HOROSKOP

Horoskopi për datën 6 nëntor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 6 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Edhe pse gjërat po shkojnë mirë, duket se ka ende një konflikt mes dëshirave tuaja dhe nevojës për t`i mbajtur të tjerët të lumtur. Ju nuk jeni të kënaqur me përparimin që po bëni dhe mendoni se po i neglizhoni gjërat që ju sjellin gëzim, në favor të lumturisë së një shoku ose të një personi të dashur.

Demi

Ka aspekte të së shkuarës që nuk mund t'i harroni kurrë, por mund të mësoni të falni. Çështjet që dëshironi të injoroni vazhdojnë të shfaqen në kujtime dhe biseda. Një marrëdhënie premtuese mund të lëkundet për shkak të mohimit. A ju pengon e kaluara? Një mik i ndjeshëm mund t'ju ndihmojë të falni dhe të vazhdoni përpara.

Binjakët

Pjesëmarrja në një aktivitet grupi online ose pranimi i një ftese për një ngjarje në komunitet do t'ju japë mundësinë të shihni se çfarë i bën disa njerëz të dallojnë. Një i ri në familje është duke luftuar me shkollën. Ndihmojeni!

Gaforrja

Dikush që ka një pikëpamje pragmatike të jetës ka nevojë për një dorë ndihmë. Do të jeni të lumtur ta ndihmoni. Mirësia juaj do të fitojë respektin e tyre, por kini kujdes që të mos përfshiheni në aspektin romantik.

Luani

Një mik apo partner i ngushtë po kërkon të zgjerojë eksperiencat e tij. Mos u përpiqni t'i frenoni. Ata janë gati të kuptojnë se kanë aftësi dhe talente që ia vlen të zhvillohen. Kjo mund t'ju frymëzojë për të marrë një qasje më kreative ndaj planeve tuaja për të ardhmen.

Virgjëresha

Fondet do të jenë gati për një projekt përmirësimi të shtëpisë. Ky është shansi juaj për të zbukuruar ambientin tuaj. Një i ri mund të dështojë në një test apo ngjarje sportive, por të paktën ata e shfrytëzuan këtë mundësi dhe kjo është më e mira.

Peshorja

Një projekt vullnetar që keni nisur do t sigurojë mbështetjen financiare që i duhet. Pas një kohe të vështirë, mund të filloni të planifikoni për të ardhmen. Ndryshimet që ndodhin në komunitet do të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj dhe kjo do të thotë që ju mund të relaksoheni pak më shumë.

Akrepi

Mundësi të reja dhe prezantimi me njerëz të rinj janë shansi juaj për të mësuar më shumë veten. Një program trajnimi, arsimor ose studimi do t'ju lejojë të ndiqni një lëndë që do të jetë tepër interesante. Nuk ka asgjë më emocionuese sesa zgjerimi i horizontit tuaj.

Shigjetari

Nuk jeni të sigurt se çfarë drejtimi të ndiqni në vazhdim. Ajo që dini është se keni nevojë për një ndryshim dhe nuk mund të qëndroni në të njëjtin pozicion ose situatë për shumë më gjatë. Ju po shikoni opsione të ndryshme dhe po pyesni se cila mund t'ju sjellë më shumë lumturi.

Bricjapi

Keni pak kohë në dispozicion dhe duke qenë se nuk është në natyrën tuaj të jeni të lumtur duke mos bërë asgjë, mund t'i ofroni ndihmë dikujt që duket i rraskapitur dhe i frustruar. Një kohë e zhurmshme me disa të rinj do t'ju lodhë, por njëherësh do të krijoni kujtime të bukura.

Ujori

Keni një shans për të hyrë në një rreth të ri shoqëror ose për të ndryshuar rolet brenda kompanisë tuaj. Kjo do t'ju çonte në një departament të ri. Mendoni me kujdes përpara se të bëni një lëvizje, pasi do të preferoni të keni mbështetjen e njerëzve të njohur dhe miqve të besuar përreth jush.

Peshqit

Dikush do t'ju ofrojë ndihmë për të arritur qëllimet tuaja. Pranojeni menjëherë ndihmën e tyre. Nuk do të përsëritet më nëse i refuzoni. Një udhëtim për disa blerje do të jetë i suksesshëm. Do të gjeni gjithçka që ju nevojitet dhe shumë më tepër.