HOROSKOP

Horoskopi për datën 6 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 6 shtator nga Russell Grant

Dashi

Një fqinj i ngushtë do t'ju tregojë të gjitha thashethemet lart e poshtë. Miqtë kënaqen me shoqërinë tuaj dhe juve kurrë nuk ju shterojnë lajmet. Ju dhe një partner po shkoni më mirë se kurrë më parë dhe të dy do të bisedoni gjatë natës.

Demi

Edhe nëse duhet të detyroni veten për të kapërcyer ndjenjat e ndrojtjes, mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Ju po bëni gjithçka që mundeni që gjërat të funksionojnë. Keni qenë tepër efikas, por kjo nuk do të thotë që duhet të sforcoheni. Bëni një përpjekje të veçantë për të kapërcyer një sfidë personale.

Binjakët

Nivelet e larta të sharmit ju bëjnë jashtëzakonisht popullor. A jeni beqar dhe po kërkoni dashurinë? Karizma juaj është në kulm duke jua bërë më të lehtë të tërheqni vëmendjen e një të sapoardhuri misterioz. Koha e kaluar me familjen dhe miqtë tuaj do të jetë e veçantë dhe e dobishme.

Gaforrja

Ndërveprimet në vendin e punës janë çelësi i suksesit të biznesit. Të qenit krahu i djathtë i njerëzve në pushtet do të sjellë detyra më të mëdha dhe më të mira në rrugën tuaj. Nëse jeni duke menduar për të bërë një ndryshim të madh, dëgjoni atë që një i afërm i ngushtë ka për të thënë para se të hidheni në veprim.

Luani

Ju lulëzoni në sfidë, por duhet të jeni të kujdesshëm se sa përgjegjësi do të merrni përsipër. Nuk mund të prisni të arrini gjithçka vetë. Sa më i fortë të jetë ekipi, aq më shumë shanse keni për sukses. Është koha për të pranuar të gjithë ndihmën që ofrohet.

Virgjëresha

Një vendim nuk do të merret pa u menduar shumë për të. Ju mund të bëni një listë të gjërave të mira dhe të këqija, për t'u siguruar që po bëni zgjedhjen e duhur. Kujdesi i madh do t`ia vlejë pasi keni dhënë gjithçka që të kënaqeni nga rezultati.

Peshorja

Biseda me njerëzit e duhur së bashku me disa kërkime në internet do t'ju ofrojë informacionin që ju nevojitet për të përfunduar një projekt. Do të kujtoni biseda nga e kaluara që mund t'ju ndihmojnë në diçka që po bëni tani. Nëse dikush ka kaluar një situatë të ngjashme, këshillat e tyre mund të rezultojnë të vlefshme.

Akrepi

Nëse një ofertë apo mundësi tingëllon intriguese, mos hezitoni të zbuloni më shumë. Duhet t`i mendoni mirë hapat që lidhen me plane afatgjata. Mendoni para se të flisni në një takim të rëndësishëm.

Shigjetari

Besojini instikteve tuaja nëse keni një ndjesi se dikush po përpiqet t'ju mashtrojë. Mos u ndjeni fajtor sepse dyshoni, qoftë edhe ndaj një miku. Përshtypjet e para do të jenë të sakta edhe nëse dikush përpiqet t'ju thotë se e keni gabim.

Bricjapi

Jini praktik dhe mbylleni një punë sa më shpejt që të jetë e mundur. Eksperimentimi me ide të ndryshme do të jetë humbje kohe dhe energjie. Një mik apo koleg aventurier do të dëshirojë të rrezikojë. Ju nuk keni pse të ndiqni shembullin e tij.

Ujori

Mund të ndjeni një lidhje të fortë me një mik. Do të kënaqeni duke diskutuar tema si besimi, arti dhe natyra. Diskutimet do të jenë të thella dhe kuptimplota, duke ju bërë të rishikoni bindjet tuaja. Jini në kontakt me intuitën tuaj.

Peshqit

Disa mundësi të shkëlqyera do të vijnë përmes njerëzve të tjerë. Edhe nëse do të donit pak qetësi për të menduar për një çështje të rëndësishme, ka shumë gjëra që ndodhin rreth jush. Dikush ka vërtet nevojë për ju dhe do të përfitoni nga lajmet që ata dëshirojnë të ndajnë.