HOROSKOP

Horoskopi për datën 6 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 6 prill nga Russell Grant

Dashi

Dikush i afërt do ta bëjë të qartë se nuk është shumë dakord me idetë tuaja mbi ekonominë. Ju keni punuar shumë për këtë qëllim, prandaj mos i lejoni ata që të ndërhyjnë në planet tuaja. Koha do të provojë që ju keni bërë zgjedhjen e duhur. Qëllimi juaj kryesor është të keni më shumë kontroll mbi transaksionet financiare.

Demi

Dikush është aq i përqendruar ta shikojë një çështje vetëm nga një këndvështrim, sa nuk mund të shohi se ka anë të tjera të historisë. Është e natyrshme të keni shqetësime dhe varet nga ju që të përpiqeni t`i ndihmoni për t`u qetësuar. Provimi i metodave të reja dhe efektive do të jetë mënyra e duhur për të arritur këtë qëllim.

Binjakët

Janë shumë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje. Ju e kuptoni që është e rëndësishme të qëndroni të vëmendshëm ndaj gjithçkaje. Derisa të keni zgjidhur gjithçka ku jeni përfshirë, do të dëshironi të shmangni marrjen e angazhimeve të reja. Një përparim i jashtëzakonshëm është duke ndodhur ndërkohë që jeni vigjilent ndaj mundësive të reja.

Gaforrja

Një grup është në gjendje të mbledhë vullnetarë të të gjitha moshave dhe përvojave të cilët do të ndihmojnë për të bërë një ndryshim të madh në një projekt të komunitetit. Disa njerëz do të marrin role që nuk janë mësuar dhe do të jetë një befasi edhe për ta që janë të aftë të bashkojnë forcat me të tjerët.

Luani

Parashikohet një ditë tepër e zënë. Angazhimet ndaj njerëzve të tjerë do t'ju mbajnë plotësisht në lëvizje dhe pa asnjë moment të lirë. Ju duhet të jeni të sigurt që të mos i fshini ndjenjat që keni ndaj partnerit vetëm që të nxitoni për të bërë gjithçka që ju doni.

Virgjëresha

Dikush me të cilin jetoni ose punoni është jashtëzakonisht kokëfortë. Edhe pse ata duken shumë të vendosur të mos ju dëgjojnë, mos hiqni dorë nga rruga juaj për të pasur një qasje më të kujdesshme ndaj tyre, pasi ata do t'ju falenderojnë për këtë në kohën e duhur.

Peshorja

Ju dëshironi të shijoni një përsëritje të disa aktiviteteve të fundit. Nuk ka gjasa ju të merreni me dëshirat tuaja. Gjërat në jetën tuaj kanë nevojë për vëmendjen tuaj dhe do të jetë e rëndësishme që t`i mbani të dyja këmbët në tokë.

Akrepi

Mënyra se si merreni me detyrat që janë të reja për ju, ka vend për disa disa kritika. Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por përpiquni të mos u kushtoni shumë vëmendje komenteve të njerëzve të tjerë. Njerëzit tentojnë t`ju sugjerojnë alternativa, por ju më shumë shpërqendroheni nga to.

Shigjetari

Ju keni humbur aspektin shoqëror të jetës dhe jeni gati të rivendosni ekuilibrin. Telefononi miqtë që nuk i keni parë prej kohësh dhe sugjeroni të bëni një takim së bashku, sapo të keni rënë dakord për kohën dhe datën, do të keni diçka për ta pritur me padurim. Edhe nëse duhet të ndiqni rregulla të rrepta të distancimit shoqëror, përsëri do të jetë kënaqësi të jeni së bashku.

Bricjapi

Pas një reflektimi ju do të jeni të etur për të vënë në veprim plane të reja. Këto nuk do të marrin bekimin e të gjithëve dhe ju jeni të përgatitur për kundërshtime. Në vend që ta lejoni këtë gjë që t'ju pengojë, kjo do t'ju bëjë më të vendosur për të ndjekur rrugën tuaj.

Ujori

Ju e dini mirë që keni të drejtë në një polemikë. Ta provoni këtë do të jetë e vështirë, por ju nuk do të dorëzoheni derisa të gjeni fakte ose informacione për të konfirmuar atë që po thoni. Të tjerët janë gati të dëshmojnë se po gaboni. Ju jeni të vendosur të tregoni se sa të drejtë keni.

Peshqit

Rritja e përgjegjësive familjare do të jetë e lodhshme, por shpërblimet do ta bëjnë atë të vlefshme. Ju jeni duke bërë përparim dhe keni shumë besim në aftësitë tuaja, kjo gjë ju çon në një nevojë në rritje për më shumë pavarësi. Mund të jetë e nevojshme ta shqiptoni këtë me dikë që e ka zakon të ndërhyjë në punët tuaja.