HOROSKOP

Horoskopi për datën 5 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 5 shtator nga Russell Grant

Dashi

Aktivitetet në të cilat po merrni pjesë janë fizikisht kërkuese. Kjo mund t`ju bëjë që të kuptoni se sa përtac jeni bërë. Kjo do të ishte një kohë e mirë për të filluar një rutinë fitnesi. Bërja e ushtrimeve fizike dhe ngrënia e ushqimeve të shëndetshme do ketë shumë vlerë. Do t`ju rikthehet energjia. Bëni plane pozitive për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Demi

Ju nuk i dini detajet e një incidenti për të cilin të gjithë flasin. Dyshoni se ka më shumë thashetheme sesa fakte që tregohen. Shmangni spekulimet e pakonfirmuara në mediat sociale. Një i afërm do të lehtësojë çdo shqetësim që keni në lidhje me dikë që njihni e që mendoni se mund të jetë përfshirë.

Binjakët

Një shok që ju ka borxh para, po ju kërkon më shumë kohë për t’ju paguar. Nëse mbledhja e këtij borxhi do t'ju ndihmojë të paguani faturat tuaja, mos u ndjeni fajtorë duke ua kujtuar këtë hua. Mund t`u kujtoni se ka edhe rrugë ligjore. Besimi në njohuritë tuaja do të bëjë që kolegët dhe fqinjët t’ju respektojnë.

Gaforrja

Disa diskutime të gjalla dhe interesante do të zhvillohen në një forum në internet. Ka kaluar një kohë e gjatë që kur keni ndarë ide me njerëz. E shijoni ndarjen e ideve. Dikush po pret që ju të merrni një vendim të rëndësishëm. Sigurohuni që zgjedhja juaj do t'ju çojë përpara në një drejtim që është domethënës për ju.

Luani

Dëgjimi i një impulsi do të funksionojë shumë për ju. Besimi tek instiktet është thelbësor për lumturinë tuaj. Punët po funksionojnë aq mirë, sa kjo do t'ju japë më shumë kohë për argëtim. Veproni sipas disa ideve të frymëzuara dhe do të merrni më të mirën e mundëshme nga jeta.

Virgjëresha

Marrja e një oferte ose mundësie të papritur mund të thotë të lini dikë ose diçka prapa. Ju nuk do ta keni të lehtë ta bëni këtë gjë, por e dini që kjo është diçka që duhet bërë. Një punë e re ose pozicioni politik do të jetë shpërblyes. Fuqia juaj do të tërheqë vëmendjen për një çështje të rëndësishme.

Peshorja

Është koha që njerëzit të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Një kalim i detyrave nuk do të jetë mirë për shumë njerëz, por ju mund ta përdorni këtë si një mundësi për të hequr disa nga barrat që të tjerët ju kanë ngarkuar. Filloni të mendoni për veten tuaj.

Akrepi

Ju nuk doni të mendoni për të ardhmen dhe jeni gati të lini pas disa aspekte të vështira të së kaluarës. Gjithçka që dëshironi në këtë moment është të shfrytëzoni sa më shumë të tashmen. Nëse nuk keni kaluar shumë kohë me një të dashur për shkak të angazhimeve, tani është momenti ta kompensoni këtë.

Shigjetari

Ulni pritshmëritë tuaja dhe jini realist për gjërat për të cilat jeni të aftë. Mbajini ëndrrat nën kontroll. Mbajtja e një pamjeje realiste është ajo që nevojitet për të bërë përparim. Nëse shqetësoheni për shëndetin e një miku ose të afërmi, bëjuni një telefonatë dhe tregojini se po mendoni për të.

Bricjapi

Do të keni sukses në një përpjekje të përbashkët për shkak të vendosmërisë së plotë. Ju e dini që gjithçka ka të bëjë me përpjekjen dhe jeni të gatshëm të punoni për ta arritur. Të qenit i zënë do ta mbajë mendjen tuaj larg shqetësimeve financiare. Pasi të keni zgjidhur problemet me financat tuaja, do të keni një shans më të mirë për të përmirësuar një marrëdhënie të tensionuar.

Ujori

Në biznes nuk vlen mbi çdo gjë, por varet kush e kupton. Një mik me kontakte në industrinë e shitjes me pakicë mund t'ju ndihmojë të minimizoni kostot. Planet që ju dhe një partner jeni gati për të nisur duhet të japin rezultate pozitive shumë shpejt. Besojini asaj që ju tregojnë instinktet tuaja.

Peshqit

Njerëzit frymëzohen nga besimi dhe entuziazmi juaj. Ju keni aftësi mbresëlënëse. Mos u habitni nëse dikush ju kërkon të ndani ekspertizën tuaj me një grup. Meqë jeni kaq të popullarizuar, miqtë do të dëshirojnë t'ju prezantojnë me disa të njohur të tyre, pranoni.