HOROSKOP

Horoskopi për datën 6 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 6 gusht nga Russell Grant

Dashi

Flisni dhe tërhiqni vëmendjen për një situatë të padrejtë. Një koleg i vjetër është gjithë energji. Një atmosferë shtypëse mund të bëhet më e këndshme, por vetëm duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për një situatë të padrejtë. Ngrini zërin tuaj. Mos ua vini veshin thashethemeve që janë thënë në adresën tuaj. S`do t`ju pëlqejnë gjithsesi.

Demi

Jini të gatshëm të kuptoni mundësitë që hapen përreth jush. Një lajm i mirë do vijë për ju. Fati është në rrugën tuaj. Qëndrimi juaj pozitiv do të jetë ngjitës dhe lajmi i mirë për dikë do t'ju kënaqë.

Binjakët

Aftësia juaj për të vëzhguar dhe mbajtur shënime do t`ju shërbejë në një intervistë a provim. Me intelektin tuaj të mprehtë, ju mund të arrini gjithçka. Një seminar në internet do t'ju prezantojë me njerëz interesantë. Qëllimet tuaja po ndryshojnë dhe kjo nuk është gjë e keqe.

Gaforrja

Biseda me një mik do të çojë në një vëzhgim të rëndësishëm. Ju nuk e kishit kuptuar deri më tani se sa e parashikueshme është bërë jeta juaj. Dikush mund të sugjerojë diçka të re dhe do të ngazëlleheni drejt një sfide. Çdo përvojë e re do të jetë një mundësi mësimi.

Luani

Nuk ka rëndësi nëse jeni apo jo në humor, një çështje familjare ka nevojë për vëmendjen tuaj. Familjarët kërkojnë nga ju për t'i ndihmuar dhe duket se ju nuk keni zgjidhje tjetër. Në fund të fundit, ju thatë se nëse do t'ju kishin nevojë, do të ishit atje për ta. Mos e harroni këtë premtim.

Virgjëresha

Duhet të shprehni mendimet dhe ndjenjat dhe duhet të siguroheni që një partner po ju dëgjon. Mund të befasoheni nga përgjigja e tyre. Njerëzit ju kuptojnë më shumë sesa mendoni.

Peshorja

Një çështje e diskutueshme po shkakton tension rreth jush. Ju mund të shihni të gjitha anët e kësaj situate. Është e vështirë të japësh një mendim. Mund t'i inkurajoni të tjerët të respektojnë të gjitha këndvështrimet përpara se të merrni një vendim.

Akrepi

Disa njerëz mund të jenë këmbëngulës kur duan diçka nga ju. Një mik apo koleg ka nevojë për ndihmën ose këshillën tuaj dhe do të vazhdojnë të pyesë derisa të marrë vëmendjen tuaj. E vetmja mënyrë që ta përfundoni një punë është të vazhdoni të punoni pas skene, pra në hije.

Shigjetari

Një kurs studimi mund t'iu japë perspektivat e duhura të karrierës. Jeni të etur për të bërë një trajnim shtesë, por një numër faktorësh kanë shkaktuar ndryshime në vendin e punës. Biseda me një menaxher të vjetër do t'ju ndihmojë të eksploroni opsionet tuaja.

Bricjapi

Mbajtja e mendimeve tuaja për vete mund të duket si një ide e mirë por jo nëse heshtja juaj interpretohet në mënyrë të gabuar nga dikush. Një mik i ngushtë ose një i dashur mund t'ju akuzojë se jeni diskret. Kjo strategji nuk duket se po funksionon.

Ujori

Një mik apo koleg i moshuar do t'ju paralajmërojë për një mundësi për përparim. Ju mund të bëni me një ndryshim dhe ky është shansi juaj për të bërë diçka pozitive për të përmirësuar jetën tuaj. Studimi i diçkaje të re do t'ju përmirësojë perspektivën tuaj të punës. Një mbikëqyrës që vlerëson intelektin tuaj të mprehtë do t'ju ofrojë një promovim.

Peshqit

E dini se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të kënaqur një të afërm, sepse nuk ka rëndësi se çfarë bëni për ta, ata kurrë nuk janë të kënaqur. Nuk ia vlen të debatoni pasi ky person ka gjithmonë të drejtë dhe nuk është i interesuar për mendimin tuaj.