ju, kjo është e parëndësishme. Nëse vazhdoni të lejoni që ky manipulues të ecë mbi ju, do të vuani. Ndaloni së ju nënshtruari një partneri romantik. Vendosni së pari lumturinë tuaj.

Peshorja

Kujdes nga harxhimi i kohës me vlerë duke bërë thashetheme me kolegët. Ka punë më të rëndësishme për të bërë. Nëse doni të tregoni disa histori, prisni pak. Gjëja e fundit që dëshironi, është që punëdhënësi juaj të formojë një mendim të keq për ju. Kjo nuk është një kohë e mirë për të nënshkruar një kontratë. Një marrëveshje detyruese do të jetë shkak për keqardhje. Është më mirë të ecni larg nga një marrëveshje e keqe dhe të qëndroni larg për një më të mirë. Duke mbajtur një qëndrim pozitiv, do të gjeni një klient i cili është shumë më mirënjohës.

Akrepi

Një blerje ekstravagante do të jetë shkak për keqardhje. Kini kujdes me shpenzimet. Një burim të ardhurash mund të vijë. Nëse kjo ndodh, bëni ca pushime. Jepini vetes lejen për të pushuar dhe për të shijuar kohën e lirë në maksimum.

Shigjetari

Një roli po i vjen fundi dhe kjo ju trishton. Jepini vetes ca kohë për t'u mërzitur, por mos u mbytni nga nostalgjia. Duke mbajtur një qëndrim optimist, do të gjeni një mundësi edhe më të dobishme për të ndarë gjërat e mira që keni me botën. Një i afërm i ngutshëm po ju nxit të ndiqni rrugën e tij. Megjithëse ju e vlerësoni interesin e tij, nuk doni ta ndiqni.

Bricjapi

Ndjenja e keqardhjes për veten tuaj do t'ju bëjë të humbni një mundësi të artë. Kur përballeni me një pengesë, trajtojeni atë si një korrigjim të drejtimit në vend të një dështimi. Në fund të fundit, ju jeni njeri. Kini dhembshuri ndaj të afërmve. Edhe pse nuk janë aq të aftë dhe të efektshëm sa ju, meritojnë të trajtohen me respekt. Modelojeni sjelljen tuaj sipas një mësuesi tolerant që keni admiruar gjithmonë.

Ujori

A jeni rritur i zhgënjyer me rrethin tuaj social? Bëni një pushim nga aksioni. Dilni nga mediat sociale dhe gjeni një ditë vetëm për veten. Anëtarësimi në një organizatë vullnetare do t'ju vërë në kontakt me njerëz që ndajnë të njëjtat vlera me ju. Puna për ta bërë botën një vend më të mirë do t'ju japë një dimension të ri për jetën. Do të jetë një lehtësim t`u shpëtoni pesimistëve.

Peshqit

Rruga juaj e karrierës do të marrë një kthesë të papritur. Është e mundur që dikush tjetër do të marrë një ngritje në detyrë që e dëshiruat ju. Ose kompania juaj mund të mbyllet, duke ju detyruar të kërkoni një pozicion tjetër. Pavarësisht se çfarë përfshin kjo trazirë profesionale, do të jetë e vështirë. Mos jini në panik. Kaloni disa momente duke imagjinuar veten në një punë shumë më të mirë.