HOROSKOP

Horoskopi për datën 7 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 7 maj nga Russell Grant

Dashi

Shumë shpenzime do të ndodhin njëherësh. Pagesa e tyre menjëherë mund të shkaktojë një dëm të madh në bilancin bankar. Duhet ta mendoni dy herë para se të blini ndonjë gjë. Dikush në familje ka një listë të madhe të gjërave që dëshiron, por kur të diskutoni mbi këto dëshira, shumica e këtyre artikujve ndoshta nuk duhen fare.

Demi

Ju jeni duke u përpjekur të zgjidhni problemet që janë krijuar kohët e fundit, por kjo do jetë më e vështirë se sa pritej. Dëgjimi i këshillave të shumë njerëzve ju ka hutuar. Pas një nate pa gjumë nuk je më në humor. Lërini këto probleme mënjanë, reflektoni dhe rikthehuni sërish kur të mendoni më qartë.

Binjakët

Ju do të pyesni një mik apo koleg të ngushtë se pse nuk ndihet mirë. Do të donit ta ndihmonit, por nëse nuk të tregon se çfarë nuk shkon mirë, nuk mund të bëni asgjë për ta ndihmuar. Ndiheni shumë të kënaqur me zhvillimet në karrierën tuaj. Gjërat kanë filluar të ecin sipas mënyrës suaj.

Gaforrja

Do mund ta shihni dritën në fund të tunelit, por para kësaj nuk e kishit imagjinuar kurrë se do ishit në gjendje të arrinit deri këtu. Sfidat janë të vështira, por ato mund të kapërcehen. Para se të bëni ndonjë ndryshim, idetë duhet të vlerësohen për t'u siguruar që ato përshtaten me ju. Njerëzit po tregojnë shumë interes për planet që po diskutohen.

Luani

Mund të flisni me dikë që ka arritur një qëllim para jush, por kjo do të jetë plotësisht e gabuar. Edhe pse keni shumë pengesa që vështirë se kapërcehen, ju keni shumë humor gjithashtu. Takoni një mik që është i hapur dhe bujar me ju. Do t'ju ndihmojë të qëndroni të motivuar.

Virgjëresha

Një mik i cili po shërohet pas një operacioni ose sëmundjeje do ta vlerësojë shoqërinë tuaj. Një dhuratë ose qoftë një buqetë me lule do t’i zbukurojë ditën dikujt. Ju mund të përballeni me disa ditë të pasigurta në lidhje me një çështje të karrierës. Vazhdoni ta motivoni veten për të arritur qëllimet tuaja. Dikush do t'ju nominojë për një çmim dhe kjo gjë do t`ju sjellë në humor.

Peshorja

Diçka e veçantë do të ndodhë dhe planet duhen shtyrë. Asgjë nuk është e parashikueshme dhe do të befasoheni nga disa gjëra që po ndodhin. Jeta juaj e dashurisë do të ngrihet në lartësinë që nuk e kishit ëndërruar kurrë më parë. Meditimi i qetë do t'ju ndihmojë të kuptoni mendimet dhe besimet tuaja reale.

Akrepi

Teksa filloni një projekt të ri do të zbuloni se dikush tjetër ka bërë shumë përpjekje për ta fituar atë. Do të dalë se kjo ka qenë po aq e rëndësishme për ta, sa është edhe për ju. Keni shumë punë për ta përfunduar këtë projekt dhe sado dramatike të duket për momentin, e gjitha do të përfundojë në sukses.

Shigjetari

Ju keni disa pengesa për të kapërcyer në punë dhe nëse është dikush që mund ta bëjë këtë, ai do të jesh ti. Një mik ka një histori interesante për të treguar dhe fjalët e tij do t'ju frymëzojnë. Kjo mund të jetë sfida më e madhe me të cilën jeni përballur ndonjëherë dhe po e përballoni me guxim dhe vendosmëri.

Bricjapi

Megjithëse do të ndiqet një qasje e kujdesshme, qëllimi i ardhshëm i një projekti të komunitetit do të jetë të qenit në gjendje të përqendroheni tek personat në nevojë. Do të nevojiten më shumë investime që kjo sipërmarrje të jetë aq e suksesshme sa të gjithë shpresojnë. Një mbledhje fondesh do të sjellë më shumë të ardhura sa mendohej dhe kjo do të vijë si një lehtësim i jashtëzakonshëm.

Ujori

Bashkohuni kur dëgjoni miqtë duke diskutuar për blerjen e pajisjeve të reja për shtëpinë ose kopshtin. Do të ketë argumente pro dhe kundër që të gjithë duhet t`i marrin në konsideratë para se të bëjnë një zgjidhje përfundimtare. Një aktivitet në grup do të shtyhet pasi dikush me pozitë do të thotë fjalën e fundit.

Peshqit

Doni të bëni një udhëtim dhe mezi po prisni të niseni. Nuk jeni ende të sigurt se ku do të shkoni ose kur do të bëheni bashkë me familjen tuaj për të diskutuar disa mundësi. Merreni me sportivitet dhe do ta zgjidhni shumë shpejt.