HOROSKOP

Horoskopi për datën 6 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 6 maj nga Russell Grant

Dashi

Dikush do t'ju pyesë se çfarë mendoni për sjelljen ose veprimet e një miku. Bëni shumë kujdes kur të shprehni mendimin tuaja. Mund të jetë më mirë ta mbani mendimin tuaj për vete dhe të jeni të sigurt se nuk do të thoni asgjë që mund të keqinterpretohet. Një koleg po përpiqet të marrë shumë detaje personale nga ju.

Demi

Keni nevojë për disa informacione dhe e dini nga kush mund t`i merrni. Është koha të rinovoni kontaktin me dikë, ndikimi i të cilit mund të jetë i dobishëm për ju. Sigurisht që nuk duhet të mendoni vetëm për veten tuaj. Nëse ka diçka që mund ta bëni për ta, bëjeni.

Binjakët

Dikush që është i fiksuar pas detajeve do të ketë më shumë pyetje sesa përgjigje. Ju do të preferoni ta lini një debat për një herë tjetër për të diskutuar të gjitha hollësitë. Gjithçka që dëshironi sot është një marrëveshje e përgjithshme për atë që duhet të jetë projekti juaj i ardhshëm.

Gaforrja

Sjellja juaj e qetë për shumicën e çështjeve do të ndihmojë që gjendja përreth jush të lehtësohet. Kur të kuptoni se dikush është i shqetësuar, do të dini se çfarë të thoni për t`i lehtësuar. Të jesh në gjendje të ofrosh një hua ose të bëni një pagesë për një të afërm i cili po kalon vështirësi financiare do t'ju bëjë të ndiheni mirë. Ju gjithmonë dëshironi të ndihmoni të tjerët.

Luani

Ju jeni lodhur duke dëgjuar një mik apo të afërm, i cili duket se nuk heq dorë nga e kaluara. Ju i dini të gjitha problemet që ata kanë kaluar. Shumë herë keni qenë atje për t'i ndihmuar të kapërcejnë vështirësitë. Jeni gati të lini të kaluarën pas.

Virgjëresha

Takimi me kolegë që ndajnë të njëjtin qëllim me ju, do ta bëjë një detyrë të vështirë, të bukur. Ju madje do të keni kohë në fund të ditës për të bërë diçka argëtuese. Kushtojini vëmendje bisedave që zhvillohen rreth jush dhe mund të dëgjoni për një mundësi interesante.

Peshorja

Kontrolloni dy herë gjithçka që bëni në mënyrë që të mos ketë vend për gabime pasi dikush po ju vëzhgon. Ata janë gati të reagojnë në momentin që bëhet një gabim. Një koleg do t'ju njoftojë se ata mendojnë se mund të bëjnë një punë më të mirë se ju. Përpjekjet tuaja janë të jashtëzakonshme, sepse po kujdeseni shumë.

Akrepi

Nuk të duhet një debat i nxehtë për të kuptuar që ti dhe një koleg nuk do të jeni kurrë në një mendje për çështje të caktuara. Në vend që të futeni në debate me njëri-tjetrin, bëni diçka tjetër. Nëse ktheheni pas në kohë do të kuptoni se ku keni gabuar dhe ku keni marrë vendime të drejta.

Shigjetari

Aktivitetet që zhvillohen në sfond do të jenë shpërblyese. Ju do të preferoni të qëndroni prapa skene edhe kur ju jepet një shans për të marrë një rol më të mirë. Ju po provoni një fushë të re që do të jetë interesante dhe intriguese. Partneri juaj do të shijojë një fat të mirë financiar dhe kjo do të ketë një ndikim pozitiv edhe në jetën tuaj.

Bricjapi

Merrni motivim nëse doni të bëni diçka për të shtuar interes shtesë në jetën tuaj. Ju dëshironi më shumë argëtim prandaj ndiqni instiktet tuaja dhe zgjidhni aktivitete që ka të ngjarë t'ju sjellin më shumë lumturi. Jeta në shtëpi po përmirësohet për shkak të dëshirës tuaj për ta vendosur familjen në vend të parë.

Ujori

Ju synoni lart dhe prisni të realizoni një ëndërr të dashur. Pengesat do t'ju kthejnë përsëri me këmbë në tokë por mos u zhgënjeni, kjo nuk do të thotë që nuk do ta arrini qëllimin tuaj. Thjesht do të duhet pak më shumë nga sa ishte planifikuar për të arritur aty ku doje.

Peshqit

Ju keni pësuar disa zhgënjime në të kaluarën dhe kjo ju bën të shqetësoheni se planet e reja do të jenë të dështuara. Kjo mund të ndodhë, por ka edhe shumë mundësi të keni sukses. Largojeni ankthin tuaj. Shëtitja në ajër të pastër do ta bëjë shëndetin dhe mirëqenien tuaj më të mirë.