HOROSKOP

Horoskopi për datën 6 mars nga Russell Grant

Horoskopi për datën 6 mars nga Russell Grant

Dashi

Hiqni të gjitha ndalesat dhe tregoni se për çfarë jeni të aftë. Mos e shitni veten lirë nëse përpiqeni të bindni dikë që jeni të denjë për një punë, detyrë, mundësi ose përgjegjësi të re. Kini besim tek vetja dhe tek ajo që shpresoni.

Demi

Dikush afër jush është duke ju bërë komplimente. është radha juaj për një kënaqësi më tepër. Nëse ka diçka që e dëshironi me të vërtetë dhe nuk sjell rreziqe shëndetësore, pse ta mendoni dy herë?

Binjakët

Në një projekt shtëpiak, nëse ka vetëm një sasi të kufizuar të materialit në dispozicion, sigurohuni që asgjë të mos shkojë dëm. Planifikoni përpara se të veproni. Pakujdesia do t'ju bëjë nervoz dhe do të ishte turp të mërziteni kur mund t`i menaxhoni në fakt më mirë burimet tuaja.

Gaforrja

Ju e keni bërë gjithmonë një përparësi për ta bërë familjen tuaj të lumtur. Tani do jetë i afërmi juaj që do ju vijë në ndihmë. Pranojeni.

Luani

Pranoni ndihmë nga dikush që mbështet planet dhe idetë tuaja. Do të ketë rezistencë ndaj disa planeve. Jini gati të vazhdoni përpara. Nuk është koha për ta marrë diçka të mirëqenë. Për hir të shëndetit dhe mirëqenies suaj, përpiquni të shmangni situatat stresuese.

Virgjëresha

Jeni të fiksuar pas të qenit perfekt në gjithçka. Ky shqetësim e ngadalëson ecurinë. Ju po krahasoni përpjekjet tuaja me njerëzit e tjerë. Një mik praktik do t'ju ndihmojë të lehtësoni ankthet tuaja. Jeni po aq i mirë sa të tjerët.

Peshorja

Tregojini idetë tuaja tek shefi dhe kolegët tuaj të vjetër. Do të duket shumë punë e vështirë derisa të filloni me disa nga planet tuaja. Ju keni disa sugjerime të shkëlqyera se si të përmirësoni një projekt që ka shkaktuar tension në vendin e punës.

Akrepi

Frenoni emocionet tuaja kur dëgjoni ndonjë thashethem që aktualisht po ndodh përreth. Nuk ka asnjë të vërtetë në atë që dëgjon. Interesat e përbashkëta të parave kanë rëndësi dhe kanë nevojë për vëmendjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe kushdo tjetër që ka interes në këto çështje i keni shpjeguar plotësisht mendimet dhe ndjenjat tuaja njëri-tjetrit.

Shigjetari

Përvoja e kaluar do t'ju ndihmojë të përballoni një situatë të çuditshme dhe sfiduese. Sapo të kuptoni se keni kaluar diçka të ngjashme më parë, do të dini se çfarë të bëni. Kur krahasoni të kaluarën me të tashmen, do të jeni krenar për gjithçka që keni mësuar dhe sa larg keni arritur.

Bricjapi

Ju dëshironi që gjërat të lëvizin përsëri dhe të kthehen në normalitet. Disa aspekte të jetës suaj kanë qëndruar në vend numëro për një kohë të gjatë. Mund të merrni disa masa të reja.

Ujori

Ju keni çelësin për të zhbllokuar një problem zhgënjyes. Një koleg i vjetër do të sjellë më shumë komplikime në vëmendjen tuaj. Do të duket sikur po përballeni me sfida në fronte të shumëfishta, por nuk do të trembeni. Do të gjeni një mënyrë për të përballuar gjithçka që del në rrugën tuaj.

Peshqit

Kini kujdes kujt i besoni. Dikush do të duket se do të kënaqet duke e bërë dramë çdo situatë. Ka diçka që ju bezdis sa më shumë që mendoni për të, aq më keq do të duket se bëhet. Flisni me një mik i cili i ka të dy këmbët gjithnjë në tokë.